Oscar Wilde

Katia

Hmm kureshtar-e?
V.I.P
Oskar Uailld ishte një shkrimtar dhe poet Anglez. Lindi në Dublin në vitin 1856 dhe vdiq në vitin 1900 në Paris. I ati ishte kirurg dhe e ëma ishte poete dhe shkrimtare. Uailld studjoi në Kolegjin ‘’Trinity’’ të Dublinit dhe në Oksford shkenca klasike.

Ishte përkrahës i dogmës ‘’arti për artin’’. Pavarësisht se kjo dogmë takoi shumë kundërshtarë, u bë shpejt i famshëm dhe shumë e kërkuar nga qarqet letrare.
Libri i parë që boton, është një kolazh poezish , që botohen në vitin 1881. Një vit më pas do të fillojë një turne në Amerikën e Veriut me një seri të madhe me leksione. Atëherë shkruajti dramën ‘’Vera’’. Vijojnë më pas libra si , ‘’ Princi i lumtur dhe përralla të tjera’’, ne 1888, ‘’Krimi i lord Savili dhe tregime të tjera’’, në vitin 1891, ‘’Shtëpia e Shegëve’’ dhe ‘’Dukesha e Paduas’’, në vitin 1892 u botuan ‘’Portreti i Dorian Greit’’.
Por veprat e tij që e bënë më të njohur ishin: ‘’Freskuesja e Leidi Uendermir’’ e vitit 1892, ‘’Një grua e parëndësishme’’ e vitit 1893. Në burgjet Riding shkruajti dhe dy libra të tjerë: ‘’De profundis (nga thellësia’’ dhe ‘’Balada e Burgut Riding’’
U influencua shumë nga edukimi që mori nga prindërit e tij, sidomos në formimin e karakterit, ashtu si edhe të interesimeve të tij.E jëma , një poete e njohur e asaj kohe, organizonte cdo javë festa në shtëpinë e tyre, në të cilat ftonte shkrimtarë të famshën dhe bisedat kishin të bënin me artin dhe qytetërimin.
I ati i tij, përvec se një doktor i famshëm, ishte edhe një stujues i mirëfilltë i qytetërimeve, arkeologjisë dhe miteve të Keltëve. Dashuria e tij për gjuhën greke i solli shumë nderime në Universitet. Së bashku me profesorin e tij që studjonin shkrimet e lashta greke, filluan një turne në greqi, për të njohur vëndin ku lindën shkrimtarët e tij të preferuar.
Kishte nje mendjemrehtësi të madhe, dhe inteligjenca e tij u njoh shumë herët. Uailld vetë dallohej nga ecentrizmi i tij dhe provokonte shumë veset konservatore të Anglisë viktoriane. Pavarësisht se ishte një anëtar i shoqërisë së lartë, nuk bënte dallime dhe në leksionet e tij mblidhte njerëz nga të gjitha klasat dhe minoritetet. Në vitin 1884 martohet, dhe me vonë do të lindin dhe dy fëmijëte tij, tek të cilët do të përkushtohet. Atyre u dedikohen edhe përrallat simbolike që shkruajti në atë periudhë.
Ishte kundër cdo lloj dogme (ashtu sikur e shprehte shoqëria viktoriane). Shpesh here e ironizonte deri në cinizëm, hipokrizinë e njerëzve të asaj kohe: ‘’Ajo që është interesante për njerëzit e botës së mirë, është maska që cdonjëri nga ata do të veshë dhe jo realiteti që ndodhet poshtë maskës’’.
Ndjente një neveri të madhe për mediokritetin të intelektualizmit që në atë periudhë mundohej të mbizotëronte. Kritikat që merrte i përballonte me shumë humor. Ftonte Anglinë konservatore të ndryshonte sjelljen e saj hipokrite dhe të luftonte tabutë e saj.
