Poezi nga Drita اomo!

Love

βeℓℓe â๓e
n82246600484_9295.jpg

Dashuria

Dashuria është ajo pisha e gjelbër
që lëkundet nën qiellin me hënë
Që ngrin në të ftohtin e janarit
Si një deshirë e pathënë

Dashuria është bota pas xhamave
Nxitimi i lirë për diku...
është qënia me 900 leukocite
Që në carcafet e bardhe mendon për ty.

Dashuria është telefoni i së mërkurës
Dhe kopsa e qepur me pe gri
Dhe kompostot e ngrëna në stol
me një pirun të dy

Dashuria është apartamanti i qetë
i pagrindje dhe i lumtur sic mund të jetë vec në ënedrr
janë fjalë pa kuptim që tingëllojnë aq të bukura
Dhe heshtja e thjeshtë që kurrë s'është e rëndë

Dashuria ime je vetem ti
Në këte sfond ngaterresash pa fund
Asnjë arsye nuk e fshiu dot atë
Asgjë s'më bëka që ta humb

Ajo është një gjë pafundësisht e bukur
E kthjellët dhe krejt e pastër
Si lindi, si jeton, si mundet
Në ketë botë të ndyrë dhe të ashpër

Janar 1981

Për ty

Lëkunden pishat nën retë që ikin
Ikin e ikin retë nëpër shi...
Unë pres të shoh pas reve pak qiell
Ashtu sic pres pasditeve , të më telefonosh ti

Po ti s'dukesh gjëkund. Ku paske humbur,
Ka kaq ditë që pres. Dhe bie shi...
Si mund të jetoj, pa pak qiell të kaltër
Si mund të jetoj, pa zërin tënd, pa ty

Ti do të vish, unë e di, do vish patjetër
Po unë dua të vish tani , nëpër shi
Pastaj retë do të ikin dhe do dalë dielli
Po unë dua diellin të ma sjellësh ti

24 mars 1978

Vjeshtës

Ajo vjen gjithnjë me lot në sy
Dhe druret dhe qiejt zbehen, përloten
Pastaj tok me erën uluri, uluri-
Duket sikur qan për tërë botën

Ajo shpesh zbret si mbrëmja e artë
Në qiejt hëna bredh e vetmuar
Dhe pëshpërisin fletët mijëra fjalë
Sikur të zbusin dhimbjen tënde duan

Në shpirt mblidhet qetësisht trishtimi
Ajo të sjell kaq ngushëllim, kaq ngrohtësi
A thua e kupton c'është Mjerimi
E c'është Brenga duket se e di

Veç këtë vit sikur nuk po e njoh
Si erdhi kështu me kaq zymtësi
C'po derdh mbi ne zemërimin e ftohtë
Vetëm shi, vetëm shi, vetëm shi

Dhe po më mbyt ky qiell i errët...
Dua ta pyes përse më mban mëri
Dua t'i lutem të mos jëtë kaq i egër-
Edhe pa të në shpirt, kam kaq mërzi.

Dhe pa të mbi botë ka kaq akull
Qeli të lagështa dhe hekura...
Kur varrosen për jetë të gjallët
Si nuk ngrihen të bredhin te vdekurit.

Dhimbja ime s'e duroka heshtjen
Mua malli c'më zhuritka në vetmi
Ti eja, qajmë bashkë, moj vjeshtë
Eja, bashkë të mallkojme nëpër shi.

Nentor 1977

Dashuri siberiane

Po bie shi...dhe ti je kaq larg
Po ndoshta dhe s'dua të jem me ty
Ky qiell gri... Në shpirt- kaq akull
Kaq ftohtë në shpirt. Si në Siberi.

E megjithatë, unë të dua
Dhe të dua shumë , cuditërisht
Po që se të urresh është njësoj si të duash
Të urrej dhe të dua njëkohësisht

Të urrej për atë , që më prishe qetësinë
Të urrej, pse erdhe tek unë
Për cdo gjë të vërtetë dhe cdo gjë të dyshimtë
Të urrej dhe të dua kaq shumë

dhe në shpirt kam dimër, gjithnjë dimër
Një ftohtësi pa fund dhe pa anë
Në sa gradë nën zero paske lindur
Dashuria ime siberiane

Në të tërë qënien time bie shi
Dhe ti nuk je. Dhe ti je kaq larg
Kam dëshirë për ty, kam nevojë për ty
Dhe prapë s'dua të jemi bashkë

9 shtator 1978

Ja ku erdhe persëri si vjet më parë

Ja ku erdhe përsëri si vjet më parë
Thua se midis nesh asgjë s'ka ndodhur
Duket sikur malli të ka marrë,
Duket sikur pritja të ka lodhur.

