Po ku je o shqiptar?!

Kresha

A pretty face can never trick me
PO KU JE O SHQIPTAR?!


Sa ka male, sa ka shkrepa.
Heu shqiptar he tungjatjeta.
Po ku humbe që s’të gjeta?!
Zëri yt askund s’dëgjohet!
Në çdo punë shqipja vonohet!

Odës ja harroi rendin!
Në kafene po e banë kuvendin!
Ti o shqipe aspak krenar.
Fjalët tua s’peshojnë n’kanar*!
S’të ka mbet shumë nga burrëria!
Virtyt të është bërë tradhtia!

Eh moj shqipe shkreta!
Ku të mbeten ato kthetra?!
Për to miku ta kishte lakmi.
Armikut frikën në palcë ja ke shti!

Po krahët tu?!
Heu sa shumë të janë shkurtu*!
Dikur krenaria e qiellit të shqiptarisë.
Sot rrafsh për toke shembull i pasigurisë!

------------------------------------------------------
kanar* = peshore, shkurtu* = shkurtuar

Samidin Xhezairi (Komandant Hoxha, Prizren) 17.10.2011


 
Pe: Po ku je o shqiptar?!

Shkruje ne toske kete poezine se del ma bukur kshu i pelqen edhe presidentit...
 
Pe: Po ku je o shqiptar?!

Un po i pergjigjem vetem Titullit : Ne kurbet i mallkuar qofte :p jarebi
 
Pe: Po ku je o shqiptar?!

T'ka mbet gjuha puth po ndihet

N'fush' e n'mal puth ti zotnon

Gjith 'ku hija e jote shtrihet

Ku shqyptari zàn' e leshon

Prei Tivarit e n'Preveze

Nji à gjuha e Kombi nji

Ku leshon dielli njato rreze

puth vec toka e jote i di


Ku n'breg t'Cemit rritet trimi

Me zbardhe, Shqype zanin tand

E ku i drinit à bunimi

puth shperndahet kand e kand
 
Pe: Po ku je o shqiptar?!

Hostel o hipokrit i forumit :p

Loverboy demokraci jemi do flasim si te na vije per mbare ...mbare e prapsht ..KUJT si pelqen ..po nuk doli nga dera (dmth se nxe dera) upssss ka dritare ose EXIT DOOR :)
 
Titulli: Po ku je o shqiptar?!

Akull, kur nuk ke ndergjegje te paster, respekt per deshmore, kuptohet se flet "si te vije per mbare", pasiqe njeriu ka nje cope fytyre, ka moral, e kur pajtohet me fytyre, ben c'te doje (demokraci ne kete rast sipas teje), deri sa arrin ne ate grade t'i ofendoje t'gjithe deshmoret e Kosoves, vetem pse ishin musliman, ku ne kete menyre nxjerr ne shesh fytyren, nqfs kam te drejte te them keshtu, sepse nje shqiptar, edhe nqfs pak fytyre i ka mbete, ose flet mire, ose hesht. Sdq, gezohem qe doli haptas me fytyren e tij anti-shqiptare.
 
Pe: Po ku je o shqiptar?!

sot emri DEMOKRACI interpretohet si na e do 'HALEJA'.

po qe abëreshët qekan shqiptar te devotçëm, nuk ma kishin pa syt me noi vend.
 
Pe: Po ku je o shqiptar?!

sot emri DEMOKRACI interpretohet si na e do 'HALEJA'.

po qe abëreshët qekan shqiptar te devotçëm, nuk ma kishin pa syt me noi vend.

Ti djalo s'mundesh dot pa i fut turickat ..e di qe mendimi yt ta kam then e i her se ca i bej ...shiko punen tende he te keqen ..s'kemi nevoj per komentet e tua
 
Pe: Po ku je o shqiptar?!

Tema u pastrua...................Mund te shprehni pikpamjet tuaja, bindjet tuaja te dashur antar edhe mund te citoni njeri-tjetrin duke apeluar mendimin tuaj me argumentim, arsyetim te shendetshem kundrejt mendimit te te cituaturit tuaj....Secili ka bindjen e tij por ndoshta mund te jet edhe nje "provokim" per te kapur temen nga kende te ndryshme......Mos u akuzoni mos u rrembeni nga emocionet apo "zemerimi" momental............Kush eshte tradhtar, kush eshte patriot....kush jemi ne te quajm nj-tj keshtu.....Keto jan fjal te forta e per te then tuajen perdorni llogjiken e ftohte e te mire.

Temat per deshmoret, patriotet e kombit, per simbolet Shqiptare...temat per fen, besimin....temat e te gjitha natyrave jan per te shprehur bindjet tona ashtu si ne te gjithe i shohim "problemet" sociale-ekonomike-politike.........E jepet mendimi por jo gjykimi....jepet spunto per debat por jo denimi.

