New York Times: Shqipja, ndër tri gjuhët më të vjetra në botë

Guest2

Antarë i Respektuar
ee_cropped-696x522-1-1-696x430-1-750x450-1-696x418.jpg
Sipas një studimi “New York Times” rendit armenishten si gjuhën e parë më të vjetër në botë, e dyta është greqishtja, e më pas vjen shqipja, prej nga rrjedhin shumë gjuhë të tjera.
Ndikimi i gjuhës shqipe në gjuhët e tjera në rajon, dhe pohimet se shqipja është gjuha më e vjetër vazhdojnë të jenë temë diskutimi dhe debati në Ballkan. Kjo për shkak se teoria përmban implikime të shumta etnike dhe politike dhe ushtron një ndikim të mundshëm në pretendimet e shteteve moderne për territore të kontestuara.
Sipas gazetës prestigjioze amerikane “New York Times”, gjuha shqipe radhitet në mesin e 3 gjuhëve më të vjetra të botës. Në studimin e publikuar dje dhe të përhapur rrufeshëm në të gjitha sitet online, paraqiten fakte se gjuha shqipe është ndër gjuhët më të vjetra të botës, madje si gjuhë është praktikuar që në kohën e Greqisë së lashtë.
“New York Times” rendit armenishten si gjuhën e parë më të vjetër në botë, e dyta është greqishtja, e më pas vjen shqipja, prej nga rrjedhin shumë gjuhë të tjera. Në fakt, kjo ka qenë tezë për shumë albanologë shqiptarë, të cilët gjithnjë kanë argumentuar se gjuha shqipe burimin e ka në gjuhen indoevropiane, e cila ka gjetur përdorim që në kohën para lindjes së Krishtit, respektivisht para epokës së re.
Si argument mbështetës të asaj që pohon në studimin e saj prestigjiozja “New York Times”, po u referohemi më poshtë kërkimeve shkencore nga të huajt që dalin në këto konkluzione shumë më herët. Në shekujt XIX dhe XX, shkenca e gjuhësisë krahasuese bëri të mundur që studiuesit të përcaktonin origjinën e gjuhës shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhët e tjera indoevropiane. Të shumtë ishin shkencëtarët që bënë emër në këtë drejtim, ku mund të përmendim filologun Gotfrik Lajbnik (1646-1717), i cili deklaroi se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja. Hans Tunman pak më vonë (1746-1778), historian suedez, profesor në Universitetin e Halles të Gjermanisë, ishte albanologu i parë që studioi shkencërisht origjinën e gjuhës shqipe. Ai bëri kërkime në burimet greke, latine, bizante dhe studioi fjalorin tregjuhësh sllav-grek-shqip të Theodhor Kavaliotit të vitit 1770.
Hans Tunman arriti në përfundimin se, shqiptarët janë vazhdues autoktonë të popullsisë së lashtë ilire, që as u romanizua dhe as u asimilua nga dyndjet e mëvonshme.
Johan Fon Han, 1811-1869, austriak i diplomuar për drejtësi në Universitetin e Haidelbergut, i cili shërbeu si gjykatës i shtetit të ri grek, dhe më vonë si nënkonsull në Janinë, iu fut studimeve të gjuhës shqipe bashkë me mendjendriturin, gjuhëtarin shqiptar, Kostandin Kristoforidhi. Botoi tri vëllime ‘Studime shqiptare mbi kulturën, gjuhën dhe historinë’ dhe nxori përfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja.
Franc Bop 1791-1867, profesor i Universitetit të Berlinit dhe themeluesi kryesor i gjuhësisë së krahasuar historike indoeuropiane, botoi në vitin 1854 veprën e tij dhe nxori përfundimin se shqipja bën pjesë në familjen indoevropiane dhe është gjuhë e veçantë pa simotër gjuhë tjetër. Dhimitër Kamarda, filolog italian me origjinë shqiptare, botoi veprën ‘Një ese e gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe’ më 1864, ku vërtetoi me dokumente lashtësinë e gjuhës shqipe si një gjuhë ndër më të vjetrat në botë. Gustav Majer, 1850-1900, profesor austriak në Universitetin e Gracit, anëtar i Akademisë së Shkencave të Vjenës, i cili u specializua në fushën e studimit të gjuhëve shqipe, greke dhe turke, botoi librin ‘Mbi pozitën e gjuhës shqipe në rrethin e gjuhëve indoevropiane’ në vitin 1883, që më vonë u pasua me 8 vëllime shkencore mbi historinë, gjuhën, poezinë, përrallat popullore shqipe dhe ngulmimet e arbëreshëve në Itali dhe Greqi.
KultPlus.com
 
Attachments

  • ee_cropped-696x522-1-1-696x430-1-750x450-1-696x418.jpg

    74.7 KB · Shikime: 0

Sa popull fatkeq jemi, gjuha,kultura dhe historia na ka ngele ne duart e kundershtarve gjithnje.
Dhe ata normal jane kujdesur ta shkaterrojne ta sakatepsin.
Normalisht qe shqipja eshe nje nder gjuhet me te vjetra ne bote.
 
