“Njerëzit me drama mund të shkruajnë libra”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
“Njerëzit me drama mund të shkruajnë libra”

januhsh.jpg


“Sot nuk po e kujtoja tamam kohën kur ti nuk ishe. Ti vepron si magjistricë mbi mua, prandaj bëj ç‘të të dojë zemra. Sapo u krijua mundësia, falë Parisit, pres me padurim të të shoh. Tani nuk di ç‘të bëj. Me pritjen. Dhe me merakun. E mbi të gjitha, me krizën e ëmbëlsisë që më ka pushtuar. Ndodh të ketë kriza të tilla? Me siguri, duke e quajtur kështu, unë ia hoqa të gjithë bukurinë kësaj ndjenje, gjithçkaje që po ndodh me mua. Do të doja të isha paksa më poetik. Por atëherë nuk do të isha i vërtetë. Këto janë vërtet kriza, si astma ose aritmia. Kur kalon kriza, unë zakonisht dëgjoj muzikë, pi ose lexoj letrat e tua. Ka vajtur puna deri aty, sa të gjitha këto i bëj njëkohësisht: dëgjoj Morrisonin, që ti e do aq shumë, pi birrë meksikane “Desperado” me limon dhe pak tekila dhe lexoj “mega-mejll” nga ti. I kam sistemuar të gjitha letrat e tua elektronike të gjashtë muajve të fundit dhe i lexoj si një mesazh të tejzgjatur. E di ti që gjatë këtyre 180 ditëve më ke shkruar më tepër se 200 herë? Për statistikë, kjo do të thotë më shumë se një e-mail në ditë. Në to ke përdorur 116 herë fjalën “të puth”, megjithëse unë

nuk e di ç‘pamje kanë buzët e tua. Dhe ndihem shumë i kënaqur që s‘është nevoja të të kërkoj të më tregosh për to. Së shpejti do t‘i shoh me sytë e mi. 32 herë ke përdorur fjalën “prek” dhe 81 herë “dua”, por vetëm 8 herë fjalën “kam frikë”. I kontrollova të gjitha këto, duke përdorur programin “Word”, kështu që as që bëhet fjalë për ndonjë gabim. Numërova pikërisht këto fjalë, sepse kohët e fundit mendoj më shpesh për to. Dhe mësova që ti “do” dhjetë herë më shumë nga sa ke frikë. E, megjithëse kjo është vetëm statistikë, unë jam qetësuar. Statistika nuk gënjen. Gënjejnë vetëm ata që merren me statistikë mbase, ti e di ç‘do të bëhet më tej me ne? Me siguri, për shkak të Parisit i kam

këto mendime dhe bëj pyetje kaq dramatike. Kam nevojë të jashtëzakonshme t‘i njësoj marrëdhëniet tona. T‘u jap një emër, kufij dhe korniza të caktuara. Papritur provova dëshirë të di nga cili kufi trishtimi im ka kuptim, kurse gëzimi, arsye. Dua të di gjithashtu deri në ç‘pikë mund të arrij në shpresat e mia. Në përfytyrimet e mia i kam arritur të gjitha.

Kurse tani dua të fle. Kam kënaqësi që, pas disa ëndrrave, ti sërish do të jesh edhe më pranë. Por ti edhe në zhgjëndërr je më pranë. Të përshëndes në Paris! Ah, sa do të doja të fluturoja që tani për tek ti! Ruaje veten. Veçanërisht tani”.

Historia e një dashurie që lind nga fjalët, rrëfehet në subjektin e romanit “Vetmi në rrjet”, të shkrimtarit polak Janush L. Vishnjevski. Vepra është botuar nga shtëpia botuese “Omsca-1” dhe është përkthyer në shqip nga Sokrat Gjerasi. Janush L. Vishnjevski është një nga shkrimtarët më popullorë

bashkëkohorë në Poloni. Pasi mbaroi universitetin, mori gradën e doktorit në informatikë, si dhe në shkencat e natyrës. Banon në Frankfurt mbi Majn, në Gjermani. Me subjektin e romanit “Vetmi në rrjet”, kohët e fundit është realizuar filmi me të njëjtin titull, i cili, si edhe romani, ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm. Sipas kritikës, “Vetmi në rrjet” provon që Vishnjevski ka mundur të arrijë të paarritshmen: Ai ka kuptuar femrën. Atë nuk e habit natyra e ndërlikuar e shpirtit femëror, spontaniteti dhe logjika e sjelljes së saj. Dhe krejt në fund, kur lexon “Vetmi në rrjet”, nuk mund ta besosh se atë e ka shkruar një burrë. Ky roman ka qëndruar për shumë kohë si më i shituri në Poloni dhe Gjermani.

