Poezi te ndryshme

Yara

Njeriun,sa pak e gjej tek “Njeriu”
TË MOSKUPTOHEMI ËSHTË E TMERRSHME…

Të mos kuptohemi është e tmerrshme –
të mos kuptohemi e të mos përqafohemi.
Por megjithëse e habitshme
është po aq e tmerrshme,
po aq sa të kuptohemi për gjithҫka.

Plagosemi megjithatë.
Dhe, i fiksuar nga një njohje fillestare,
shpirtin tënd të butë
s’do ta ofendoj me keqkuptim
dhe as do të vras me kuptim.

1956 Evgenij Aleksandrovič Evtušenko
 

A2.

Kūki Yomenai
ç’është kjo flakë,
që kurrë s’u fik,
ç’është kjo mjegull,
që nuk po ik?!
ç’është kjo jetë,
që dajm nuk zgjat,
ç’është kjo ëndërr,
kaq e gjatë?!
ç’është ky terr,
që nuk po shkon,
ç’është ky ujë,
që etjen ta shton;
ç’është kjo jetë,
që na shastis,
ç’është ky gaflet,
që na ka dalldis?
Sa herë nata të errësoj’,
ktheju shpirtit e qortoj’:
o shpirt ngjallu sa më frik,
sa s’kem shkuar e s’kem ik!
Sa herë dita të zdrit’,
shtine shpirtin në sit’;
o shpirt ec e mos u ndal,
qëndro stoik sikur mal!
Sa herë gafleti të pushton,
me ujë të dhikrit ti shpëton;
flladite shpirtin e shkretë,
o, thirre Zotin e Vërtetë!

M. Maliçi, 4.7.21, Shkup
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Hesht, nëse s’mund të flasësh me dashuri
Se goja veshin ka myshteri
E kur goja pa zemër flet
Jo veshin, por zemrën e vret
Gjërat për të cilat sot qorton tjetrin
Nesër mund t’i bësh edhe vetë. ~ Fatmir Muja

SANDALE-SHERIF-7.jpg
 

NGU

Wild child full of grace
V.I.P
Oh! kurrë mos e fyeni ju një grua që bie!
E di dot sa ka hequr? Sa ka vojtur urie?
Sa net si ferr ka gdhirë në ankth e drithërim?
Virtytin kur ua tund Mjerimi me tërbim,
E kush nga ne s’ka parë të tillë gra të mjera
Si rreken që të mbahen, me ngulm, me duar të ndera?
Sikundër buzë degës shohim varur tek ndrin
Një pikë shiu si lot, kur dielli vetëtin,
Q’e tundin tok me pemën e që dridhet, po mbahet,
Perlë, pa rënë akoma, dhe baltë, passi ndahet!

Fajin e kemi ne. Ti kamës! Ari yt!
Po uji i pastër gjindet dhe aty në llom të ndyt.
Dhe që kjo pikë loti të dalë nga ka rarë,
Të bëhet prapë perlë me atë shkëlqim’n e parë,
Mjafton – Ja kështu rihet e ngrihet, passi bie –
Një rreze djelli ose një rreze dashurie!
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Prapë të kërkova gjithë ditën
Këtë fat do të kem përherë ?
Dhe buzët mbi të miat prapë t'u ngjitën :
Një parajsë qe'ish edhe skëterrë !
Prapë të kam ndier siç më ndien edhe ti
Një mal i tërë me akull s'na ndan dot !
Kaq s'më ka dhembur kurrë një lumturi
Dhe kurrë se kam paguar me kaq lotë ...!
R.Shvarc

72316676_410709546299852_960235265819934720_n.jpg
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Ku jetojme aq te gezuar,
xhepat bosh, deren blinduar?
NE SHQIPERI!
Ku ka vlere me shume gomari,
se shkencetari apo shkrimtari?
NE SHQIPERI!
Ku ka ''rend'', ''paqe'', ''qetesi''
ku ujku per ujkun eshte njeri?
NE SHQIPERI!
Ku s'punojne hic kombinatet,
ku hajdutet po ngrejne pallatet?
NE SHQIPERI!
Ku ta vrasin deputetin,
Ku s'e pysin presidentin?
NE SHQIPERI!
Ku qeveria punon me banda,
Ku na mban gjalle vec kontrabanda?
NE SHQIPERI!
Ku te hedhin me shume balte
dhe ku fajdet ti ngrijne parate?
NE SHQIPERI!
Ku ka baker, krom e ar
Por s'ka uje per tu lare?
NE SHQIPERI!
Ku i veshin ne koke corapet
dhe kallashi i lan hesapet?
NE SHQIPERI!
Ku pelcet, kercet dyfeku,
ku pa djerse fitohet leku
NE SHQIPERI!
Ku spiuni ben transparentin,
ku vampiret perbejne parlamentin?
NE SHQIPERI!
Ku qeveria ben Nastradinin,
ku sigurimi t'vjedh persekutimin?
NE SHQIPERI!
Ku vishet gjithe populli ''me trim'' i botes
me tesha t'vdekunish te gjithe europes?
NE SHQIPERI!
Ne c'vend kemi lere,
krenare dhe te dhjere?
NE SHQIPERI!
Agim Doçi
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Mos u nis i fundit, mos arrij i pari
Fillimet dhe fundet nuk janë te shtegtari
Mes teje dhe tjetrit kur nis krahasimin
Egoja do trillojë fundin dhe fillimin
Edhe pse pranë vetes edhe të tjerë ke
Në rrugëtimin tënd ti i vetëm je
Nga hapat e të tjerëve, gjurmët e tua s’mbeten
Udhëto me të tjerët, por qendro me veten! ~ Fatmir Muja