Historia dhe kombi yne kur nuk u shkaterrua dhe u shpërbë atehere kur ishim te pushtuar ne 4 anet e kufijve te trojeve shqiptare, sot ska shanse te shkaterrohet. Perkundrazi me gjithe problemet qe kemi dalengadale po behemi me te forte se kurre dhe faktor kryesor ne ballkan. Duke u forcuar dhe zhvilluar avash avash edhe historia e Shqiptarve, gjuha, kultura dhe e verteta do dalin ne pah per t'gjithe armiqte tane qe nder shekuj kane punuar fort qe ne te shuhemi si komb.
 
ee_cropped-696x522-1-1-696x430-1-750x450-1-696x418.jpg
Sipas një studimi “New York Times” rendit armenishten si gjuhën e parë më të vjetër në botë, e dyta është greqishtja, e më pas vjen shqipja, prej nga rrjedhin shumë gjuhë të tjera.
Ndikimi i gjuhës shqipe në gjuhët e tjera në rajon, dhe pohimet se shqipja është gjuha më e vjetër vazhdojnë të jenë temë diskutimi dhe debati në Ballkan. Kjo për shkak se teoria përmban implikime të shumta etnike dhe politike dhe ushtron një ndikim të mundshëm në pretendimet e shteteve moderne për territore të kontestuara.
Sipas gazetës prestigjioze amerikane “New York Times”, gjuha shqipe radhitet në mesin e 3 gjuhëve më të vjetra të botës. Në studimin e publikuar dje dhe të përhapur rrufeshëm në të gjitha sitet online, paraqiten fakte se gjuha shqipe është ndër gjuhët më të vjetra të botës, madje si gjuhë është praktikuar që në kohën e Greqisë së lashtë.
“New York Times” rendit armenishten si gjuhën e parë më të vjetër në botë, e dyta është greqishtja, e më pas vjen shqipja, prej nga rrjedhin shumë gjuhë të tjera. Në fakt, kjo ka qenë tezë për shumë albanologë shqiptarë, të cilët gjithnjë kanë argumentuar se gjuha shqipe burimin e ka në gjuhen indoevropiane, e cila ka gjetur përdorim që në kohën para lindjes së Krishtit, respektivisht para epokës së re.
Si argument mbështetës të asaj që pohon në studimin e saj prestigjiozja “New York Times”, po u referohemi më poshtë kërkimeve shkencore nga të huajt që dalin në këto konkluzione shumë më herët. Në shekujt XIX dhe XX, shkenca e gjuhësisë krahasuese bëri të mundur që studiuesit të përcaktonin origjinën e gjuhës shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhët e tjera indoevropiane. Të shumtë ishin shkencëtarët që bënë emër në këtë drejtim, ku mund të përmendim filologun Gotfrik Lajbnik (1646-1717), i cili deklaroi se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja. Hans Tunman pak më vonë (1746-1778), historian suedez, profesor në Universitetin e Halles të Gjermanisë, ishte albanologu i parë që studioi shkencërisht origjinën e gjuhës shqipe. Ai bëri kërkime në burimet greke, latine, bizante dhe studioi fjalorin tregjuhësh sllav-grek-shqip të Theodhor Kavaliotit të vitit 1770.
Hans Tunman arriti në përfundimin se, shqiptarët janë vazhdues autoktonë të popullsisë së lashtë ilire, që as u romanizua dhe as u asimilua nga dyndjet e mëvonshme.
Johan Fon Han, 1811-1869, austriak i diplomuar për drejtësi në Universitetin e Haidelbergut, i cili shërbeu si gjykatës i shtetit të ri grek, dhe më vonë si nënkonsull në Janinë, iu fut studimeve të gjuhës shqipe bashkë me mendjendriturin, gjuhëtarin shqiptar, Kostandin Kristoforidhi. Botoi tri vëllime ‘Studime shqiptare mbi kulturën, gjuhën dhe historinë’ dhe nxori përfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja.
Franc Bop 1791-1867, profesor i Universitetit të Berlinit dhe themeluesi kryesor i gjuhësisë së krahasuar historike indoeuropiane, botoi në vitin 1854 veprën e tij dhe nxori përfundimin se shqipja bën pjesë në familjen indoevropiane dhe është gjuhë e veçantë pa simotër gjuhë tjetër. Dhimitër Kamarda, filolog italian me origjinë shqiptare, botoi veprën ‘Një ese e gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe’ më 1864, ku vërtetoi me dokumente lashtësinë e gjuhës shqipe si një gjuhë ndër më të vjetrat në botë. Gustav Majer, 1850-1900, profesor austriak në Universitetin e Gracit, anëtar i Akademisë së Shkencave të Vjenës, i cili u specializua në fushën e studimit të gjuhëve shqipe, greke dhe turke, botoi librin ‘Mbi pozitën e gjuhës shqipe në rrethin e gjuhëve indoevropiane’ në vitin 1883, që më vonë u pasua me 8 vëllime shkencore mbi historinë, gjuhën, poezinë, përrallat popullore shqipe dhe ngulmimet e arbëreshëve në Itali dhe Greqi.
KultPlus.com

