Njeriun e tmerron vetmia

Monique

With or Without u
Honoré de Balzac:

“…Por një gjë dije, ngulite mirë në kokë për sa kohë që ajo arrin të mbajë mend: njeriun e tmerron vetmia. Dhe mes të gjitha llojeve të kësaj vetmie, vetmia morale është më e llahtarshmja.
Eremitët e parë jetonin me Zotin, ata bënin pjesë në botën më të populluar, atë të shpirtrave. Mendimi i parë i njeriut, qoftë ai me lebër apo i burgosur, mëkatar apo ulok, është: të ketë një shok në fatin e tij. Në mënyrë që ai të mund të kënaqë këtë shtysë, e cila përbën vetë jetën, ai ushtron krejt fuqinë, krejt forcën e tij, energjitë e krejt jetës së tij.”

Nga “Vuajtja e shpikësit”
 
Per njerez te zgjuar si @Monique vetmine e kane hapsire reflektimi, eshte nje kure per te.

Per mua, vetmia eshte si nje krimb qe te ha shpirtin ngadale dhe te torturon!
Nuk ka gje me te keqe se ajo, nuk ka gje me te keqe sesa te ndihesh vetem dhe i pavlefshem, te ndihesh i padashur nga askush dhe te kuptosh qe ne te vertete je thjesht nje qenie njerezore qe ke lindur per te vuajtur!
 
Sa mire me njeh :)
Per njerez te zgjuar si @Monique vetmine e kane hapsire reflektimi, eshte nje kure per te.

Per mua, vetmia eshte si nje krimb qe te ha shpirtin ngadale dhe te torturon!
Nuk ka gje me te keqe se ajo, nuk ka gje me te keqe sesa te ndihesh vetem dhe i pavlefshem, te ndihesh i padashur nga askush dhe te kuptosh qe ne te vertete je thjesht nje qenie njerezore qe ke lindur per te vuajtur!
 
Shiko fotografinë 1762891

... ah ky Honore De Balzak.

"Njëriu kurrë nuk është vetëm por shpirti i tijë ndihet i vetmuar"

.. ps.fotoja e bërë tani se po sistemoj podrumin., ju rinija janë romane-lexoni më shumë !
Ohhh sa dashuri me japin kta librat e zverdhur nga vitet e tyre
Kam edhe une disa te tille dhe i ruaj me shume kujdes sepse jane e vetmja trashegimni qe kam nga im ate.
 
Ka ca vite që kam hequr dorë se lexuari., e vetmja arsye është se po mundohen të lexojë jetën e perditshme shkruar nga "Realijetë" ?
 
Njeriu eshte krijese sociale. Vetmia eshte e mire nese din ta perdoresh, te meditosh, te mendosh per nje ceshtje, sepse aty je i vetem, mbreteron qetesia, je ti dhe vetvetja. Ne vetmi, je autokritik, flet me vetveten, dhe nuk mund t'i thuash vetit se e ke me tdrejte kur nuk e ke, sepse ndergjegja nuk ta lejon, ndergjegje te cilen smund ta shprehesh ne realitet prane te tjereve, sepse nuk ta lejon egoja.
 
Mendoj qe ka shume lloje vetmish.
Vetmia e shendetshme eshte ajo kur ti merr kohen me veten,pra kalon kohe me veten ne disa situata,momente priudha kohe.
Mendoj qe vetmia per njerzit qe s`kane njerez te afert,qe s`kane familje,atehere ketu kemi nje vetmi jo te shendetshme per individin qe e perjeton.
Kemi e nje lloj tjeter vetmie,kur per disa arsye apo situata jeta te perplase dhe ana e shoqerise sociale te petaks,dhe kjo eshte vrastare.
Gjithesesi me rendesi qe c`do njeri ta gjej me veten,dhe koha me veten dhe per veten mos ti kthehet ne makthin e nje shpirti te vetmuar.
Sepse nuk eshte asnjehere keshtu.
PErsonalisht e dashuroj vetmine,por ama gjithnje pasi jam e mbushur me dashurine e familjes sime. :))
 
Vetmia si vetëreflektim sjell vetëm rezultate pozitive. Por, linja mes vetmisë dhe izolimit fizik apo shpirtëror ështe shumë e hollë. Shumë pak duhet që të kthehet në nevojë të papërmbushur. Aty fillojnë problemet dhe termi mer kuptim tjetër.
 
Vetmia si vetëreflektim sjell vetëm rezultate pozitive. Por, linja mes vetmisë dhe izolimit fizik apo shpirtëror ështe shumë e hollë. Shumë pak duhet që të kthehet në nevojë të papërmbushur. Aty fillojnë problemet dhe termi mer kuptim tjetër.

Dhe nga ketu fillon rreziku i vetmise, apo te themi me shume ben dem se sa dobi.
 
Më se e saktë.
Dihet se ka edhe faktor social, shëndetësor (fizio/psikologjik), mosha, kultura, etj..
Vetmia më e keqe është kur ndjehesh i vetëm duke qenë i rrethuar me njerëz.....

Me kete fjaline e fundit, ia vendose kapakun ! Rrofsh !!!
 
Më se e saktë.
Dihet se ka edhe faktor social, shëndetësor (fizio/psikologjik), mosha, kultura, etj..
Vetmia më e keqe është kur ndjehesh i vetëm duke qenë i rrethuar me njerëz.....
[Alber Kamy]
...thelbësorja është të mos jesh më i lirë dhe t’i bindesh, në pendim, atij që është më kopuk sesa ti. Kur të jemi të gjithë fajtorë, atëherë do të ketë demokraci. Pa llogaritur i dashur mik, se duhet të hakmerresh ngaqë ke për të vdekur vetëm.
Vdekja është e vetmuar, ndërsa skllavëria është kolektive. Po dhe të tjerët kanë hesapin e tyre, krahas nesh, kjo ka rëndësi. Të gjithë të bashkuar më në fund, mirëpo të gjunjëzuar, dhe, me kokë të ulur.
A nuk është mirë gjithashtu të jetosh me ngjashmërinë e shoqërisë dhe për një gjë të tillë, a nuk duhet që edhe shoqëria të më ngjajë mua? ...
 
Joo :):).
Mua personalisht me ka ndihmuar te kuptoj se cfare dua per veten,si te sheroj shpirtin nga e kaluara:):).
Ky distancim nga te tjeret me ka sherbyer per te zhvilluar intuiten,empatine dhe te shijoj lirine time:):).
Per mua vetmia eshte liri.
 
Vetmia eshte e mire, kur je ti qe e zgjedh ate per nje periudhe te caktuar.
 
Shqetesim nuk eshte kur je vetem dhe relaksohesh ne vetmin tende.por kur je me te tjere dhe te bejne te ndihesh e vetmuar
Une e du vetmin time ajo me ben te ndihem e lire ne shpirt
 
Ne momentin qe njeriu e dashuron vetmine e tij...kohen me veten...me gjithcka do...pa perfshire ketu varesi nga njerez te tjere....quhet i lire totalisht....
 
Plotesisht dakort se njeriun e tmerron vetmia.E kush mund te jetoj vetem dhe te kete benefite nga kjo jete?!
Mund te na duhet vetmia per ore ose dite,per caste reflektimi dhe pak qetesi,por jo per nje periudhe te gjate.
Vetmia te tmerron dhe te grryen shpirtin.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top