FATMIR-MUJA-KOMO-ITALI2-1.jpg
 

Yara

Njeriun,sa pak e gjej tek “Njeriu”
Pres...

Lëngu i mushtit është uratë
Është pasion dhe dashuri
M'u kujtua ajo natë
Ish një natë nuk ka rënd'si …
Nuk mbaronte…Sa e gjatë
Më kujtohet si tani!

Buzët e tua, shije rrushi
Frymë-alkooli ndizte zjarr
A e dini si djeg prushi?
Jeni ndier ndonjëherë të marrë?
E provova unë, askushi
Herë e fundit dhe e parë!

Kur pasioni shkrin çelikun
E dëshira bëhet qiell
Zemra e harron rrezikun
Në det-epshi zhytet thellë.
Syri lëngëzon qerpikun
Edhe buza, buzën ndjell!

E kur ëndrrat mbarojnë natën
Ditët shkojnë pa interes
Netët e tua, aq shumë zgjatën
Sa bënë diellin tim të vdes.
Nuk di orën, ditën, datën
Vetëm pres...Veçse të t' pres!

Bledi Ylli
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Maska
Kush je ti që flet
e fytyren akoma s'ta pamë?
Sa të doni maska
rreth meje e botës,
maska që flasin
maska që s'flasin,
maska që s'ecin
maska që s'arrijnë askund,
maska që lindin
maska që s'vdesin
maska që tërë jetën mbesin,
veten e paparë në pasqyrë.
Kush je ti që çon pluhur
pas ëndrrës e ik
sa të doni maska
rreth meje e botës
maska gjithëfarë ngjyrash,
maska të panumërta,
maska që në kisha e xhamia
para Zotit e Djallit
fytyrën ndërrojnë me të derrit
e për një rrotë autoje
Rozafat e Sokrat të shesin,
maska që s'arrihen
me dorë as shkallë
maska që s'harrohen kurrë.
Sa të doni maska o njëqelizorë
maska n'daçi për Olimp
n'daçi per Babiloni
vetëm guxim të keni dhe durim
maska do të ketë edhe për krim
kush je ti që flet
e fytyrën akoma s'ta pamë?
| Ali Podrimja |
 

Yara

Njeriun,sa pak e gjej tek “Njeriu”
"Të desha,
S’të dua!
Në jetë ndodh dhe më keq.
Ka njerëz dashnorë
gjersa bëhen pleq. Ka që dashnorë janë vetëm një muaj.
Të desha,
S’të dua!
Ke lindur të vuash,
vuaj!
Jam burrë i ndershëm,
pëlqej të vërtetën.
Ka njerëz
që s’duhen,
po gënjehen
tërë jetën.
Jam burrë i drejtë,
i ashpër në ton; të them
“s’të dua”
në telefon."