Tingellon si lajm fallco. Si mund te dalin studjuesit ne perfundimin, bje fjala, se shqipja eshte me e vjeter se Gjermanishtja? As njera dhe as tjetra nuk jane shkruar ne lashtesi, ndaj s'kemi se si t'i krahasojm.

Poashtu, ajo qe me ben te dyshoj te ky artikull eshte se nje studjues i kujdesshem s'ka se si te dali ne perfundimin se Greqishtja eshte me e vjeter se Shqipja. Iliret/pellazget jane grupi etnogjuhesor me i vjeter ne Ballkan. Ndersa Greket e ardhur rreth fundit te epokes se bronxit jane perzier me pellazget vendas dhe rrjedhimisht gjuha greke duhet te kete huazuar shume fjale nga pellazgishtja/ilirishtja. Ndaj s'ka se si te jete me e vjeter se gjuha jone.
 
Attachments

  • ee_cropped-696x522-1-1-696x430-1-750x450-1-696x418.jpg
    ee_cropped-696x522-1-1-696x430-1-750x450-1-696x418.jpg
    74.7 KB · Shikime: 0
  • ee_cropped-696x522-1-1-696x430-1-750x450-1-696x418.jpg
    ee_cropped-696x522-1-1-696x430-1-750x450-1-696x418.jpg
    74.7 KB · Shikime: 0
Artikulli i mesiperm nuk ka logjik as ne argumentet qe jep. Shembujt e studimeve qe lidhin shqipen me ilirishten nuk jane te mjaftueshem per te vertetuar se shqipja eshte nje nder gjuhet me te vjetra ne bote sepse ashtu i bje qe shumica dermuese e gjuheve boterore jane me pak se 2000 vjecare. Autori i shkrimit tallet me lexuesin.

Artikulli ka edhe pasaktesi te tjera por do ishte shpenzim kohe te merrem me tej me te.

Autori i shkrimit tallet me lexuesin, dhe paralelisht perhap idene e pasakte se greqishtja eshte me e lashte se shqipja.
 
Po në cilin numër rendor radhitet shqipja?
 
Teuta Llalla
Shqipja - gjuha që lindi gjuhët indo-europiane

Nga pellazgjishtja në ilirishte dhe në shqipe u trashëgua dhe u ruajtë gjuha më e vjetër e Europës - (shih më poshtë figurën e gjuhëve)

