Përse E Lexojmë Kur’anin Kur Nuk Kuptoj As Një Fjalë Arabisht

Arfenilla

Themelues i Forumit
8-8.jpg

Përse e lexojmë Kur’anin kur nuk kuptoj as një fjalë Arabisht?Një amerikan i moshuar mysliman, jetonte në një fermë në lindje të maleve Kentaki (Kentucky) së bashku me nipin e tij. Çdo mëngjes, gjyshi zgjohej herët në mëngjes, ulej në tavolinën e kuzhinës dhe lexonte Kur’an. Nipi i tij, dëshironte të bëhej sikur ai dhe e imitonte atë në të gjitha mënyrat e mundshme.Një ditë nipi e pyeti gjyshin: ‘Gjysh, kam provuar të lexoj Kur’an sikurse ti por nuk mund ta kuptoj atë, edhe atë çfarë e kuptoj e harroj sapo ta mbylli librin. Çfarë të mira ka nga leximi i Kur’anit?’

aWgR7M8.jpg
aWgR7M8.jpg
aWgR7M8.jpg
aWgR7M8.jpg

Gjyshi, me qetësi ndaloi së mbushuri stufën me qymyr dhe iu drejtua nipit: ‘Merre këtë shportë të qymyrit, mbushe në lumë me ujë dhe m’a sjell prapë!’ Djaloshi veproi si i tha ai, por i tërë uji i rrodhi nga shporta para se të vinte në shtëpi. Gjyshi qeshi dhe i tha: ‘Duhet të ecësh pak më shpejt herën tjetër, e dua shportën me ujë. Nuk po provoni sa duhet dhe e dërgoi atë përsëri.Kësaj radhe djaloshi vrapoi shpejt, por përsëri shporta ishte e zbrazët para se të kthehej në shtëpi. Me gjysmë fryme i tha gjyshit se ishte e pamundur të bartte ujë me shportë dhe shkoi ta merrte një kovë. Plaku i tha: ‘Nuk dua një kovë ujë, por dua një shportë ujë. Ti vetëm nuk provon sa duhet’, dhe doli jashtë ta shikonte djaloshin tek po provonte përsëri.

aWgR7M8.jpg
aWgR7M8.jpg
aWgR7M8.jpg
aWgR7M8.jpg

Kësaj radhe, djaloshi e kuptoi se ishte e pamundur por dëshironte t’i tregonte gjyshit të tij se edhe nëse do të vraponte sa më shpejt që të mundte nuk do t’ia arrinte, uji do të rridhte para se të kthehej në shtëpi. Djaloshi, përsëri e zhyti shportën në lumë dhe vrapoi shpejt, por kur arriti të gjyshi i tij shporta ishte e zbrazët.Me gjysmë fryme tha: ‘E sheh gjysh, është e padobishme’. Plaku ia ktheu: ‘Shikoje shportën’. Djaloshi shikoi shportën dhe për herë të parë e vërejti se shporta ishte ndryshe.Ishte transformuar nga një shportë e vjetër e ndyrë në një shportë të pastër, brenda dhe jashtë. ‘Bir, kjo ndodh kur e lexon Kur’anin. Mund të mos kuptosh dhe të mos mbash mend asgjë, por kur e lexon atë, do të ndryshosh brenda dhe jashtë. Kjo është puna e Allahut në jetët tona’
.
News portal.
 
Nje Amerikan i moshuar... ?? Me e pranueshme do te ishte nje Arab, por jo, nje amerikan ?
 
Kur'ani eshte liber i atille, liber qe mesohet edhe permendesh nga njerez me kombesi te ndryshme, edhe pa e kuptuar ta zëmë, asnje fjale, edhe pse kupton cdokushi dicka dicka kur e lexon, prap ndjenja se po e lexon fjalen e te madhit Zot, nje liber te vjeter 14 shekuj, qe s'ka ndryshuar fare qe nga dita e zbritjes, nje liber qe eshte burim kryesor i Sheriatit (ligjit) Islam, nje liber qe eshte kushtetute e besimtareve, liber qe flet per te kaluaren, te tashmen dhe te ardhmen etj etj, e ben njeriun te ndjehet i qete dhe kuptimin e leximit, e ka ne perkthim dhe pershtatje po pati deshire, nuk eshte se do i mbetet merak tere jeten se cfare po lexon.
 
  • Më pëlqen
Reactions: NGU
Nje Amerikan i moshuar... ?? Me e pranueshme do te ishte nje Arab, por jo, nje amerikan ?
Pse jo ni Amerikan??pse nuk ka Amerikan se kan perqafu fen islame?
Edhe ashtu siqe e spjegoi dhe loveri,kurani ka mrekullin e vet perderisa nuk ka deviju ase edhe nje shenje piksimi..(kte e din dhe ti meqe i takon te njejtit besim)?
 
Pse jo ni Amerikan??pse nuk ka Amerikan se kan perqafu fen islame?
Edhe ashtu siqe e spjegoi dhe loveri,kurani ka mrekullin e vet perderisa nuk ka deviju ase edhe nje shenje piksimi..(kte e din dhe ti meqe i takon te njejtit besim)?
Nuk kam asgje kunder mesazhit qe percjell Kurani, perkundrazi, por e kisha me ate “amerikanin”.
 
Mir e ka dark Lordi, kur na qenkan bo amerikant aq te mendshem me thene fjale plot urtesi, Lol amerikanet mbahen si njerezit me te palexuar, :p
Ne fakt urtesi arabe duket, e koheve te dikurshme, se sot dhe arabt jane me keq se amerikanet. :/

Eh Kurani :) Eshte vertet mrekulli, sesi ndjen kenaqesi kur e lexon arabisht ndonese nuk e kuptoj 100%. Dmth varet nga vargjet :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top