Ishte mbështetës i zjarrtë i metafizikës, besonte tek fuqitë e errëta që përrethojnë jetën tonë. Konsideronte se e ardhmja mund të parashikohej. Nga prindërit e tij u edukua me mite dhe tradita të qytetërimeve të tjera. Mori pjesë në shumë grumbullime shpirtërore, sidomos tek ato që organizonte e ëma në shtëpinë e tij. Xhaxhai i tij, Carls Maturin ishte nga shkrimtarët e parë të historive fantastike.
Interesat e tij metafizike duken thellë tek Portreti i Dorian Greit që shokoi kritikët e kohës së tij. Tek kjo vepër duket qartë ndarja e vetvetes se jashtme dhe të brendshmes. Përpjekja e Heroit për të mbajtur të ri vetveten e tij të jashtme, domethënë duke ndjekur ambicjen që e bën si të huaj ndaj shpirtit të tij. Duke mos duruar këtë përcarje, heroi shkatërron pikturën – idhull, domethënë vetveten inferiore së bashku më ambicjen e tij. Kështu clirohet duke kuptuar se pavdekshmëria dhe bukuria janë karakteristika të Shpirtit dhe jo të formës shprehëse të tij. Duket qartë ngjashmëria me doktor Faust.
Oskar Uailld merret gjithmonë me të bukurën. Shikon artin por edhe jetën me syrin e të sapolindurit dhe refuzon fuqinë e dijes se dorëzuar. Beson se si dija ashtu edhe arti duhet të përjetohen. Besonte se jeta nuk është shkolla e duhur për Artin, por është vetë arti , domethënë arti për artin. E kishte integruar në një realitet tjetër, që nuk kishte të bënte me përditshmërinë. Ishte kundërshtar i cdo përshkrimi ose rishfaqjeje realistike. Ishte dakort me Platonin se arti udhëheq në një lloj cmendurie hyjnore. Ndihmon më vonë lindjen e rrymave të reja ose ripërjetuese të shkollave të vjetra.
Oskar Uailld ishte një shkrimtar i madh i cili provokoi pseudo – etikat e epokës së tij. Ishte një njohës dhe një admirues i shkrimeve të grekëve të lashtë. Besonte se Qytetërimi i lashtë grek mishëronte bukurinë dhe harmoninë. Ishte Jokonfromist dhe ecentrik, por këto karakteristika nuk e penguan të studjojë filozofinë klasike. Veprat e tij mbeten të freskëta dhe aktuale akoma dhe në ditët e sotme.
Mënyra e tij eksentrike e të sjellurit dhe manierizmat femërore ngritën pyetje në atë kohë rreth seksualitetit të tij. Mendohet se ai ka pasur marrëdhënie me disa meshkuj, Konstancën të shoqen e tij dhe me djem të rinj të cilët ai i paguante. Ai e pati tërheqjen e parë nga një mashkull në moshën 16 vjecare.
Shkrimet dhe seksualiteti i tij i diskutueshëm bënë që ai të të fitonte vëmëndjen e disa politikanëve të famshëm, ndër më të njihurit markezi i Queensberry djali it ë cilit, Alfred Douglas kishte pasur një marrëdhënie me Oskar wilde. Markezi e akuzoj wildin për praktikimin e homoseksualitetit dhe wilde iu kundërpërgjigj duke e akuzuar markezin për shpifje. Si rezultat Wilde u akuzua për praktikimin e akteve seksuale nën amendamentin e ligjit criminal dhe u dënua me dy vjet burg dhe punë të rëndë. Ai vazhdoj të shkruante dhe gjatë koheës që ishte në burg.
 
Pe: Oscar Wilde

Shkrim interesant..Oscar Wilde ka qene nje figure kolosale e asaj kohe edhe pse shume kontroversial (te me falni po spo e gjeja fjalen shqip).
Portreti i Dorian Grey eshte dicka unikale edhe ta analizosh me aq pak fjali eshte nje ulje per ate veper. :p :p :p
Faleminderit per postimin Katia..
 