Në kohën parahistorike, pra shumë në lashtësi njerzit mereshin vesh me anë të veprimeve dhe shenjave. Kështu lindi nevoja për komunikim me anë të një gjuhe të përbashkët. Dhe filluan të lindin gjuhët e para. Por, cila është gjuha e parë indoeuropiane?
Nga shumë historian të huaj dhe shqiptar jemi njohur se mund të jenë gjuha latine dhe gjuha greke !? Mirëpo nuk është e vërtet se latinishtia dhe greqishtja janë gjuhët e para indoeuropiane; tashmë është vërtetuar me argumente të forta se gjuha shqipe është gjuha mëmë indoevropiane.
Por lindë pyetja me të drejtë, se në gjuhën shqipe nuk është gjetur asnjë dokument i vjetër historik.?
Ku e kemi zanafillën! Mos vallë jemi ne pasardhë të tyre që janë quajtur grekë të lashtë, që në të vërtetë ishin pallazgjik ose shqiptarët!
Në ndihmë për të vërtetuar vjetërsin e gjuhës dhe historisë na erdhën ‘’Arqeologjët’’.
Arqeologjët gërmojnë për të gjetur vendbanime të lashta e varre, me qëllim që të zbulojnë teknikën e ndërtimit të tyre, mbledhin vegla pune, armë, sende shtëpiake, monerdha, stoli etj. Dhe shkencëtarët na zbulojnë kohës që i përkasin dhe popullatës. Këto bëjnë të mundur që të njohim veprimtaritë shoqërore dhe fetare të popullatës para zbulimit të shkrimit.
Po pse nuk u shkruajt gjuha shqipe ashtu si latinishtja dhe greqishtja?
Sot dhe dje në lashtësi letrarët dhe priftërinjt u interesonte latinishtja dhe greqishtja, që janë gjuhë letrare dhe diturore.
Kështu që dijetarët e lashtë grekë dhe romakë shkruajtën për ato ngjarje të kohës që ata mund ti vërtetonin dhe ti ruanin për brezat e tyre të ardhshëm.
Fatkeqësisht, shqiptarët e lashtë nuk lanë absolutisht asgjë të shkruar, as letërsi, madje as edhe një mbishkrim. Në ndihmë pra siç e thash na erdhën arqeologjët. Kërkimet e tyre kanë nxjerrë nga toka poçeri qeramike, armë guri, bronzi, hekuri, gurë të çmuar etj.
Dhe këto të gjitha na ndihmojnë të rindërtojmë kulturën parahistorike.
Kurse shkencëtarët e gjuhës na kanë bërë të njohim të fshehtat e gjuhëve, sepse analiza gjuhësore mund të ndjekë një gjuhë të shkruar që nga fillesat e saj më të herëshme, dhe të zbulojmë lidhjet e saj me gjuhët e tjera dhe me burimin familjar të përbashkët.
Pra gjuha njihet si një nga karakteristikat themelore të një indentitetit etnik të një populli. Fjala ‘’Gjuhësi’’ është përkufizuar si studim i ligjërrimit njerzor. Aspekte të rëndësishme të një studimi të gjuhës janë; ‘’Klasifikimi i tingujve të gjuhës së folur, fjalë formimi, duke përfshirë gjininë, rrënjën, kompozimi, përkufizimi i saktë i fjalëve, renditja e duhur e fjalëve brenda një fjalie, gjurmimi i prejardhjes së një fjalie në gjuhën e origjinës, zhvillimi dhe ndryshimi i fjalës nëpërmes viteve, si dhe transpetimi i fjalës nga një gjuhë në tjetrën’’.
Në këtë aspekt, studimi historik i një gjuhe në proçesin e ndryshimit nëpër vite e zgjidh ‘’Arqeologjia’’ duke hedhur dritë mbi një kulturë parahistorike.
Ashtu si në Arqeologji edhe në kërkimet shkencore të gjuhës shqipe u morrën të huajt dhe jo vetë shqiptarët. Sepse shqiptarve u duhet të mbroheshin nga pushtuesit e ndryshëm dhe nuk e linin të tjerët që të diturohej.
Nga shekulli 19 dhe 20 shkenca e gjuhësis krahasuese bëri të mundur që studiuesit të përcaktonin origjinën e gjuhës shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhët e tjera indoeuropjane.
Disa nga studiuesit e gjuhëve të europës kanë thënë për gjuhën shqipe mbas shumë vite studimi.
Gotfrik Lajbnik 1646-1717, ishte filolog dhe deklaroi ‘’se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja’’.
Hans Tunman 1746-1778, historian suedez profesor në Universitetin e Halles të Gjermanisë, ishte albanologji i parë, që studioi shkencërisht origjininën e gjuhës së popullit shqiptar. Ai bëri kërkime në burrimet greke, latine, bizante dhe studioi fjalorin tre gjuhësh, sllav, grek dhe shqip të Theodhor Kavaliotit të vitit 1770.
Hans Tunman arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhdues autokton të popullsisë së lashtë ilire, që as u romanizuan e as u asimiluan nga dyndjet e mëvonshme.
Johan Fon Han 1811-1869, austriak i diplomuar për drejtësi në Universitetin e Haidelbergut, i cili shërbeu si gjykatës i shtetit të ri grek, dhe më vonë si nënkonsull në Janinë, Johani iu fut studimeve të gjuhës shqipe bashkë me të ndriturin gjuhëtarin shqiptar Kostandin Kristoforidhin.
Botoi tre vëllime ‘’Studime shqiptare mbi kulturën, gjuhën dhe historinë’’ Duke nxjerrë përfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja.
Franc Bop 1791-1867, profesor i Universitetit të Berlinit dhe themeluesi kryesor i gjuhësisë së krahasuar historike indoeuropjane.