Le ta nisim këtë intervistë me një pyetje për Shqipërinë. اfarë dini për këtë vend dhe letërsinë e saj?


Nuk jam aq i ri sa të mos i kujtoj disa gjëra (dhe aq i moçëm sa t‘i harroj). E tillë është edhe Shqipëria, një kujtim i largët nga kohët e komunizmit. Polonia dhe Shqipëria për një kohë të gjatë kanë bërë pjesë në të njëjtin bllok ekonomik (dhe për disa kohë edhe në Paktin e Varshavës). Ne ishim në njëfarë mënyre “vëllezër socialistë”. Më pas, në vitin 1968, Shqipëria kritikoi ndërhyrjen e rusëve në اekosllovaki dhe “vëllazëria” pushoi së ekzistuari. Në atë kohë, Shqipëria më dukej një vend shumë i pavarur. Unë dëgjoja Radio Tiranën herë pas here dhe madje preferoja edhe cigaret tuaja, e ndërkohë vëzhgoja jo pa njëfarë kurioziteti marrëdhënien tuaj të dashurisë me Kinën. E di që keni një bregdet shumë të bukur, një klimë fantastike dhe luftoni përditë me vështirësitë për t‘u shndërruar në një vend ekonomikisht të rimëkëmbur. ثshtë një situatë e ngjashme me Poloninë, pas zhdukjes së bllokut komunist. Në vitin 1987, u zhvendosa në Gjermani dhe kam ndjekur me vëmendje konfliktet ballkanike, si dhe kam takuar personalisht shumë shqiptarë në Frankfurt mbi Majn, ku edhe aktualisht banoj që prej 21 vitesh. Gjithmonë më ka çuditur pasioni i shqiptarëve për të folur për politikën. Për sa i përket interesit tim për letërsinë shqiptare ai lindi dhe u rrit kur vetë nisa të shkruaj, por të them të vërtetën, i vetmi shkrimtar shqiptar që njoh është Ismail Kadare. Por mendoj se shumë shpejt do të thellohem të njoh edhe personazhe të tjerë të botës letrare shqiptare.

“Vetmi në rrjet” është romani juaj i parë, i përkthyer në gjuhën shqipe. Si lindi historia e këtij libri?

Po, është e vërtetë. ثshtë gjithashtu edhe romani i parë që kam shkruar në jetën time. Në një farë mënyre, është debutimi im në letërsi. Unë kam një doktoraturë në shkencat kompjuterike dhe kimi. Deri në vitin 1989 (në atë kohë isha 44 vjeç) nuk e kam çuar kurrë ndër mend se mund të vinte dita që të shkruaja një roman, por në vitin 1998 pata një periudhë të trishtuar në jetën time dhe ishte ky trishtim që më uli në tryezë dhe më frymëzoi që të shkruaja këtë libër. Ai ishte një lloj psikoanalize. Vepra u botua në Poloni dhe u bë e famshme menjëherë. Pesë vjet më vonë, mbi të u realizua një film gjithashtu i famshëm në Poloni. Duke qenë 44 vjeç dhe njëherazi një shkencëtar, e kuptova që deri atëherë kisha shkruar për atë që dija, jo për atë që ndjeja. Unë kisha nisur të ndjeja shumë dhe ndjeja që ta rrëfeja gjithçka jashtë përmes fjalëve. Dhe ia dola mbanë.

