Pedrosa mund Marquez në Sepang

cent

...Lontano
Vetëm dy javë pas rrëzimit në Aragon, nga shoku i tij i ekipit, Dani Pedrosa zhvilloi një garë perfekte duke fituar Cmimin e Madh të Malajzisë. Nënkampioni i botës fitoi në Sepang një garë pa shumë histori duke siguruar të parën fitore në Klasin 1000 që nga gara e Cmimit të Madh të Francës, në Le Mans, në muajin maj.
zn6348.jpg
Lideri i botërorit Marc Marquez startoi për të katërtën herë radhazi nga pole position, ndërsa Jorge Lorenzo ndonëse e filloi aventurën e tij nga vija e dytë rrëmbeu menjëherë vendin e parë, duke shfrytëzuar përsëri plogështinë e motorëve të ekipit HRC në nisje. Në fakt kryesimi i kampionit në fuqi nuk zgjati shumë, sepse Lorenzo u parakalua nga Pedrosa në xhiron e 6, ndërsa dueli ndërmjet tij e 20-vjecarit katalan ishte tepër i bukur, por zgjati pak. Akselerimi i Honda-s bëri diferencën dhe 11 xhiro para fundit Marquez parakaloi Lorenzo-n në kthesën numër 14, sidoqoftë numri 93 në pjesën e mbetur hoqi dorë nga Pedrosa dhe u mjaftua thjesht me administrimin e garës duke menduar vetëm për të mbajtur pas vetes 26-vjecarin nga Mallorca. Përfundimisht Pedrosa siguroi fitoren e dytë radhazi në Sepang dhe të tretën për këtë sezon, duke kaluar vijën e finishit me afro 3” avantazh kundrejt shokut të tij të skuadrës, ndërsa Jorge Lorenzo humbi ndjeshëm terren dhe u kënaq me kompletimin e podiumit.

Pas tre spanjollëve u klasifikua Valentino Rossi, i cili në të kaluarën në Sepang ka fituar plot 5 herë, po aq sa edhe Mick Doohan, sidoqoftë Rossi për nder të Marco Simoncelli-t, në xhiron përshëndetëse mbajti flamurin e tij. Doktori pavarësisht se u nis i dyti, pozicion që përbën edhe startin më të mirë të sezonit për të, regjistroi të pestin vend të katërt në gjashtë garat e fundit të kampionatit. Dueli më intrigues i pjesës së dytë të garës ishte ai Crutchlow – Bautista, duel i fituar nga piloti spanjoll për vetëm 0,152”. Kur kanë mbetur edhe tre gara deri në fund të sezonit Marc Marquez shkëputet akoma më tepër në renditjen e përgjithshme, duke e cuar avantazhin e tij në 43 pikë me Lorenzo-n dhe 54 kundrejt shokut të tij te skuadra Honda Repsol, Dani Pedrosa. Gara tjetër do të jetë pas vetëm një jave dhe do të jetë ajo e Cmimit të Madh të Australisë, në Phillip Island, gjithsesi në Sepang u regjistrua një incident vërtet i frikshëm në garën tjetër, atë të Moto 2, ku u përfshinë plot 6 pilotë. Gjithcka nisi pas humbjes së kontrollit të spanjollit Axel Pons, megjithatë ai aksident shkaktoi rrëzimin edhe të pilotëve të tjerë Fadli Immammuddin, Ezequiel Iturrioz, Zaqhwan Zaidi si dhe Decha Kraisart, sidoqoftë për fat që të gjithë pilotët e përfshirë në këtë incident masiv shpëtuan për mrekulli dhe për më tepër edhe pa dëmtime serioze.

/S.Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top