Pe: Oscar Wilde

Flm Flow :) Ke te drejte per "Portreti i Dorian Grey" fjalet jane te pakta dhe analiza "e varfer"! Me beri pershtypje dhe mua...
Por gjeta nje artikull te gazeta Shqip qe eshte mjaft interesant dhe analizon kritiken dhe reagimet e elites.


Kur Oscar Wilde mbronte Dorian Gray


E kanë dashur dhe e kanë kritikuar shumë. E kanë vlerësuar dhe e kanë hedhur poshtë shumë herë. Veprat që solli në jetë, edhe u përçmuan prej elitës, edhe pse e njëjta elitë, nuk kalonte pa i lexuar me zell të madh nën rrogoz. Kritikoheshin veprat, por më shumë se gjithçka kritikohej jeta e tij e çlirët. Janë të shumtë ata që janë shprehur mbi shkrimtarin anglez, Oscar Wilde.

Një nga veprat më të njohura të tij, që është konsideruar edhe si një autobiografi e vetë shkrimtarit, "Portreti i Dorian Gray-t" është ai për të cilin flasim sot. Romani, fillimisht u botua në korrik të vitit 1890 në revistën "Lippincott\‘s Monthly", ndërsa në vitin 1891 u publikua një perifrazim i romanit në revistën "The Fortnightly", kjo për t\‘iu përgjigjur disa polemikave që shpërthyen asokohe mbi romanin. Në prill të po atij viti, Wilde botoi romanin, duke përfshirë edhe këtë perifrazim. Sot, "Portreti i Dorian Gray" vlerësohet si një kryevepër e letërsisë angleze, një vlerësim deri në kult i bukurisë së vërtetë. Veprat e tij konsiderohen si një "sulm" antikonformist dhe antiviktorian kundër moralit të borgjezisë angleze. Edhe vetë jeta për Wilde, konfigurohet si një vepër arti e arritur. Wilde rrëzon principin, sipas të cilit është arti ai që imiton jetën, duke e transformuar në jeta imiton artin. Për të, jeta është produkt dhe rezultat i artit. Por t\‘i kthehemi romanit. A përcjell ai vetëm një portret të Dorian Gray-t, apo portretin e njeriut të ditëve tona? A flitet vetëm për një efekt magjie, apo për veprat e mjeshtërve të kirurgjisë? Kërkimi i bukurisë dhe fiksimi ndaj idesë së plakjes, e përshkruar më së miri nga Oscar Wilde në "Portretin e Dorian Gray-t", na bind se si njeriu në çdo kohë bëhet pre e fiksimeve të errëta që e bëjnë të ndjekur mitin e rinisë. Gjithçka nis kur piktori Basil Hallward, vendos të pikturojë të riun Dorian Gray, i cili ka një bukuri të jashtëzakonshme. I fiksuar nga ideja e plakjes, falë një magjie, ai bën të mundur që shenjat e plakjes dhe të veseve të shfaqen vetëm në portret, jo tek ai. Ai e braktis veten në kënaqësitë e jetës, shfrenohet para çdo kënaqësie, pa e ndier aspak peshën e atyre që kalon, por portreti po, tek ai gjithçka është e dukshme. Ai plaket, ka gjithnjë e më shumë rrudha, bëhet i ashpër, shpreh pandjeshmëri, dashakeqësi, ftohtësi. Dorian Gray nis ta përçmojë portretin dhe ta qëllojë me grushte, por në këtë mënyrë është jeta e tij që merr fund: në tokë, do të gjejnë trupin e pashpirt të një plaku të neveritshëm. Kjo është vepra për të cilën Wilde, u përball me një sërë akuzash e kritikash. Menjëherë pas botimit të parë të