__Dritero Agolli
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Letra
Nga një tryezë poste
Që kurrë s’mbetet shkretë,
Ku rrinë kujtimi, brenga,
Zemra dhe heshtja vetë,
Posi pëllumba letrat
Degdisen që me natë.
I ndiej tek flatrojnë
Për në shtegtim të gjatë.
Dhe ja ku jam rrethuar
Me burra e me gra
Plagosur nga mungesat,
Nga ndarjet e mëdha.
Letra, pusulla, fjalë,
Që nisen ne hapësirë,
Ëndrra ende pa çelur,
Mendime ende pa gdhirë,
Të gjitha marrin rrugën
Drejt vatrës e drejt pragut,
Si ndjenjë dërguar ndjenjës,
Si gjak dërguar gjakut.
Dhe po të jem nën tokë,
Që vdiqa ti mos thuaj,
Më shkruaj dhe nën tokë,
Se unë do të të shkruaj.
Një shtresë e trashë pluhuri
Mbulon letrat që s’duhen,
Aty u zverdhën faqet,
Aty gërmat u shuhen,
Aty humbasin radhët
Ku mallet derdhur qenë,
Aty jep shpirt mellani
Pasi cepat u brenë,
Aty rroposen thellë
(ç’varrezë e lahtarshme!)
Hem ndjenjat e kaluara
Hem dashuritë e tashme.
Dhe po të jem nën tokë,
Që vdiqa ti mos thuaj,
Më shkruaj dhe nën tokë,
Se unë do të të shkruaj.
Po kur të shkruaj unë,
Do dridhet kallamari,
Do skuqet bojë e zezë,
Me flakërima zjarri.
Se kur të shkruaj unë,
Do shkruajnë eshtrat e mia,
Do shkruaj gjaku im
Gjithë gulç nga dashuria.
Do marrë letra udhë
Si shpend ne zjarr kalitur,
Me dy flatra të forta
Dhe një adresë të ndritur,
Si zog që për fole
Qiell, ajër do të ketë,
Mishin, gishtërinjtë e tu
Dhe frymëmarrjen vetë.
Do mbetesh ti e zhveshur
Tek dridhesh me ngadalë,
E gatshme ta ndiesh letrën
Pas gjoksit tënd të valë.
Dhe po të jem nën tokë,
Që vdiqa ti mos thuaj,
Më shkruaj dhe nën tokë,
Se unë do të të shkruaj.
NJë letër dje kam parë
Se si mbeti pa zot,
Mbi sy tek i flatëronte
Dikujt që s’ngrihej dot.
Letrat që mbesin gjallë
Dhe për të rënë tregojnë,
Që regëtijnë si njerëz,
Veç sy s’kanë të shikojnë.
Kur dhëmbëqenzit rriten
Unë ndiej pranë veshit tim
Fërmimn’ e letrës sate
Tamam si një gjëmim.
Dhe mos e marsha zgjuar,
Në gjumë do e marr atë letër
Dhe do kullojnë plagët
Si kallamarë të vjetër,
Do çelin buzët plagët
Drejt puthjeve të tua
Dhe, tek lëvizin heshtas
Do thonë prapë: të dua.
Dhe po të jem nën tokë,
Që vdiqa ti mos thuaj,
Më shkruaj dhe nën tokë,
Se unë do të të shkruaj.
| Miguel Hernandez |
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Kisha shumë vite që kisha vdekur
Erdhën plot njerëz dhe në varrim
Sa fjalë të bukura që kishin gjetur
I kishin shkruar mbi varrin tim…

Sa turp më vinte, sa më peshonte
Rrasa e varrit me ato fjalë.
Ndonëse parajsa nuk më pranonte
Ndoshta dhe shpirti s’më kishte dalë…

Sa isha gjallë më ndenjën ftohtë
Nuk e kuptoja çfarë kisha bërë
Doja nga njerëzit një fjalë të ngrohtë
Vetëm më iku, jeta e tërë…

Tani që s’jam, mos u frikësoni!
Se larg prej jush vendin e gjeta.
Rri kuvendoj me Perëndinë
Ai s’paska frikë nga e vërteta!

Nga Agim Doçi
 

Yara

Njeriun,sa pak e gjej tek “Njeriu”
Kisha shumë vite që kisha vdekur
Erdhën plot njerëz dhe në varrim
Sa fjalë të bukura që kishin gjetur
I kishin shkruar mbi varrin tim…

Sa turp më vinte, sa më peshonte
Rrasa e varrit me ato fjalë.
Ndonëse parajsa nuk më pranonte
Ndoshta dhe shpirti s’më kishte dalë…

Sa isha gjallë më ndenjën ftohtë
Nuk e kuptoja çfarë kisha bërë
Doja nga njerëzit një fjalë të ngrohtë
Vetëm më iku, jeta e tërë…

Tani që s’jam, mos u frikësoni!
Se larg prej jush vendin e gjeta.
Rri kuvendoj me Perëndinë
Ai s’paska frikë nga e vërteta!

Nga Agim Doçi
Kjo eshte vdis pa te te dua?
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Skënder Rusi- I KAM CA GJËRA

I kam ca gjëra që më kanë mbetur
pa thënë,
I kam ca pengje
që po më mundojnë prej kohësh!
E kam një shkëmb
Që në majë të malit duhet shpënë,
I kam ca mbrëmje
Që ti do të kërkosh t’i shohësh!

E kam një çast
Që largohet nga mua,
E kam një ulërimë
Që s’e kam lëshuar ende!
E kam një vajzë
Që s’i thashë dot “të dua”,
Ma tha ajo
Po unë e di që më gënjente!

I kam ca gjera
Që duhet thënë patjetër
I kam ca njerëz
Që shpesh më zenë rrugën
I kam ca mëkate
Që më ngacmojnë zemrën
Që erdhën tek unë
Por nuk e di ku humbën.