Botoi në vitin 1854 veprën e tij dhe nxorri përfundimin se shqipja bënë pjesë në familjen indoeuropjane dhe është gjuhë e veçantë pa simotër gjuhë tjetër.
Dhimitër Kamarda filolog italian me origjinë shqiptare botoi veprën ’’Një ese e gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe’’ më 1864, vërtetoi me dokumenta lashtësinë e gjuhës shqipe. Si një gjuhë ndër më të vjetra në botë.
Gustav Majer 1850-1900, profesor austriak në Universitetin e Gracit, antar i akademisë së shkencave të Vjenës, i cili u specializua në fushën e studimit të gjuhëve shqipe, greke dhe turke. Botoi librin ‘’Mbi pozitën e gjuhës shqipe në rrethin e gjuhëve indoeuropjane’’ në vitin 1883, që më vonë u pasua me 8 vëllime shkencore mbi historinë, gjuhën, poezinë, përrallat popullore shqipe dhe ngulmimet e arbëreshëve në Itali dhe Greqi.
Eduard Shnejder një studiues francez që shërbeu në qeverinë osmane të Shkodrës, shtoi në librin e tij për ‘’Pellazgjët dhe pasardhësit e tyre,, më 1894, një leksion i hollësishëm teknik, ku gjuha shqipe paraqitet si ‘’tingëllimi më i pastër e më besnik i gjuhës pellazgje’’.
Holder Pedersen 1867-1953, danez i cili punoi 35 vjet si profesor i gjuhësisë së krahasuese indoeuropjane në Universitetin e Kopenhagës. Për 35 vjet me rradhë botoi një varg punimesh shkencore mbi gjuhën shqipe, duke dhënë analiza të vleshme. Gjithashtu mblodhi e botoi folklorin shqiptar.
Norbert Jokli 18877-1942, gjuhëtar austriak me origjinë gjermano-çifute, biblotekar në Universitetin e Vjenës i kushtoi gjithë jetën studimeve të gjuhës shqipe. Para se të fillonte lufta e dytë botërore, atë e ftuan tu mësonte albanologjinë studiuesve shqiptar, mirëpo vdekja e tij në një kamp përqëndrimi nazist e privoi Shqipninë nga shërbimet e këtij studiuesi të madh.
Zef Skiroi 1865-1927, filolog i shquar italian me origjinë shqiptare bashkë me, Joklin dhe danezin Pedersen, janë cilësuar si tre albanologjët më të shquar. Studimet e profesor Skiroi nxorrën në dritë librin e tij ‘’Gjuha shqipe’’ në Romë më 1932.
Mbas studimeve të shkencëtarëve të huaj rreth gjuhës dhe historis të shqiptarëve dolën dhe studiuesit e parë shqiptarë në drejtim të gjuhës shqipe si De Rada, Pashko Vasa, Kostandin Çekrezi, Kristo Dako, Profesori i madh dhe i shquar Eqerem Çabej, Androkli Kostallari, Aleks Buda, Shaban Demiraj, Mahir Domi etj.
Kështu mbas shumë studime nga shkencëtarë dhe gjuhëtarë të huaj, duke u bindur me një vargë argumentesh nxorrën përfundimin se populli shqiptar dhe gjuha shqipe e tij e kanë prejardhjen nga ilirët dhe ilirët nga pellazgjët parahistorik.
Në krahasimin gjuhësor midis shqipes, greqishtes dhe latinishtes së vjetër, është vërtetuar se shqipja, si gjuhë është formuar më herët se këto të dy gjuhë të vjetra.
Dhe ato pak fjalë greke dhe latine që kanë hyrë në shqipen e sotme duhet që më parë të kenë hyrë në ilirishten, që më vonë u trashëguan në shqipen.
Një vërtetim i pamohushëm për vjetërsinë e gjuhës shqipe janë emërtimet e qyteteve, maleve dhe lumenjëve që janë trashëguar deri më sot duke u qëndruar edhe pushtimeve të gjata nga popujt e tjerë, si p.sh; SCUPI-SHKUPI, SCODRA-SHKODRA, LISSUS-LEZHA, DURRACKIUM-DURRËS, MATHI-MATI, lumi DRINUS-DRINI, mali TOMORRIS-TOMORRI etj.
Trashëgimi nga pellazgjishtja në ilirishte dhe në shqipe, kemi dhe emrat e vjetër që janë edhe sot tek emërtimi i njerëzve si; HEKTOR, ALKET, TOMOR, DRINI, ILIR, TEUTA, GENTI, BARDHYLI etj. Të tilla emra janë mbi 800, që ka mbledhur studiuesi Mahir Domi.
Po t’i hedhim një vështrim të shpejtë hartës të Europës, do të vëmë re, se shumë qytete, dhe krahina kanë emërtime të kuptimit në gjuhën shqipe dhe vetëm në gjuhën shqipe si, Toskana në Itali, e ka marrë këtë emër prej banorëve të saj, se ata ishin toskë nga Shqipnia.
Siçilia e ka marë këtë emër që në lashtësi nga shqiptarët, për arsye se ishulli e ka formën si të kalit. Pra Siçili-si e kalit, Sikilia.
Brindizi ka kuptimin e flalës shqipe, si bri dashi.
Kryeqyteti i Francës. Parisi është në shqip i pari ose si i pari, dhe Parisi është qyteti i parë i Francës.
Marrsiella, qytet i francës e ka marrë këtë emër nga shqiptarët në lashtësi sepse ai ka qenë qytet tregëtar, pra marr- dhe sjell, është një term i zakonshëm shqiptar.
Po të vërejmë emërtimet e qyteteve të lashta greke, kanë emra të kuptimit shqiptar si, Athina -athenë, Edessa-edesha, Thiva-theva.
Pra, një vështrim në hartën e Europës, vërejmë emërtime të qyteteve në gjuhën shqipe, por po të studioet dhe më gjerë, atëherë do të zbulojmë dhe më shumë fjalëm shqipe.
 