romanit në revistën "Lippincott\‘s Monthly", në vitin 1890, romani u pasua me mjaft polemika, mes të cilave edhe një shkrim anonim, (që në fakt ishte e shkruar prej Samuel Henry Jeyes), i "St. James\‘s Gazette", që doli nën titullin "A Study in Puppydom". Prej këtij shkrimi nis një seri përgjigjesh e kundërpërgjigjesh mes shkrimtarit Oscar Wilde dhe gazetës në fjalë, e cila thuajse gjithmonë i botonte letrat e tij me një shënim poshtërues ndaj autorit. Asnjë fije zemërate, apo "ngritje zëri" e dukshme, nuk ndihet në përgjigjet e shkrimtarit. Me mjaft finesë, ai i thotë sa ka për të thënë në mbrojtje të romanit të tij. "Anglia është një vend i lirë dhe kritika angleze është krejtësisht e lirë. Ndër të tjera më duhet të pranoj se, për temperament apo për shijet e mia, apo për të dyja këto, jam i paaftë të kuptoj se si çdo vepër arti mund të kritikohet duke u bazuar në moral. Sfera e artit dhe sfera e etikës janë absolutisht të ndara dhe të ndryshme...", shkruan Wilde në letrën e parë dërguar në redaksinë e "St Jammes\‘s gazete". "Ajo për të cilën kundërshtoj me të gjithë forcën time është që ju e keni mbushur qytetin me kartela në të cilat ishte stampuar me germa kapitale: SHFAQJA E RE PUBLICITARE E MR. OSCAR WILDE; NJث RAST I SHثMTUAR. Nëse shprehja "një rast i shëmtuar", i referohet librit tim, apo pozicionit aktual të qeverisë, këtë unë nuk di ta them. Ajo që ishte një budallallëk dhe sipërfaqësor, ishte përdorimi i termit "publicitet". Mendoj se mund ta them pa shumë mendjemadhësi, se nga të gjithë burrat e Anglisë, ai që ka më pak nevojë për publicitet, jam unë. Nuk mundem më duke e parë veten si objekt publiciteti. Nuk ndiej asgjë teksa e shikoj emrin tim të shtypur në ndonjë gazetë. Kronistët nuk më interesojnë më. Këtë libër e kam shkruar ekskluzivisht për kënaqësinë time personale dhe të shkruarit e tij më dha shumë prej kësaj ndjesie. Nëse do të bëhet i njohur apo jo, këtë unë e shikoj me mjaft indiferentizëm. Kam frikë zotëri, se publiciteti i vërtetë është artikulli juaj mjaft inteligjent. Publiku anglez, si masë, nuk interesohet për një vepër arti deri në momentin që dëgjon se ajo vepër është imorale dhe reklama juaj, do ta shtojë shumë dhe për këtë nuk kam asnjë dyshim, shitjen e revistës... Mbetem shërbyesi juaj i bindur", e përfundon letrën Oscar Wilde. Letra u botua në gazetë, por me një koment shumë ofendues për shkrimtarin më në zë të Anglisë së atyre kohërave. Kjo e detyron sërish Wilde të kthejë një tjetër përgjigje. Në përgjigjen nga ana e redaksisë, shkruhej se letra e Wilde ishte "përgjigjja më e mirë" që ai mund t\‘i jepte artikullit të parë mbi Dorian Gray. "Por nuk është kështu", thotë shkrimtari. Edhe pse ai nuk dëshiron të vazhdojë deri në fund diskutimin e nisur, komenti ofendues e detyron të thotë se ai përmban sulmin më të pajustifikueshëm që është kryer ndonjëherë kundër një njeriu të letrave prej shumë vitesh këtej