Ju lutem mbajni paster temat....mbajini me argumentime dhe mendimet tuaja mos i ktheni ne debate e polemika e akuza personale.....Ju faleminderit.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Titulli: Po ku je o shqiptar?!

Akull, kur nuk ke ndergjegje te paster, respekt per deshmore, kuptohet se flet "si te vije per mbare", pasiqe njeriu ka nje cope fytyre, ka moral, e kur pajtohet me fytyre, ben c'te doje (demokraci ne kete rast sipas teje), deri sa arrin ne ate grade t'i ofendoje t'gjithe deshmoret e Kosoves, vetem pse ishin musliman, ku ne kete menyre nxjerr ne shesh fytyren, nqfs kam te drejte te them keshtu, sepse nje shqiptar, edhe nqfs pak fytyre i ka mbete, ose flet mire, ose hesht. Sdq, gezohem qe doli haptas me fytyren e tij anti-shqiptare.

Loverboy , un u futa ne mes "pilafit" sepse mu duk habi nga nje besimtar si ti, ti thot dikujt "hipokrit" ......pastaj nje besimtari duhet me i leshu goja vetem mjalt ..e jo si ty ter ironi (kjo e fundit eshte dhe mendimi im personalisht ) , dhe tjetra jemi pra mo demokraci , dikur nuk shpreheshit ssic donit ..tani si me vjen mua, ty e tjetrit ...na jeni be ca forumista ketu s'guxojme dot me then dicka se opppp me quote ...pik e zez
te kishim te gjith nje mendim do ishte bota komplet ndryshe ,, dhe un e ti, e tjetri do ishim thjesht "mish me dy sy " motra e vellezer e do jetonim ne paqe :p jo tani qe jetojm ne "ferr" c'do kush ne ferrin e vet.
Nejse kshu qe thua ti loverboy :)
 
Titulli: Po ku je o shqiptar?!

Akull, goja ime leshon mjalte per aq kohe sa tregohesh i miresjellshem dhe ke kulture te te biseduarit me mua. Nganjehere leshon helm, por me arsye :D
 
Pe: Po ku je o shqiptar?!

Loverboy , c'do hudhesh do presesh .....mos kerko me shum nga c'fare jep :)
 
Titulli: Po ku je o shqiptar?!

Une dhash poezi te bukur, shiqo tani postimet. Jo gjithmone e mira te kthehet me te mire =)
 
Pe: Po ku je o shqiptar?!

pace popull
 
Pe: Titulli: Po ku je o shqiptar?!

Akull, goja ime leshon mjalte per aq kohe sa tregohesh i miresjellshem dhe ke kulture te te biseduarit me mua. :D

e pastaj kur ke arsye,,behesh edhe ti i pa kulture!!

komplimente per temen qe ke hapur,,prap se prap e ke me prapavi propagandistike,,

edhe poeti qe e ke shkruajtur kte poezi,,per mendimin tim i ka ngaterruar gjerat,,te besh poezi per Shqipen duhet ti shohesh gjerat me fell,,,dhe jo siperfaqsisht,,poezia ju ditikohet me shum udheheqsve shqiptar,,apo ndoshta shumices se shqiptarve aktual,,

ti maresh e ti shohesh gjerat Fell,,,mund te shohesh qart se bota ka qen,, esht,, dhe do mbetet ne kthetrat e Shqipes!
 
Pe: Titulli: Po ku je o shqiptar?!

Une dhash poezi te bukur, shiqo tani postimet. Jo gjithmone e mira te kthehet me te mire =)

Ah ti thua :jo gjithmon e mira kthehet me te mir? ......por ke harruar te "miren" se si e jep, e si ta merr tjetri ...dmth duhet te dish ta "konsumosh "
Nejse e lagu se lagu ..por mos harro c'do hudhesh do presesh :) (sado qe mir eshte te bejme nje sy qorr e nje vesh shurdh )
 
Pe: Titulli: Po ku je o shqiptar?!

Ti djalo s'mundesh dot pa i fut turickat ..e di qe mendimi yt ta kam then e i her se ca i bej ...shiko punen tende he te keqen ..s'kemi nevoj per komentet e tua

për ça ke nevoj akllo fol? se kupto ti...ne ktu jemi per te plotsu ty tekat, jo per gjo.

e pastaj kur ke arsye,,behesh edhe ti i pa kulture!!

komplimente per temen qe ke hapur,,prap se prap e ke me prapavi propagandistike,,

edhe poeti qe e ke shkruajtur kte poezi,,per mendimin tim i ka ngaterruar gjerat,,te besh poezi per Shqipen duhet ti shohesh gjerat me fell,,,dhe jo siperfaqsisht,,poezia ju ditikohet me shum udheheqsve shqiptar,,apo ndoshta shumices se shqiptarve aktual,,

ti maresh e ti shohesh gjerat Fell,,,mund te shohesh qart se bota ka qen,, esht,, dhe do mbetet ne kthetrat e Shqipes!