Krahasimi eshte i pamundur, ose me sakte jashtezakonisht i veshtire, sepse s'kemi informacion te mjaftueshem.

Per me teper, gara se cila gjuhe eshte me e vjeter nuk ka shume rendesi. Me e rendesishme ne histori eshte se cfare ka arritur secili komb, jo se si ka evoluar gjuha. Me kete aspekt neve kemi nje histori mjaft te lavdishme. Portalet plehra qe perhapin keqinformim i shmangen lavdise se vertete te historise sone.
 
Dy veprat e mëdha të shkruar nga Homeri, që dhe fjala Homer është shqipe, duke patur parasysh që ai ishte i verbër, pellazgjikët i vunë emrin i Mjerë, Homer. Iliadha ose Troja dhe Odhiseas ose Udhë s’sheh. Janë legjenda pellazgje ose shqiptare, që u shkruajtën nga Homeri dhe gjatë shekujve u përvetësuan nga shkruesit e mëvonshëm grekë.
Në Iliadhën, të gjithë kryetarët e fiseve, pjesmarrës në betejën e Trojës, dhe nga vendet që vinin kanë emra të kuptimit në shqip.
Mikena-mik jemi, kishte mbret Agamemnonin-ai që mendon, është i zgjuar, i ditur etj. Menelaos-mëndja e la, ishte mbret i Spartës, vëllai i Agamemnonit.
Mirmidonët-mirditorët, kishin mbret Aqilean ose Akilin, që do të thotë-aq i lehtë. Elena-e lanë ment. Priami, mbreti i trojës, që është-drejto amën. Paridi-është i pari që di, etj.
Leximi i vëmëndëshëm i poemës Iliadha, do të vërejme se ngjarjet na flasin për luftera midis fiseve pellazgjike ose shqiptare, dhe fjala e urtë shqipe thotë ‘’i yti ta fut, i yti të nxjerrë sytë, i yti të vjedh’’ etj.
Në veprat e Homerrit pasqyrohen ngjarje, legjenda dhe histori shqiptare.
Në të gjitha kohërat grekët kanë pasur maninë për të përshtatur emrat jo grek, në emra grek. Pra për të përkthyer në greqisht çdo fjalë jo greke.
Kjo mënyrë veprimi ka ndryshuar dhe mënyrën e shqiptimit të fjalive ose të emrave gjë që e bën të pakuptueshëm.
Në qoftëse të lashtët grek dhe grekët e sotëm nuk do të kishin bërë gjithshka greke, megjithë shtrëmbërimin e shqiptimit fillestar në pjesën më të madhe të gjuhës pellazgje ose shqipe, ne nuk do kishim vërshtirsi për të rindërtuar fjalët e lashta parahistorike shqipe, të shkruara greqisht apo të përkthyera keq në greqisht si ‘’Piellbardh në-piellazgos, piellzis në-piellzious’’ etj.
Po të njohim perënditë e lashta të Olimbit ku besonin grekët në lashtësi, do vërejmë se ato perëndi quhen në fjalën shqipe si; Zeus-Zë, është perëndia më e fuqishme, dhe kishte për grua perëndin Herën-Era. Perëndia tjetër Letos-Lëton, Zeusi më vonë u martua me perëndeshën Mentis-ment, dhe lindën Athinanë. Marsi, ishte perëndia e luftës, dhe shumë herë nxiste grindje midis njerëzve, dhe duhet ta ketë marrë emrin nga shqipja ‘’i marrë’’.
Perrëndia Apollon, mendoj se e ka marrë këtë emër nga shqipja, apo-loni, dhe vërtet Apolloni ishte perëndi i muzikës, poezis dhe harqeve, dhe ç’farë bënte Apolloni! Luante muzikë, i ndryshonte drejtimin shigjetave.
Loja më e dashur për të luajtur për fëmijët është, shigjeta. Perëndia e detit quhej, Tetesi, që shumë herë në shqipe T zëvëndësohet me D.
Po të shohim ditës e javës në gjuhën shqipe me vëmëndje kanë një kuptim të plotë shqiptar dhe të perëndive ku besonin pellazgjët.
E diela, është dita që përfaqson Diellin, po të vërejmë e diela është dita më me shumë diell. E hëna, përfaqson Hënën. E marta, është dita e Marsit, dhe quhet si ditë e marrë. E mërkura, është dita e Mërkurit. E enjta, nuk është zbuluar akoma. E premtja, është dita e zezë, të pren, e prenë. E shtuna, përfaqson Saturnin. Po të shohim grekët ditët e javës i emërtojnë, e diela përfaqson Zotin, e hëna është dyshi, e marta, është treshi, e mërkura, është katra, e enjtia, është e pesta, e premtja, është dita e shën Mërisë, e shtuna, e kanë marë nga hevrejtë.
Siç shihet shqiparët emërtimin e ditëve të javës e kanë më të vjetër se grekët, gjë që tregon se shqiptarët janë më të vjetër si popull në Ballkan.
Betimin pellazgjët e bënin për kokën e nënës, babait, ashtu si betohen dhe shqipëtarët sot, për kokën e nënës dhe të babait.
Pra edhe këtu kemi betimin e trashëkuar nga pellazgjët tek shqiptarët e sotëm, që janë shtarshëgimtarët e vërtetë të popullsisë që banonte në pjesën më të madhe të europës.