pari. "Të thuash se një libër si ky i imi duhet hedhur në zjarr, është një budallallëk. Ky është një veprim që bëhet vetëm me gazetat. "Autori i librit vijon më tej duke thënë se njësoj si artisti fisnik, konti Tolstoi, edhe unë marr kënaqësi prej subjekteve të rrezikshme. Mbi një thënie të tillë unë mund të përgjigjem kështu: "Arti romantik merret me përjashtimin dhe me individin. Të mirët i përkasin tipit normal, pra të zakonshmëve, dhe artistikisht nuk përbëjnë asnjë interes. Artistikisht, të këqijtë janë një objekt studimi mjaft interesant. Ata përfaqësojnë varietetin, të qenit të çuditshëm. Të mirët janë të arsyeshëm, të këqijtë zgjojnë fantazinë. Kritika juaj, e them këtë sepse dua t\‘ju jap një titull onorifik, pohon se personazhet e romanit tim nuk kanë reflektim në jetë; se janë "tregime të thjeshta, që s\‘bëjnë asnjë kacidhe, të mosekzistencës". E vërtetë. Nëse do të ekzistonin, nuk do t\‘ia vlente barra qiranë që unë të shkruaja për ta. Funksioni i artistit është të shpikë dhe jo të raportojë lajme. Njerëz të tillë nuk ekzistojnë. Nëse do të ekzistonin, unë nuk do të shkruaja për ta. Jeta me realizmin e saj, e thajnë vazhdimisht materialin për artin. Kënaqësia supreme në letërsi është të realizojë atë që nuk ekziston. Dhe së fundmi më lejoni t\‘ju them se ju keni riprodhuar në mënyrë gazetareske komedinë "Shumë zhurmë për asgjë"...". Oscar Wilde ndihej i detyruar të kthente përgjigje dhe të replikonte në mbrojtje të krijimit të tij. Ishte një e drejtë e tij, të cilën donte ta çonte deri në fund. Letrat e tij vijonin të publikoheshin në gazetë të shoqëruara me një shënim mjaft ofendues kundrejt personit të tij. Në shënimin redaksional që vijoi shkruhej se qeveria ndoshta do të bënte mirë të sekuestronte dhe të censuronte disa vepra. Kjo thënie e acaron shumë Wilde. "Si mundet një drejtor gazete të mbështesë teorinë monstruoze sipas së cilës qeveria e një vendi duhet të përdorë censurën mbi letërsinë. Kjo është një teori të cilën unë dhe çdo letrar që njoh, e protestojmë me të gjithë forcën dhe cilido kritik që i duket e arsyeshme kjo teori, është tërësisht i paaftë të kuptojë se cila është letërsia dhe cilat janë të drejtat e saj". Ai e përfundon letrën duke i shkruar: "Tani jam i sigurt, zotëri, se këto sulme ndaj meje dhe librit tim do të marrin fund. Ekzistojnë forma publiciteti që janë të pajustifikueshme". Kur për herë ngjiza idenë për një të ri që e shet shpirtin e vet në këmbim të rinisë së përjetshme - "ide e vjetër në historinë e letërsisë, por së cilës i dhashë një formë të re", thotë Wilde - ndjeu që, nga këndvështrimi estetik do të ishte e vështirë të mbante moralin në vend të dytë. Për shkrimtarin, morali i veprës është shumë i dukshëm. Dhe me të vërtetë, për Oscar Wilde, "Portreti i Dorian Gray", kishte një moral mjaft të qartë: çdo teprim, ashtu si edhe çdo heqje dore prej dëshirave e kënaqësive, sjell ndëshkimin e personit.

