Papa Françesku emëron në Vatikan një shqiptare, ish-deputetja merr postin e lartë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Papa Françesku emëron në Vatikan një shqiptare, ish-deputetja merr postin e lartë​

-640-0-3796602a9bcb4104422edea7e0f5e2dd.jpg
Papa Françesku, ka emëruar për të shërbyer në Dikasterin e Vatikanit për Promovimin e Zhvillimit Integral Njerëzor, profesoreshën e Kolegjit të Drejtësisë të Universitetit St. Thomas, shqiptaren Roza Pati.


Sipas, medias të huaj, Stu, ajo ka dhe postin e drejtoreshës ekskluzive të programit LL.M./ JSD në të Drejtat Ndërkombëtare të Njeriut dhe Drejtor Themelues të Akademisë së Trafikimit Njerëzor John J. Brunetti.


Lajmi është konfirmuar në letrën apostolike, ku thuhet se ajo do të merret kryesisht me çështjen e emigrantëve, personave në nevojë dhe të të sëmurëve.

Ky Dikaster do të jetë kompetent veçanërisht në çështjet në lidhje me emigrantët, ata në nevojë, të sëmurët, të përjashtuarit dhe të margjinalizuarit, të burgosurit dhe të papunët, si dhe viktimat e konfliktit të armatosur, katastrofave natyrore, dhe të gjitha format e skllavërisë dhe torturës,“-thuhet në njoftim.

Mbështetja e kauzave që kanë lidhje me dinjitetin njerëzor, sjellin ndërgjegjësim dhe kërkojnë zgjidhje efektive ligjore dhe politike drejt heqjes së të gjitha formave të vuajtjeve njerëzore, përfshirë trafikimin njerëzor, është një pasion për Roza Patin.

Roza Pati, u lind në Shqipëri, në periudhën e diktaturës dhe regjim ateist dhe në një familje katolike që ishte pjesë e një pakice 10% katolike në një vend mbizotërues mysliman.

Roza ishte ndër të fundit persona që u pagëzua, pak para se regjimi të ndalonte të gjitha fetë, të mbyllte dhe shkatërronte shtëpitë e adhurimit, të burgoste e madje të ekzekutoheshin priftërinj dhe klerikë të tjerë që guxonin të mendonin për Zotin.

Ndërkohë, ajo ka thënë se nëna e saj ishte një besimtare e devotshme e Kishës Katolike dhe e ka ndihmuar atë të ruaj besimin.

“Por, unë kisha një bekim unik: një nënë të jashtëzakonshme, një nga besnikët më të devotshme të Kishës Katolike. Ajo më mësoi mua dhe dy motrat e mia, se si të bëjmë shenjën e kryqit, t’i themi lutjet Atit Qiellor, të kërkojmë dhe ndjekim Zotin tonë, të jemi në vepra siç pretendojmë me fjalë,”- deklaroi Pati.

Nëna e Patit ishte vajza e një personi të diskriminuar në regjim, i cili u ekzekutua, pas një gjyqi. Por pavarësisht kësaj, nëna e saj e ka transmetua besimin te Roza dhe të motra e saj.

Bazuar në parimet që mamaja e saj mësoi, Pati u rrit për të shërbyer si një zyrtare e zgjedhur në qeverinë lokale shqiptare, deputete e PD ne periudhen 1996-1997 e Parlamentit shqiptar dhe një anëtare e Kabinetit si Sekretare e Shtetit për të Rinjtë dhe Gratë.
g.shqip
 

Attachments

  • -640-0-3796602a9bcb4104422edea7e0f5e2dd.jpg
    -640-0-3796602a9bcb4104422edea7e0f5e2dd.jpg
    33.4 KB · Shikime: 0
  • -640-0-3796602a9bcb4104422edea7e0f5e2dd.jpg
    -640-0-3796602a9bcb4104422edea7e0f5e2dd.jpg
    33.4 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top