Sytë prapë digjen zjarr i kalter
Si dikur më flet me pëshpërime
Veç në shpirtin tim tani ka akull
(Ah, të mos e kisha shpirtin tim!)

Dhe vështroj e heshtur kaltërsinë...
Ah,përse nuk ngrihesh e të shkosh?
Mos më fol më kot për dashurinë
Unë e di,ti s'mund të dashurosh.

Ti më the se qënkam e ashpër,
Ti kërkon nga unë një të puthur?!
S'mundem, si ti puth sytë e kaltër,
Kur në shpirt ke veç ujë të turbullt?

O, e di, ditët e kaltra ikin
Dhe pas tyre vjen natyra gri
Kaltërsia, bari, zogjtë zhduken...
Vetëm ti do mbetesh po ai.

Maj 1976

 
Titulli: Poezi nga Drita اomo!

Skifteri I XH. Suiftit ( Per diktatorin)

Ai nuk lindi shqiponje,
Nuk enderron per qiej te kalter
Ai ka nje sqep te stermadh, te llahtarshem
Dhe me te kerkon te shqyeje te ardhmen

Brezat qe vine, do ta quajne Don Kishot
po s'do qeshin me te si me Don Kishotin
Prej tij neveri do t'ju vije dhe ndot...
Po c'them keshtu? Ata as do ta njohin!

Ata do jene shume te paster per ta njohur ate
Emri i tij se bashku me kufomen do varroset
Pastaj ne shi, mbi varr, nje rrufe do bjere
Sepse dheu s'do doje t'ia trese kockat.



Pa titull

Per ditet qe ikin dhe nuk kthehen me
Ditet qe bartin gezimin dhe dhimbjen
Per pritjet e gjata dhe per cdo gje
Qe akoma ka mbetur enderr

Per dashurite e botes dhe per ata
qe kerkuan dicka ne jete
Per zhgenjimet e vogla dhe te medha
Dhe per veten

Per ndonje fyerje te vogel dhe heshtje te madhe
Per durimin e dhimbshem pa fund
Per femijet me bote te bardhe
Qe pastaj bardhesine e humb

Per cdo gje qe eshte e zakonshme
Dhe qe ne na duket e bukur
Per njerez me fytyra joshese
Dhe me shpirtin qe nuk duket.


Shi

Shiu perplasi mbi xhama trishtimin
Shiu perplasi ne xhama merzine
Shiu i lagu te gjitha mendimet
Per ditet qe iken dhe ato qe do vijne

Mendime te lagura...si te jetosh
Ne kete qullje te pergjithshem idesh
Kur nuk gjen asgje te askush qe ta cmosh
Kur nga brenda qan dhe gjithkujt i qesh

C'mund te besh tjeter vec te qeshesh me zor
Ne kete turp te dhimbshem dhe pa fund
Te gjithe fjalet te bukura te thone
Po askush nuk ngurron te beje c'te munde

Fjale te bukura...Sa hipokrite,
Njerezit dhe vetes i flasin bukur
Njesoj ne dashuri, ne politike
Te gjitha i mbehstjellin me lluster.
18 nentor 1979

Vetmia

Vetmia eshte zilja e telefonit
Dhe nje ze i huaj qe kerkon dike tjeter
Vetmia eshet e diela e zbrazet
Me biseda boshe dhe pa diell

Vetmia eshte te shikosh pas xhamit
Njerez qe nxitojne ne mbremje
Merzia e gjate para gjumit
Dhe vapa ne netet pa hene

Vetmia eshte te duash shume
Dhe te mos kesh cfare te duash
Te mos kesh kujt t'i falesh dy lule
Dy fjale te mira te mos kesh kujt tia thuash

Te jesh kudo i tepert, i huaj
Mik i paftuar ne bote , hije
Pa nje kujtim qe te beje te vuash
Pa nje shprese per ate qe do vije
Po ankthi i diteve te mia pa ty
Ankthi im i perhershem
Per te gjitha ato qe i di dhe s'i di
-Kjo eshte dicka tjeter

Minutat qe ikin ngadale-ngadale
renduar nga ajo qe quhet pritje
Renduar nga ai qe quhet mall
Dhe qe nuk llogaritet...
Mars 1979

Mars



Nate pa gjume

Mbreme prape nata ish e qete
Permbi pisha erresira ra
Nxorri koken hena qe nga rete
Po askujt asgje ajo s'i tha

Prape mbreme vezulluan yjet
Prape klithi qyqja me trishtim
Peshperiten fletet neper pyje
Druret ulen deget, psheretine

psheretima endje neper nate
Psheretima mbi ballkonet ra
Foli neper gjume nje nga grate
Po askush nuk e kuptoi c'tha

Fiku driten fqinji si gjithnje
Mbylli librin heshtur, u largua
Dhe pastaj...asgje, asgje, asgje
Dhe keshtu me jave, dite dhe muaj

1976

Gjyshes

Niobe fatkeqe ngurosur nga dhimbja
C'zemerim perendish mbi supe te ra
C'hyjneshe ke fyer me lumturine tende
Qe pa driten e syve te la

Pikellim i zi ne sfonde udhesh pa fund
Mbi germadha kujtimesh ulerin pa ze
Te levizesh e fryme te marresh si mund
Kur ate...Kur ate...Kur ate...