I kam ca gjëra
Që si kam thënë ende,
Është ky shkaku
Që dua edhe ca të rri,
Në botën tonë të vogël
do më pëlente,
Që edhe armiqtë
t’i vrisja me dashuri!
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
JUDË E KRISHT
Ma do qejfi, shkoj drejt dhimbjes,
Dhe prej dhimbjes ik sërish;
Nisem plot inat mes grindjes,
Kthehem zbutur si dervish.
I kanosem ashpër fisit,
Dhe përlotur fisin fal;
I penduar shkoj drejt Krishtit,
Ik nga Krishti, bëhem djall.
Hesht në prehje, rend në lodhje,
Njërën ndreq e tjetrën prish;
Kur mbledh lule, dua rrodhe,
Guvë e jetës -Judë e Krisht!...

| Dritëro Agolli |
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
MUND
Mund të jetohet edhe me dhimbjen,
Që Zoti për ty e paska zgjedhur!
Mund të jetohet edhe me zjarrin,
Që gjithnjë ti e mban të ndezur!
Mund të jetohet edhe me erën,
Me shiun që bie pareshtur!
Mund të jetohet edhe me detin,
Që brënda teje është duke fjetur!
Mund të jetohet edhe me urrejtjen,
Nën pemët që gjethet i kanë hedhur!
Mund të jetohet edhe me vdekjen,
Dhe sidomos kur vetë e ke zgjedhur!
| Skënder Rusi |
 

Desa

Felix - Culpa
ERRËSIRË E BUKUR

Mbrëmë natën të preka dhe të ndjeva
pa ju dashur dorës të largohej matanë dorës,
as trupit pa ju dashur të largohej, as veshit:
në mënyrë thjesht njerëzore
të ndjeva.
Pulsuese
si gjaku, apo si ré
shëtitëse,
në shtëpinë time, në majë të gishtave,
errësirë që ngjitet, errësirë që zbret
bridhje, shkëndijëlënëse.

Vrapoje në shtëpinë time prej druri
duke hapur dritaret
frymëmarrjen ta ndjeva tërë natën,
bija e thellësive, e heshtur,
kryeneçe, kaq e tmerrshme, kaq e bukur
sa çdo gjë që ekziston,
për mua, pa flakën tënde, nuk do të ekzistonte.

Gonzalo Rojas
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Adm
261621661_448488523304757_9124688983313185072_n.jpg
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
“E ftohtë dhe e ashpër”

E ftohtë është dita sot dhe e ashpër.
Retë të ngrira,
erërat zvarritin të ftohtit.
Të ngrirë edhe njerëzit.
Hapat jehojnë si metal
mbi pllakat e bakrit
dhe retë vështrojnë
liqene të bardhë.

Në qytetin e vjetër janë ngritur,
shtëpiza krishtlindjesh me drita
dhe dritare shumëngjyrëshe që shohin,
në sheshin e vogël me borë.
Një burrë ecën heshtur,
në sheshin me borë me dritë hëne
dhe hijen e tij të madhe e fryn
era mbi shtëpizat.

Njerëz që kalojnë ura të errëta,
shkojnë me nxitim në meshë,
me dritat verbuese në duar.

Në qiellin gri kalojnë re,
mbi kishat,
me kambanare gjysmë të errëta.
Dikush, që mbështetet në mur,
sheh ujin e natës,
me duart e tij në gurët e lashtë.

Franz Kafka.
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
E kerkoja 1 dite kete teme tek letersia por nuk e gjeta. Stafi levizeni tek letersia po mundet.

......

Ne jemi dy zera
qe mbahen per fjalesh
ne heshtje..

A.Bala
 

Lauri

Anunnak
E kerkoja 1 dite kete teme tek letersia por nuk e gjeta. Stafi levizeni tek letersia po mundet.

......

Ne jemi dy zera
qe mbahen per fjalesh
ne heshtje..

A.Bala
Ne tre rreshta thelle ke hyre
Dhe pa thene shume fjale
Kush kupton s'hargjon fryme
Por ka trurin anten per vale
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Ne tre rreshta thelle ke hyre
Dhe pa thene shume fjale
Kush kupton s'hargjon fryme
Por ka trurin anten per vale
Kur fjala e nxjerre nga goja
mund te te vrase
atehere le te leme heshtjen
qe shpirtin tone t'a flase!

haha.. Wow bera dhe une 1 strofe me rime :p vetem se doli ABCB. haha jo ABAB
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Pa frige soul fjalet thuri
Ndryshe rrima nuk te del
Ne fillim si ta thote truri
Me vone dalin me nivel
mire e ke ti laur trimi
po souli levdon te "lirin"
vargun e lire ishte fjala
se ndryshe nuk me dilte rima.
Lere se e e kenaqa!:confused::confused:
 
  • Haha
Reactions: NGU
Top