Arfenilla
Themelues i Forumit
E mbuluar nën petkun e borës Prevalla sot ka marrë një pamje edhe më të bukur. Ndërkaq po në këtë ditë, këtij atraksioni turistik i cili gjendet 28 kilometra larg Prizrenit nuk i mungojnë as vizitorët.
Fëmijët të cilët rrëshaqsin me saja duket se i kanë dhënë edhe më shumë hjeshi Prevallës. E kulmet e shtëpive të cilat kanë marrë ngjyrë të bardhë i japin një imazh përrallash këtij vendi, shkruan rtv21.tv
Një stok me bari të thatë i gjysmë mbuluar më borë për një çast të bën t’i kujtosh ditët e nxehta të verës.
Fotografitë nga Prevalla e pasqyrojnë edhe më detajisht bukurinë e Prevallës./21Media