njeh ndonje aktualitet tjetër qe prek me me nota nacionaliste aktualitetin ton sot? meqe qeka propagand, edhe mundet kjo(varet ça kendveshtrimi e shikon ti). kujt i drejtohet?

ku esht shqipja sot? (e ke fjalen per viziten e fundit te kryeminstrit maqedonas ne gollobord te dibres, ku vet shqiptari thoshte se un e DU maqinnonendonine) .

mendoj se ka gabu, ndoshta ke presjet, e pikat. po
 
Pe: Titulli: Po ku je o shqiptar?!

ku esht shqipja sot?

ti e ke lirin tende te mendosh c´far te duash,,por ti mua me ngjan me dike qe futet pa e ditur se per c´far po flitet,,ti duhet te kuptosh nje gje,,qe jo c´do peshk mund te konfrontoj fellesit e oqeaneve!

Shqipja esht aty ku ka qen qe nga fillimi,,,ne qender te c´do gjeje!! Tashi varet se sa mund te kuptosh ti..

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Titulli: Po ku je o shqiptar?!

për ça ke nevoj akllo fol? se kupto ti...ne ktu jemi per te plotsu ty tekat, jo per gjo.

Per zotin per asgje ..jam e kompletuar s'kerkoj me shum (nga ty as qe behet fjale i her ) '
Shendet e te mira :lule:
 
Pe: Titulli: Po ku je o shqiptar?!

Ne vazhdim te kesaj teme, kisha deshire qe te lexonit te gjithe me kujdes!

Mos me quani vetem اameri
se jam bija e nenes Shqiperi,
jam motra e Presheves,
Bujanocit e Medvegjes,
Plaves, Gucise e Tetoves,
Mitrovices e gjithe Kosoves!

Me dhemb zemra e me djeg shpirti
me djeg malli e me pervelon,
kur Shqiperia e Kosova
pavaresine po festojne.

Mitrovica pa veri,
Plava e Tetova pa liri,
Presheva e اameria ne roberi,
e ju o shqiptari
kete quani pavaresi?!

Thirrni mendjes e mendoni
njeri tjetrin te afroni
mjaft me keto perçarje
vrasje, ironi e ndarje!!

Jeni ndare si mos me keq,
sikur buka me kuleçe
keni krijuar 100 parti
e shtepine, lene e keni
PA اATI!

Ne shume vende te shperndare
disa masakruar e disa te vrare,
shume te tjere i mori kurbeti,
vaj vatani e mjer mileti!

Qaj si femi mot pas moti
si nuk eshte gjalle Kastrioti,
t'ja thyeje qafen serbit e grekut
t'ja ktheje nderin memedheut,
ta luftonte padrejtesine
qe po behet me nene Shqiperine!

Perseri po vjen i bekuar nentori
zemra sa s'me del nga kraharori,
do te festohet pavarsia
pa mua dhe motrat e mija!

Nuk dua te jem mysafir
duarkryq e te bej sehir,
dua te jem aty prore
ne valle dore per dore.

Nese jeni bijte e shqipes
e sternipat e Skenderbeut,
bashkohuni rreth flamurit
e lidheni besen e burrit,
MJAFT me late ne dore te huaj
per liri sa shume po vuaj.

Kur te bashkohem me motrat e mia
do ju uroj: ME FAT PAVARSIA!
E ta dije gjithe bote mbare
edhe une jam nga trualli shqiptar!

Mos me jepni veç premtime
kerkoj ato t'i ktheni ne veprime,
mos me quani vetem اameri,
se jam JUGU i NENES SHQIPERI!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Po ku je o shqiptar?!

POEZI BURRERORE

Mbreti thiri nje shqipetar
Kam degjuar te menqur jeni
Ne dy pyetje tme pergjigjeni
Nje shperblim nga une e keni

Po si gjete behu gati
Koken do ta pres xhelati

Pyetjen e pare I beri mbreti
A e dine sa pika uji ka deti..???

Shqipetari u mendua pak
Dhe iu drejtua mbretit plak :
-NDALMI LUMENJTE MOS ME VINE
-SEPSE NUMRAT MI PERZINE.

Pastaj mbreti I kishte thene :
Mi numero yjet ne qiell sa jane…???
- TI NUMEROJ O MBRET PATJETER
- VEQ SA QIELLI MA GJEJ NJE LETER

Gishtin kokes mbreti vuri
Sa leht Ky mua me zuri
- MERR SHPERBLIMIN O SHQIPETARE
- JU TE GJITHE ISHIT DIJETARE…
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top