Pأ«rse jemi tأ« “programuarâ€‌ tأ« besojmأ« nأ« njأ« fuqi mأ« tأ« lartأ«?

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Screen-Shot-2017-03-05-at-22.08.48.jpg
Ndërsa neuroshkenca, antropologjia apo edhe filozofia nuk mund t’i japin përfundimisht përgjigje pyetjes “A ekziston Zoti?”, këto disiplina, të gjitha japin njohuri për mënyrën se si i përgjigjemi nevojave tona më të thella njerëzore. Ne mund të mos jemi të “programuar” të besojmë në Zot apo një fuqi më të lartë, por ne jemi kafshë sociale që kemi një nevojë evolutive të ndjehemi të lidhura me botën dhe të tjerët. Ndoshta fetë janë thjesht kanale për lidhje të tilla të rëndësishme
Feja – besimi në qenie të mbinatyrshme, duke përfshirë perënditë dhe fantazmat, engjëjt dhe demonët, shpirtrat dhe fantazmat – mund të gjendet gjatë gjithë historisë dhe në çdo kulturë. Dëshmitë për besimet në një të përtejme shkojnë prapa në kohë, të paktën 50.000 deri në 100.000 vjet. اdo kulturë e njohur njerëzore ka mitet e krijimit, me përjashtim ndoshta të njerëzve të Pirahمs së Amazonës, të cilët gjithashtu nuk kanë fjalë për numrat, fjalë për ngjyrat dhe hierarki sociale.

ثshtë e vështirë që të marrësh të dhëna të sakta në lidhje me numrin e besimtarëve sot, por disa sondazhe sugjerojnë se deri në 84% e popullsisë së botës janë anëtarë të grupeve fetare, ose pretendojnë se feja është e rëndësishme në jetën e tyre. Ne jetojmë në një kohë të aksesit të madh në njohuritë shkencore, të cilat disa i konsiderojnë që bien ndesh me besimin fetar. Pra, pse është kaq e përhapur feja?

Psikologë, filozofë, antropologë dhe madje edhe neuroshkencëtarë kanë ofruar shpjegime për prirjen tonë të natyrshme për të besuar dhe për rolin e fuqishëm që feja duket se luan në jetën tonë emocionale dhe sociale.

Vdekja, kultura dhe pushteti

Përpara se të merremi me teoritë dhe studimet moderne, duhet të pyesim se ci ka lindur feja, cilin rol luante ajo për paraardhësit tanë dhe cili është roli që mund të ketë luajtur në lindjen e shoqërive të mëdha moderne.

Sot, feja dhe pushteti janë ende të lidhura. Studimet e fundit pretendojnë se përmendja e Perëndisë mund të rrisë bindjen. Edhe në shoqëritë që u përpoqën të shtypnin besimin, gjërat të tjera u krijuan në vend të tij – si kulti i një lideri apo i një shteti. Sa më pak i qëndrueshëm të jetë politikisht dhe ekonomikisht një vend, aq më shumë njerëzit do të kërkojnë ngushëllim në fenë. Grupet fetare janë shpesh në gjendje t’u japin njerëzve që ndjehen të margjinalizuar, mbështetjen që shteti nuk mund t’ua sigurojë, si ushqim apo një rrjet mbështetës. Pra, faktorët mjedisore dhe socialë ndihmojnë për zhvillimin dhe forcimin e besimit fetar. Ashtu sikurse edhe mënyra se si ne lidhemi me botën dhe të tjerët.

Zotat si mendje të tjera

Në çdo kulturë, perënditë janë në thelb persona, edhe kur ata marrin forma të tjera, ose nuk kanë fare formë fizike.

Shumë psikologë tani mendojnë se besimi në perëndi është një zgjerim i njohjes nga ana jonë, si kafshë sociale, e ekzistencës së të tjerëve, dhe i tendencës sonë për të parë botën në aspektin njerëzor.

Ne projektojmë mendimet dhe ndjenjat njerëzore mbi kafshët dhe objektet e tjera, madje edhe mbi forcat natyrore, dhe kjo tendencë është një bllok themelor i ndërtimit të fesë. Kjo është një ide e vjetër, që në kohën e filozofit grek Ksenofanit, i cili është thoshte se në qoftë se kafshët mund të pikturonin, ato do i përshkruanin zotat me forma kafshësh.

Pra, besimi fetar mund të jetë i bazuar në kulturën dhe mendimet tona njerëzore. Disa shkencëtarë, megjithatë, kanë shkuar një hap më tej dhe kanë skanuar trurin tonë për të kërkuar për “vendin legjendar të Perëndisë”.

Zoti në tru

Neuroshkencëtarët janë përpjekur që të krahasojnë trurin e besimtarëve dhe skeptikëve, dhe të vëzhgojnë atë që truri ynë bën, kur ne lutemi ose meditojmë. Shumë pak gjëra dihen në këtë fushë, por ka disa të dhëna.

Truri ynë ndryshon gjatë rrjedhës së jetës sonë, teksa zhvillohemi dhe përjetojnë gjëra të reja. Pothuajse çdo pjesë e trurit është e përfshirë në çdo gjë që bëjmë dhe çdo përvojë, kështu jo vetëm që nuk ka vend të posaçëm për Zotin, por nuk ka vend të veçantë në tru dedikuar për asnjë gjë. Një gjë e dimë: truri njerëzor është më i përparuar në botën shtazore, dhe i vetmi me një aftësi të mrekullueshme … aftësinë për t’i dhënë kuptim realitetit.

Vënia e pikave për jetën

Truri shpesh herë quhet një makinë që i jep kuptim jetës. Teksa kërkojmë vazhdimisht për modele, struktura dhe marrëdhënie shkak-pasojë, feja mund të ofrojë një shumëllojshmëri strategjish kuptim-dhënëse – sidomos ritualet.

Ndërsa neuroshkenca, antropologjia apo edhe filozofia nuk mund t’i japin përfundimisht përgjigje pyetjes “A ekziston Zoti?”, këto disiplina, të gjitha japin njohuri për mënyrën se si i përgjigjemi nevojave tona më të thella njerëzore. Ne mund të mos jemi të “programuar” të besojmë në Zot apo një fuqi më të lartë, por ne jemi kafshë sociale që kemi një nevojë evolutive të ndjehemi të lidhura me botën dhe të tjerët. Ndoshta fetë janë thjesht kanale për lidhje të tilla të rëndësishme. bota.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top