Drejtorit të "St. James\‘s Gazette"

25 qershor 1890
Zotëri...Lexova kritikën tuaj mbi tregimin tim "Portreti i Dorian Gray" dhe nuk kam nevojë të them se nuk propozoj të diskutoj mbi meritat apo jo, personalitetin apo mungesën e personalitetit. Anglia është një vend i lirë dhe kritika angleze është krejtësisht e lirë. Ndër të tjera më duhet të pranoj se, për temperament apo për shijet e mia, apo për të dyja këto, jam i paaftë të kuptoj se si çdo vepër arti mund të kritikohet duke u bazuar në moral. Sfera e artit dhe sfera e etikës janë absolutisht të ndara dhe të ndryshme... Ajo për të cilën kundërshtoj me të gjithë forcën time është që ju e keni mbushur qytetin me kartela, në të cilat ishte stampuar me germa kapitale: SHFAQJA E RE PUBLICITARE E MR. OSCAR WILDE; NJث RAST I SHثMTUAR. Nëse shprehja "një rast i shëmtuar" i referohet librit tim, apo pozicionit aktual të qeverisë, këtë unë nuk di ta them. Ajo që ishte një budallallëk dhe sipërfaqësor, ishte përdorimi i termit "publicitet". Mendoj se mund ta them pa shumë mendjemadhësi, se nga të gjithë burrat e Anglisë, ai që ka më pak nevojë për publicitet, jam unë. Nuk mundem më duke e parë veten si objekt publiciteti. Nuk ndiej asgjë teksa e shikoj emrin tim të shtypur në ndonjë gazetë. Kronistët nuk më interesojnë më. Këtë libër, e kam shkruar ekskluzivisht për kënaqësinë time personale dhe të shkruarit e tij më dha shumë prej kësaj ndjesie. Nëse do të bëhet i njohur apo jo, këtë unë e shikoj me mjaft indiferentizëm. Kam frikë zotëri, se publiciteti i vërtetë është artikulli juaj mjaft inteligjent. Publiku anglez, si masë, nuk interesohet për një vepër arti deri në momentin që dëgjon se ajo vepër është imorale, dhe reklama juaj do ta shtojë shumë, dhe për këtë nuk kam asnjë dyshim, shitjen e revistës....
Mbetem shërbyesi juaj i bindur


Oscar Wilde

26 qershor 1890
Zotëri... Të thuash se një libër si ky i imi duhet hedhur në zjarr, është një budallallëk. Ky është një veprim që bëhet vetëm me gazetat. "Autori i librit vijon më tej duke thënë se njësoj si artisti fisnik, konti Tolstoi, edhe unë marr kënaqësi prej subjekteve të rrezikshme. Mbi një thënie të tillë unë mund të përgjigjem kështu: "Arti romantik, merret me përjashtimin dhe me individin. Të mirët i përkasin tipit normal, pra të zakonshmëve dhe artistikisht nuk përbëjnë asnjë interes. Artistikisht, të këqijtë janë një objekt studimi mjaft interesant. Ata përfaqësojnë varietetin, të qenit të çuditshëm. Të mirët janë të arsyeshëm, të këqijtë zgjojnë fantazinë. Kritika juaj, e them këtë sepse dua tju jap një titull onorifik, pohon se personazhet e romanit tim nuk kanë reflektim në jetë; se janë, "tregime të thjeshta, që sbëjnë asnjë kacidhe, të mosekzistencës". E vërtetë. Nëse do të ekzistonin, nuk do tia vlente barra qiranë që unë të shkruaja për ta. Funksioni i artistit është të shpikë dhe jo të raportojë lajme. Njerëz të tillë nuk ekzistojnë. Nëse do të ekzistonin, unë nuk do të shkruaja për ta. Jeta me realizmin e saj, e thajnë vazhdimisht materialin për artin. Kënaqësia supreme në letërsi është të realizojë atë që nuk ekziston. Dhe së fundmi më lejoni tju them se ju, keni riprodhuar në mënyrë gazetareske komedinë "Shumë zhurmë për asgjë"... I shkreti publik, kur të mësojë nga një autoritet kaq i lartë se ky është një libër i lig, do të vrapojë padyshim për ta lexuar. Por, i mjeri, do të mësojë se bëhet fjalë për një histori që e ka një moral. Dhe morali është ky: çdo teprim, ashtu si çdo heqje dore, sjell ndëshkim.
(Gazeta Shqip)
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Oscar Wilde

Aforizma te tij..

