Përçarja që duhet mbyllur

WxP

Staf në FV.AL
Sylë Gosturani/mësues



-Në Shqipëri dukuritë negative janë bërë të përditshme. Nuk kalon ditë, që media të mos njoftojë për një aksident rrugor, për një zënie për motive banale, për një përplasje në mes forcave të rendit me protestues, për një zënie në mes adoleshentëve apo eksese të tjera të rënda, siç janë ato të vrasjes për hasmëri të vjetra, për grindje të çastit apo për gjakmarrje. Këto dukuri, ndonëse me përmasa, nuk u trajtuan nga askush në fushatën elektorale. E them këtë se këto dukuri, që kanë përçarë shoqërinë e vazhdojnë të thellojnë akoma më tej përçarjen, meritojnë një vëmendje të madhe në trajtim e interpretim. Në mbledhje të mëdha, ku janë bërë fjalime e diskutime nga njerëz të mençur gjithmonë është folur edhe për mirëkuptimin, bashkëveprimin, ndihmën për njëri-tjetrin e për falje plagësh e gjaqesh. Në tubimet elektorale nuk u dëgjua të thuhet asgjë tjetër veçse votoni për këtë apo atë parti. Në këto tubime nuk dëgjohet tjetër gjë veçse premtime, premtime dhe vetëm premtime po në gjithë vazhdën e këtyre premtimeve nuk dëgjon të thuhet nga asnjeri “boll me grindje e vrasje more vëllezër”, nuk dëgjon të thuhet nga asnjeri “sa jetë të pafajshme janë prerë në mes”, nuk dëgjon të thuhet apo të zotohet, “që po votuat subjektin që unë përfaqësoj siguroj rend, qetësi e minimalizim të hasmërive e gjakmarrjeve”, nuk dëgjon të thuhet se ky apo ai kandidat për deputet shkoi në këtë apo atë zonë të nxehtë, ku familje të tëra janë të ngujuara, ku djem e vajza mbesin pa u shkolluar, ku hasmi vetëm ruan për të vrarë. Shqiptarët sot janë një popull i përçarë, që po përçahet e varfërohet përditë e më keq. Prona dhe legalizimet, dukuri këto të pa stabilizuara e të pa zgjidhura po shkaktojnë të këqijat më të mëdha. Mos zgjidhja e këtyre dy çështjeve është bërë tërkuzë. Tubimet, që po organizohen me aq madhështi e pompozitet, janë mjedise shumë të nxehta, ku mund të flitet shumë e të arrihet shumë, vetëm se lypset urtësia, mençuria e gjakftohtësia. Partia që sot është në pushtet, e dështuar totalisht para dukurive, që sot më shumë se kurrë po e brejnë nga brenda shoqërinë shqiptare, forcon radhët duke miratuar ligje të “forta”, duke rritur masën e dënimit me më shumë vite burg. Një fjalë e urtë thotë: “sa më shumë të shtrëngojësh rrathët e çeberrit aq më e mundshme është plasja e rrethit”. Lufta politike nuk fitohet ndaj kundërshtarit duke ndezur urrejtjen. Ajo fitohet, kur fjalimi, debati e biseda përshkohet nga fillimi gjer në fund me argumente politike, shkencore dhe ekonomike. Kur kundërshtari kurthohet me argumente, bindet populli, kundërshtari kapitullon dhe fitorja sigurohet.

Shekulli Online
 

Attachments

  • 000.jpg
    000.jpg
    86.8 KB · Shikime: 88

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top