Perisic protagonist, Interi mund Veronën dhe sheh kreun e Serie A

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
perisic-1280x720.jpg
Interi po merr shpejtësi, në garën për të mbrojtur titullin. Pas tre pikëve ndaj Juventusit në Torino, kampionët e Italisë fitojnë ndaj një ekipi të mirë organizuar si Verona me rezultatin 2-0, duke u afruar me një distancë prej një pikë kryesuesve të Milanit, ndërkohë që të dyja kanë një ndeshje më pak.
Pjesa e parë për zikaltrit ishte shumë pozitive, me kroatin Perisic protagonist i dy asist dhe një aksioni personal i pritur mrekullisht nga portieri Montipo.

Në minutën 22 një kros i tij finalizohej nga mesfushori italian Barella, ndërkohë që në minutën 29 një deviacion i Perisic jep një top të thjeshtë pak centimetra nga porta, që Edin Dzeko nuk mund të gabojë.
Verona nuk dorëzohet dhe ka raste të mira edhe në pjesën e dytë, por Interi menaxhon lojën me qartësi dhe mund të shohë e qetë ndeshjet e rivalëve Milan dhe Napoli, duke u shqetësuar vetëm për gjendjen shëndetësore të De Vrij dhe Barella, që dolën para kohe.

A2news.com
 
shyqyr
fitum tgjithe nga 1 puthje kur beheshin golat 🤣🤣🤣
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top