“Ai që s’di të mësojë, jep mend”

1-Moderimi është diçka fatale. Asgjë s’është më e suksesshme sesa teprimi. Përvoja nuk ka asnjë vlerë etike: ajo është thjesht emri që njerëzit u japin gabimeve të tyre.

2-Të gjithë ata që s’janë të zotë të mësojnë, japin mend.

3-Tragjedia e plakut nuk është plakja, por rinia.

4-Kam shumë të dëshirë të flas për asgjë. Eshtë e vetmja çështje për të cilën di gjithçka.

5-Sot njohim çmimin e cdo gjëje, por jo vlerën e tyre.

6-Lumturia e një njeriu të martuar varet nga ajo me të cilën nuk është martuar.

7-Shumë pak e kuptojnë sot se në një martesë, dy vetë janë të vetmuar, ndërsa kur janë tre të paktën ke shoqëri.

8-E vetmja mënyrë sjelljeje më një grua është të bësh dashuri me të nëse është e bukur, ose të bësh dashuri me një tjetër nëse është e shëmtuar.

9-Vetëm njerëzit sipërfaqësorë nuk gjykojnë nga paraqitja e jashtme.

10-Sot të rinjtë kujtojnë se paratë janë gjithçka, kur plaken janë të sigurtë për këtë.

11-Publiku është jashtëzakonisht tolerant; fal gjithcka përveç gjenialitetit.

12-Vetëm modernizmi vjetërohet.

13-Unë mund t’i rezistoj gjithçkaje, përveç tundimeve.

14- Grate jane te krijuara vetem per dashuri

15-Mos u besoni ndjenjave te grave para se te martohen

16- Burrat e njohin shume shpejt jeten, grate shume vone

17- Ne themel te marteses qendron keqkuptimi reciprok

18- Grate adhurojne kur bien ne dashuri, por kur humbasin adhurimin e tyre, ato humbasin gjithçka

19- Grate kane nje instikt te cuditshem: enderrojne gjithçka veç asaj qe duhet
 
Pe: Oscar Wilde


Dishepulli

Kur Narcisi vdiq, pellgu i kënaqësisë së tij ndryshoi, nga një
kupë ujrash të ëmbla, në një kupë lotësh të kripur, dhe Oreadat
erdhën me vajtim përmes pyjeve që të mund t’i këndonin pellgut
dhe t’i jepnin pak prehje.
Kur ato panë që pellgu kishte ndryshuar nga një kupë ujrash
të ëmbla, në një kupë ujrash të kripura, ato lëshuan kaçurrelat
e gjelbra të flokëve të tyre, i thirrën pellgut dhe i thanë: „Ne
nuk çuditemi aspak që ti do të vajtoje kësisoj për Narcisin, kaq
i bukur ishte.“
„Pse, Narcisi ishte i bukur?“ tha pellgu.
„E kush do ta dinte më mirë se ti?“ ja pritën Oreadat. „Ai na
kalonte pranë gjithnjë, por ti ishe ai ç’ka kërkonte të gjente
dhe, pasi të shtrihej në brigjet e tua e të shihej tek ti, në pasqyrën
e ujrave të tua ai do të reflektonte bukurinë e vet.“
Dhe pellgu u përgjigj: „Ndërsa unë e doja Narcisin
sepse, kur ai shtrihej mbi brigjet e mia dhe shihej tek unë,
në pasqyrën e syve të tij gjithmonë shihja të reflektohej bukuria
ime.“
 
Pe: Oscar Wilde

Në ditët tona njerëzit nuk i kanë shpëtuar joshjes së kultit të unit ; kur na flasin për të tjerët , përgjithësisht njerëzit këpusin budallësi , kur flasin për vete , gati gjithmonë bëhen interesantë , por , sikur ,të ishte e mundur që , në kohën kur ata zënë e bëhen të bezdisshëm , t'ua mbyllim gojën , siç mbyllet një libër që na ka mërzitur , do të ishte diçka e përkryer...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top