Gjatë shekuj shumë popuj, dikur të mëdhenj, janë shkataruar ose asimiluar nga popuj të tjerë duke humbur gjuhën, zakonet pa lenë gjurmë. Mirëpo pellazgjët me zakonet, muzikën, veshjen dhe veçanërisht me gjuhën e tyre shqipe, i kanë qëndruar kohës në trevat e tyre shqiptare, ndonëse tashmë të tkurrura, përgjat pregut perendimor të gadishullit Ballkanik
Studiuesit e gjuhëve vënë në dukje se gjuhët moderne nuk janë të izoluara, por i takojnë një familje të veçantë gjuhësh simotra, disave mundë ti gjihet edhe gjuha amë e përbashkët. Duke shkuar sa më thellë në proçesin e rindërtimit historik, ku del qartë se shumë prej këtyre gjuhëve amë e kanë prejardhjen nga një gjuhë e pashkruar, edhe më e lashtë që është shqipja.
Aspektet teknike të kësaj çështje u takojnë specialistëve. Pra është i pakundërshtueshëm fakti që shqipja është një nga gjuhët më të vjetra indoevropjane dhe shqiptarët janë populli parahistorik dhe ndër më të vjetrit në europë.
Shihet qartë se gjuhësia hedh dritë në kërkimet për origjinën parahistorike të popullit shqiptar dhe të gjuhës së tij.
Prandaj duhet t’ia lemë specialistëve që të merren me misteret e pa zbuluara akoma të çështjes mbarë shqiptare.
Në përfundim duhet thënë dhe theksuar se mendimi i përgjithshëm shkencor është se populli shqiptar dhe gjuha shqipe janë pasardhësit modernë të Ilirve dhe Pellazgjikëve, dhe fillesave indoeuropjane. Kjo e bënë edhe më të qartë arsyjen përse populli shqiptar i vjetër është mbajtur i patundur pas gjuhës dhe kulturës së tij të lashtë. Ndonëse atdheu i ynë është pushtuar shpesh nga grekërit, romakët, sllavët dhe turqit, edhe ndonëse ne shpesh kemi përdorur gjuhëra tregëtie, të ardhura gjetkë, njerzit, që sot njihen si shqiptar, kanë ruajtur me vendosmëri e sukses, zakonet, traditat dhe indentitetin tonë të lashtë, Ilir e Pellazgjik. Por që të ruhen edhe në të ardhmen duhet që ne të ndërtojmë, të pregatisim specialistë shkencor, pedagogjik, historik, juridik etj.
Që të pregatiten këto, duhet që shqiptarët të kujdesen për zhvillimin e më tejshëm arsimor-shkencor, të ndërtojnë institucione, universitete të tyre kombëtare dhe ti ruajnë me fanatizëm nga armiqtë shekullor të popullit shqiptar.
Arqeologjia, gjuha, dhe kronika të herëshme, hedhin dritë në atë që ndryshe do të ishte një e shkruar krejt e pakuptueshme e shqiptarëve parahistorik.
Fatmirësisht, Shqipëria gjendet në mes dy gjytetërimeve klasike, të Greqis dhe Romës, dhe shumë herë u përplas me të dyja këta.
Shumë të dhëna historike greke, latine përmendin rastësisht ndonjë kontakt ushtarak, diplomat, tregëtar dhe fetar me shqiptarët.
Më vonë udhëtarë europian, dijetar, aventurier shkruajtën për ashpërsinë malore të vendit, për luftëtarët krenarë, për veshjen karakteristike.
Ulian Shekspir nuk e ka vizituar kurrë Shqipërinë, por ai vendosi komedinë e tij ‘’Nata e Dymbëdhjetë’’ në Iliri, pra në Shqipëri.
Lordi Bajron ngeli kaq i gëzuar dhe i lumtur në takimet me shqiptarët, sa që i shkruante nënës së tij se do të blinte një kostum shqiptar dhe do ta vishte.
Por që fatkeqësisht kjo veshje u përvetësua nga grekërit dhe njihet sot si kostumi kombëtar grek.
Përallat, legjendat dhe trimëria shqiptare do arrinin deri në Filipine, ku historia e dashurisë diku në mbretërinë e Shqipnis me titull ‘’FLORANT AT LAURA’’ do të shkruej në gjuhën tagaloge nga autori filipinas Leonard Tugjy.
Legjenda e heroit kombëtar Skënderbeut, tregohet nga çifuti spanjoll në veprën e Leongfellout me titull ‘’Përrallat e hanit buzë rrugës’’.
Shqipëria sot është zvogëluar është bërë një sanduiç i vogël midis ish-Jugosllavis dhe Greqis. Sot Shqipëria është si një dragua i fort i rrethuar prej çakenjsh dhe dhelpra të cilën i kanë lidhur këmbët dhe bëhen gati ta çajnë përsëri, dhe ta përlajnë të tërë si dikur më 1878.
Shqipëria duke u pushtuar nga grekërit, romakët, sllavët dhe turqit, u zvogëlua dhe shqiptarët u detyruan që një pjesë të asimilohej, një pjesë të emigrojë dhe disa fise u larguan për të jetuar të fshehur në male të larta. Kështu shqiptarët gjithmon kanë qenë nënpresionin e zhdukjes dhe nuk u ngeli kohë që të mendonin për shkruatjen e gjuhës së tyre shqipe, sepse nuk e lanë të tjerët rehat për zhvillimin e më tejshëm të gjuhës që lindi gjuhëra të tjera.