Ka shumë romantizëm në këtë libër. A jeni ju kaq romantik

Nuk e di nëse jam siç ti e quan “romantik”. Sigurisht që jam pak romantik. Lexoj poezi dhe nëse një poemë është shumë prekëse e mësoj përmendësh dhe ndonjëherë qëllon që të qaj në kinema. Shoh edhe ëndrra të bukura teksa dëgjoj Shopenin dhe ndal sa herë për të parë lule të bukura dhe për t‘ua dhuruar ato grave. Nëse mendoni se kjo është romantike atëherë po, jam romantik. Edhe pse meshkujt preferojnë të shohin, dashuria e vërtetë nis nga fjalët. Në fillim të çdo marrëdhënieje janë fjalët. Duket si një fjali e marrë nga Bibla, por është e vërtetë. Edhe në internet gjithçka nis me fjalët. Ne krijojmë një botë tërësisht tonën dhe na pëlqen që të shtiremi ndopak. Kur flasim për pjesën tonë më të mirë, nuk ka asnjë mënyrë që të na nxjerrë në pah ashtu siç jemi të vërtetë. Nëse në anën tjetër ndodhet një person që është në kërkim të këtyre pjesëve të mira që ne ia japim, atëherë nis një marrëdhënie intensive. ثshtë plotësisht e mundur që të biesh në dashuri në internet. Po, po, në dashuri të vërtetë. Ka kërkime shkencore që kanë studiuar trurin e njerëzve që kanë deklaruar se kishin rënë në dashuri dhe që doli se kjo shkencërisht ishte e vërtetë. Disa bien në dashuri në mënyrë virtuale dhe të tjerë në të ashtuquajturën bota reale.

Jakub (personazhi kryesor) është një njeri me një jetë të trishtuar. Përse e keni vizatuar kështu këtë personazh? A mendoni se jeta në thelb është kaq e trishtë sa e tregoni ju?

Unë kam botuar në Poloni dhe në disa vende të tjera gjithsej 11 libra. Të gjitha ata janë cilësuar si “libra të trishtë”. Unë nuk jam dakord me një gjë të tillë. Mendoj se ata janë libra melankolikë, por njëherazi i bëjnë njerëzit edhe të qeshin. Veç kësaj, në përgjithësi jeta është e trishtë.

اfarë është letërsia për ju?

Unë jam disi i veçantë, duke qenë se nuk shkruaj për të jetuar. Tani shkruaj për të jetuar, jo libra, por programe kompjuterike. Për mua letërsia është një lloj largimi nga realiteti nga ana teknike e gjërave dhe mbi të gjitha aspak emocionale. Unë nga ana tjetër i dua emocionet, jetën emocionale. Duke qenë se jam kimist unë i di fare mirë strukturat e molekulave që i shkaktojnë emocionet, por nuk dua të mbetem vetëm te dija, por edhe te ndjenja. Të shkruarit ma jep këtë mundësi.

اfarë është dashuria për një shkrimtar?

Pjesa më e madhe e letërsisë ka të bëjë me një drogë që quhet dashuri. Në fakt, është një drogë e prodhuar në trurin njerëzor në kushte e rrethana të caktuara. Heroina dhe dashuria kanë shumë gjëra të përbashkëta dhe ndaj të dyjave mund të krijosh varësi. Pjesa më e madhe e librave i kushtohen dashurisë dhe veprat më të mirë flasin për dashuritë tragjike. Njerëzit e lumtur nuk kanë kohë të shkruajnë libra. Ata janë të zënë me dashurinë e tyre. Njerëzit që kanë pasur drama mund të shkruajnë, sepse kanë nevojën e të thënit të gjërave.

Cilët janë autorët që kanë ndikuar në rritjen tuaj letrare. Po autorët që ju lexoni tani?


Lexoj rregullisht Remarkun. Një vit pa Remarkun është një vit i humbur për mua. Unë e di “Harkun e Triumfit” thuajse përmendësh. Lexoj shpesh edhe Coetzee, autor që më përcjell të njëjtat emocione të forta si edhe librat e Remarkut. Kam lexuar Doris Lessing, shumë më parë se të merrte çmimin “Nobel”. Nga ana tjetër lexoj shumë edhe libra shkencorë ose fantastiko-shkencorë. Preferoj të lexoj libra pas të cilëve nis e ndihem më inteligjent.

Ka shumë kritikë sot që mendojnë se letërsia po dominohet nga librat e quajtur “të lehtë”, ose ndryshe “letërsia rozë”. Ju ku i rendisni librat që shkruani?

Do të thosha se librat e mi kategorizohen në të ashtuquajturën “letërsi popullore”, por në fakt nuk janë bash të tillë. Fjala “popullore” në të gjitha vendet perëndimore nuk e di se për çfarë arsyeje ka një kuptim negativ. Kam të drejtë ta them një gjë të tillë, duke qenë se kam jetuar në dy botë, në atë të Lindjes dhe në atë të Perëndimit.

Le të flasim pak për letërsinë në Poloni? اfarë mund të na thoni për të?

