Nexhmije Hoxha varroset në krah të Enverit, mungojnë i biri dhe mikeshat e ngushta. Indinjatë gjatë ceremonisë mortore, u vu re se…

Hera

Έτερος εγώ
Nexhmije Hoxha varroset në krah të Enverit, mungojnë i biri dhe mikeshat e ngushta. Indinjatë gjatë ceremonisë mortore, u vu re se…

lg.php

lg.php

lg.php

lg.php

lg.php

pjimage-74.jpg
Për tri orë me radhë u zhvilluan dje në Tiranë homazhet për të përcjellë në banesën e fundit Nexhmije Hoxhën, të venë e diktatorit Enver Hoxha.

Në praninë e dhjetëra qytetarëve e miqve të saj, ceremonia mortore u zhvendos në varrezat e Sharrës, ku i ishte rezervuar një vend në krahë të të shoqit. Mungoi në këtë ndarje të fundit i biri, Sokoli, me të shoqen Liljanën, dhe po ashtu mikeshat e ngushta të Nexhmijes, me të cilat ndau pushtetin për dekada.
I vetmi që ka folur për jetën dhe veprën e Hoxhës, ka qenë Gjik Kurtiqi, aktualisht sekretar i Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
nexhmija-ceremonia6.jpg
Tre kryetarët e partive komuniste, PPSH-së, Partisë “8 Nëntori” dhe Partisë Komuniste Shqiptare, respektivisht, Bardhi Azisi, Preng Cuni dhe Marko Dajti, të pranishëm në ceremoni, shprehën indinjatën e tyre për mungesën e ish-zyrtarëve të lartë të nomenklaturës komuniste në përcjelljen e gruas së Enver Hoxhës.
Madje, aty për aty, vunë në dukje disa nga emrat e tyre. Ata e vlerësuan të pajustifikuar mungesën e Vito Kapos, Lenka Çukos, Themie Thomait e Tefta Camit në lamtumirën e Hoxhës, e cila, veç të tjerave, ka shënjuar dhe karrierën e tyre, në krye të nomenklaturës komuniste.
E vërteta është se në ceremoninë mortore të së vesë së diktatorit nuk u shfaq asnjë nga ish-zyrtarët e lartë të kupolës së dikurshme.
nexhmija-ceremonia8.jpg
Akoma më indinjuese për të pranishmit ishte mungesa e Sokolit, djalit të Hoxhës me të shoqen, të cilët, siç u mësua aty, kishin 15 vite që ishin ndarë me familjen e Enverit. Në përcjelljen e Hoxhës morën pjesë dhe një grup të moshuarish nga Kosova dhe Dibra e Madhe, që u shfaqën me flamurin kombëtar dhe portretin e Enverit në duar.
Gjatë gjithë kohës familjarët u përkujdesën t’i qëndrojnë larg medias dhe komenteve gjithëfarëllojëshe të të pranishmëve.
Nexhmije Hoxha u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 99-vjeçare, në banesën e saj në Laprakë të Tiranës. Qysh me krijimin e Partisë Komuniste shqiptare, ajo ka qenë e zgjedhur në organet e larta të saj, ndërkohë që për shumë vite ka kryer detyrën e drejtorit të Institutit të Studimeve Marksiste Leniniste. Si njeriu dhe bashkëpunëtori më i afërt i shefit të regjimit, në periudhën postkomuniste është akuzuar për ndikimin e saj në krimet e diktaturës./PANORAMA
nexhmija-ceremonia10.jpgnexhmija-ceremonia9.jpgnexhmija-ceremonia8.jpgnexhmija-ceremonia1.jpgnexhmija-ceremonia2.jpgnexhmija-ceremonia3.jpgnexhmija-ceremonia4.jpg



panorama
 

Attachments

  • pjimage-74.jpg
    pjimage-74.jpg
    79.8 KB · Shikime: 0
  • nexhmija-ceremonia6.jpg
    nexhmija-ceremonia6.jpg
    109.5 KB · Shikime: 0
  • nexhmija-ceremonia8.jpg
    nexhmija-ceremonia8.jpg
    148 KB · Shikime: 0
  • nexhmija-ceremonia10.jpg
    nexhmija-ceremonia10.jpg
    85.3 KB · Shikime: 0
  • nexhmija-ceremonia9.jpg
    nexhmija-ceremonia9.jpg
    116.6 KB · Shikime: 0
  • nexhmija-ceremonia8.jpg
    nexhmija-ceremonia8.jpg
    148 KB · Shikime: 0
  • nexhmija-ceremonia1.jpg
    nexhmija-ceremonia1.jpg
    107.2 KB · Shikime: 0
  • nexhmija-ceremonia2.jpg
    nexhmija-ceremonia2.jpg
    99.3 KB · Shikime: 0
  • nexhmija-ceremonia3.jpg
    nexhmija-ceremonia3.jpg
    109.3 KB · Shikime: 0
  • nexhmija-ceremonia4.jpg
    nexhmija-ceremonia4.jpg
    111.6 KB · Shikime: 0
Meqe paska mungu i biri,e ben me te mir !!femi te diktatorit,kta nuk e kan meritu te jetojn ne shqiperi..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top