Nis krisja e opozitës? Ristani flet troç: Do doja që PD ta merrte pushtetin e vetme, pa LSI

Nis krisja e opozitës? Ristani flet troç: Do doja që PD ta merrte pushtetin e vetme, pa LSI​

1601656477685.png
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani ka deklaruar hapur se do të donte që në zgjedhjet e ardhshme Partia Demokratike ta merrte e vetme pushtetin duke nënkuptuar se koalicioni me LSI nuk është aq i dëshiruar.


"Unë besoj se kjo është pjesë e lojës demokratike dhe mënyrës si operojnë palët në një fushë parazgjedhore. Do kisha preferuar që PD ta merrte e vetme pushtetin por s'ka asgjë të keqe që forcat të bashkëveprojnë me njëra- tjetrën. Këtu nuk bëhet fjalë për aleancën e qelbësirave që u bë kur donin të rrëzonin Sali Berishën. Kjo është një aleancë politike që bashkëpunojnë për të bërë më të mirën.
Por ne nuk i përkasasim të njëjtës familje. Atë ai përkasin Partisë Socialiste, ne jo. Është normale që politika të bashkëpunojë për një koalicion legjitim. Kjo nuk ngjan me aleancën e qelbësirave",
tha Ristani.


Arben Ristani ka folur për marrëdhënien e tij me kreun demokrat Lulzim Basha, dhe rikthimin e tij në parti pas "krisjes" që pati mes tyre.

Ristani ka thënë se nuk e quan veten ushtar rreshti dhe se mund të flasë kur mendon se diçka nuk po shkon si duhet dhe se mund të bëhet edhe më mirë.
b:g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top