Kjo është një pyetje e vështirë për t‘iu përgjigjur në disa rreshta. Unë jetoj në Gjermani dhe botoj në Poloni. Publikimet në këtë vend janë diçka më ndryshe. Libraritë mbushen me libra të rinj çdo muaj. Polonia është një komb që lexon (jo aq shumë sa në Rusi, por lexon). Dyqanet e shumta kanë shkaktuar një garë mes shtëpive publikuese për të marrë të drejtën e blerjes. Publikimet kanë lëvizur tashmë nga analizat historike mbi kohën e komunizmit, duke ia lënë vendin përshkrimeve moderne të një bote kapitaliste.

Emrat e disa prej shkrimtarëve më të njohur polak?

Hmmm. Vështirë të thuash. Do të thosha: Leszek, Kocakowski, Jerzy Pilch, Olga Tokarczuk, Pawe Huelle. Këta janë emrat që më erdhën ndër mend për momentin.

اfarë jeni duke shkruar tani?

Sapo kam mbaruar diçka për të cilën jam shumë krenar. Askush nuk e pret një gjë të tillë prej meje në Poloni, por edhe gjetkë. Ja përse këto kohë jam paksa nervoz. Kam shkruar një përrallë për fëmijë. Nuk është një përrallë e thjeshtë dhe e zakonshme, por një përrallë fantastiko-shkencore. Unë përpiqem që të shpjegoj universin dhe zanafillën e tij. Diskutoj për vrimat e zeza dhe relativitetin. Veç kësaj, shkruaj një kolonë të përmuajshme në një nga revistat më të mëdha polake, PANI. Këto kolona do t‘i përmbledh në një libër. Ndërkaq po punoj edhe për një roman. Lexuesit prej kohësh nuk kanë marrë një roman prej meje. Këtë herë po rikthehem në kohën e luftës në Amerikë dhe në Gjermani. ثshtë një histori dashurie që pretendon të ilustrojë fatet e njerëzve në një kohë të vështirë.

Cili është raporti juaj me kritikët? Dhe çfarë mendoni për rolin e saj sot?

Nuk ua vë shumë veshin kritikëve. Nuk kam arsye përse. Për librat e mi ka mendime të ndryshme. Disa kritikë i pëlqejnë, të tjerë i urrejnë. Mendoj se disa kritikë janë shkrimtarë të dështuar, por që duan me çdo kusht të shajnë. Një miku im, një shkrimtar i vërtetë, dhe jo si unë, thotë se ai nuk sheh ndonjë ndryshim të madh mes kritikëve dhe impotentëve: të dy dinë si ta bëjnë, por nuk e bëjnë dot.

A mund të na jepni ndonjë këshillë për një shkrimtar të ri. اfarë duhet të bëjë ai që të shkruajë?

Thjesht të shkruajë atë që ndjen, sheh, percepton.

Shkruaji menjëherë, mos lë gjë të të ikë.

Më pas mendo për to dhe krijo një histori rreth asaj që ke parë.

Harro se në letërsi ekzistojnë kolosë të tillë si Tolstoi, Dostojevski, apo Xhois.

Harro se ato që ti shkruan mund të mos u interesojnë të tjerëve.

Harro që nuk mund të shkruash.

Harro se ekzistojnë lexues dhe mendo vetëm për vete.

Hap një shishe me verë.

Lexo ndonjë poezi për të ardhur në një gjendje melankolie.

Vendos një CD bluz (BB King do të ishte më i miri)

Hidh vështrimin te faqja e bardhë që ke përpara dhe shkruaj fjalinë e parë. Mos harro të ngresh një dolli me verë për këtë hap të parë të rëndësishëm.

Më pas vazhdo me kuriozitet të zbulosh se çfarë do të vijë më pas. Si një lexues kureshtar vazhdo të kalosh nga faqja në faqe për të parë se çfarë u ndodh personazheve. Nëse vazhdon të të pëlqejë dhe të kthesh faqet, atëherë je në rrugë të mbarë.
perg;Alda Bardhyli

(gazeta-Shqip.com)
 
Ne lidhje me artin e shkrimit, do te thoja se eshte pasuri per te gjithe ata qe dine te hedhin shtruar mendimet e tyre ne menyre te paster ne cfaredolloj formati. Me la mbresa pjesa "shkencore" e shkrimtarit. Eshte tipike e meshkujve vetia per te cilesuar sasine e çdo parametri. Ka edhe nje fryme romanticizmi ne kete lloj praktike. Do ishte mrekulli sikur kjo teme te ishte motiv debati konstruktiv per te shfaqur mendimet midis paleve (femer-mashkull).
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top