Po prape nxiton e sikur thyen kembet
Sikur zgjat krahet t'i mbash e ata ikin, ikin...
Sikur s'do ta besosh tere ate dhimbje
"me rafte pika...me rafte pika..."

Shtegtim i pafund nga nje tmerr ne tjetrin
Tragjedi niobiane e shnderrimit ne gur
Uleri drejt tokes, uleri drejt qiellit
Deri kur? Deri kur?

C'hyjneshe paske fyer me lumturine tende
C'zemerim perbindeshash mbi supe te ra
Qe te mbetesh keshtu, si nje shkemb dhimbjesh
Pa ata...pa ata....

(Hidherimi i gjyshes se drites ishte me te vertete pa kufi. Per 30 vjet me radhe diktatura i goditi pa meshire te 6 bijte e saj, te cilet bene afersisht 140 vjet internim dhe burgim. Vitet e fundit ajo u verbua, pa patur mundesi te kurohej nga okulisti, per shkak te dhenies me vonese te lejes nga Sigurimi)
 
Titulli: Poezi nga Drita اomo!

Mars

Pas xhamave te trenit kaloi nje kumbull
Mbuluar me lule te bardha
Ne sfondin e cveshur si nje enderr humben
Perfytyrimi i bardhe i dashurise se pare

Do ngrohet toka dhe lulet e bardha
Do te lidhin frutet-kokrra
Keshtu dashuria do te jepte frutin e saj
Sikur ditet mos ishin aq te ftohta

Ngrica i rrezon lulet pertoke
Dhe deget mbeten krejt te zhveshura
C'mund te thuash per lulet e bardha
Te rena, te shkelura, te perqeshura...

Pas xhamave te trenit kaloi nje kumbull
Me lule te bardha mbuluar
Ish teper e bardhe dhe teper e bukur
Fatin e saj per ta duruar

12 Mars 1980

Muzg

Ne rruge zbriten ngadale hijet
Hijet po afrohen tek xhamat
Muzgu te ngjall cdo lloj ndjesie
Varet nga rrethanat

Per mua muzgu eshte vetem mall
Shqetesim dhe mall per ty
Gjyshes kushedi se c'ndjenja i ngjall
Kushedi c'merzi

Reflekse roze dielli dridhen
Si copera kujtimesh ne mallin tim...
Sa e mjere gjyshja q vetem merzitet
Si mund te jetosh me merzine

Merzia per mua eshte bota - pa ty
Pa diell, pa muzg, pa mengjes
Si toka nen kembet e njerezve ne shi
E lagura toke ne vjeshte

Merzia per mua eshte jeta bosh
Pa asnje enderr dhe deshire
Kur s'ke asgje, perse te jetosh
Te mos jetosh me mire

Shume fjale per ato qe do vijne
Veshtire te kene kuptim
Nder to,sigurisht dhe fjala "merzi"
Do te shihet ca me dyshim

Merzi c'do te thote- do pyesin ata
Kaq e madhe, pa fund kjo bote-
Qe ta vleje jeten, te mos gjesh dicka
Te jetosh pa asgje , c'do te thote.

14 shtator 1979


Këtu gjithçka të duket sikur fle

Këtu nuk ka as pluhur e as zhurmë,
As dhe oxhaqe s'ka, që nxjerrin tym,
Jo, nuk nxiton askush këtu për punë,
Askush nuk pret të hyjë në provim.

Këtu minutat s'rendin me nxitim
Dhe orët shpesh nuk ndjekin njëra-tjetrën
Një muaj nata zgjat gjer në agim,
Mesdita plakë shpesh harron vetveten.

Këtu gjitjçka të duket sikur fle
Dhe pikat tundin kryet me trishtim
Dhe qielli këtu është pa re
Dhe dielli këtu ta shton mërzinë.

E prapë, qetësia të gënjen
E prapë jetë ka edhe këtu
E heshtur, por e fortë jeta zjen
Dhe shpresë derdh ajo ndër dhjetra sy


Vetmia

[video=youtube;EqfknxwS-Qk]http://www.youtube.com/watch?v=EqfknxwS-Qk[/video]
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top