“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”

Leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës!​


Idro-Montanelli-905x395.jpg
Deri diku nga 2014 ka patur tre-katër burra të medias që kanë qenë si ishuj të vegjël lirie. Sot nuk janë më. Ndonjë nuk është më as në jetë. Liria ishte shkaku pse ata nuk kanë qenë të kamur në atë masë që meriton statusi i tyre social. Të tjerë, ama, që gjithashtu i drejtohen rregullisht nga ‘ballkonet’ e medias opinionit publik në Shqipëri, janë majmur mirë.

Lista e rrogave e rrjedhur ditët e fundit në publik, e dëshmon këtë.

Kjo historia e kamjes së disave në komunitetin e medias dhe skamjes si haraç për ata që zgjedhin lirinë të kujton historinë e Senekës.

Filozofët e dikurshëm kanë qenë ose mësues shkolle që fitonin aq sa për të jetuar ose bufonë që mbaheshin me rrogë nga pasanikët qejflij. Disa madje, ishin edhe skllevër. Se ç’dilte prej tyre kur “u shkonin punët mirë” këtë na e tregon pikërisht shembulli i zotit Seneka.

Ky stoik që predikonte virtytin dhe përkorjen ishte kryeintriganti i oborrit të Neronit (në oborrin e Neronit nuk mund të bëhej pa servilizëm). Ai kishte shkëputur nga Neroni dhurata në të holla, prona, kopshte, dhe ndonëse predikonte varfërinë e Llazarit të ungjillit, në të vërtetë ishte si pasaniku i së njëjtës parabolë.
Vetëm kur Neroni u mat ta zinte për gryke, ai iu lut perandorit që t’ia merrte përsëri të gjitha dhuratat, sepse atij i mjaftonte… filozofia.

Në të vërtetë kanë qenë në çdo epokë dhe në çdo vend, të rrallë ata që fshikullojnë pa interesa pushtetarët apo bashkëkohësit e degjeneruar. Do ishim me fat po të kishim ende ndonjë.

Gazetari i shquar italian, Indro Montaneli, në leksionin e tij të fundit për gazetarinë, mbajtur në Universitetin e Torinos, në 12 maj 1997, thotë:

“Po, ne jemi përherë të paguar pak, sepse ky zanat nuk bëhet për lekë. Përkundrazi, në rast se takoni një gazetar të pasur, mos e besoni! Gazetaria nuk të çon në pasurim, mund të të çojë në një nivel mirëqenie, për hir të së vërtetës. Unë nuk ankohem, kam aq sa më mjafton, bile edhe ca më shumë për të jetuar mirë.
Leksioni i plotë i Montanellit mund të lexohet duke klikuar KËTU

Gazeta Tema
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top