Vërej; Për këtë studim u shfrytëzuan libri ‘’Enigma’’ i autorit francez Robert D’Angly, libri i autorit amerikan Edwin E.Jacquen ‘’Shqiptarët’’. Librat e autorit grek Aristidh Kolia ‘’Arvanitët dhe preardhja e grekëve’’ dhe ‘’Gjuha e Zotit’’. Revista ‘’Ekskluzive’’ botim i Prishtinës, libri ‘’Iliada’’ i autorit Homeri, përkthim i Gjon Shllakut, Tiranë 1965. Biblioteka e papa Antonio Bellushit dhe revista italiane-greke-shqiptare ‘’Lidhja’’ 1980-2003, organ i ‘’Lidhjes së Arbëreshëve të Italis së Jugut’’.
Pema e lartëme është bërë ndërtimi i gjuhëve Indoeuropiane, dhe është botuar në vitet 1970 nga Instituti i gjuhëve në Suedi, dhe në vitet 1985 në disa revista ne Greqi.
Gjuha e parë siç shihet është APBANITIKH-Arvanitiki-Shqipja dhe me rradhë Armenishtja, Greqishtja etj. Pra siç shihet qartë shqipja është gjuha mëmë e gjuhëve Indoeuropjane. Që të ruhet dhe të pasurohet edhe me më shumë vërtetime, duhet që shkencëtarët dhe studiuesit shqiptarë të punojnë më shumë në këtë drejtim të përkrahur edhe nga Institucionet shtetërore studiuese përkatëse.

Prof.Teuta Llalla, mësuese e gjuh-letërsis shqipe në gjimnazin e Tetovës.
 
Teuta Llalla
Shqipja - gjuha që lindi gjuhët indo-europiane

Nga pellazgjishtja në ilirishte dhe në shqipe u trashëgua dhe u ruajtë gjuha më e vjetër e Europës - (shih më poshtë figurën e gjuhëve)

Në kohën parahistorike, pra shumë në lashtësi njerzit mereshin vesh me anë të veprimeve dhe shenjave. Kështu lindi nevoja për komunikim me anë të një gjuhe të përbashkët. Dhe filluan të lindin gjuhët e para. Por, cila është gjuha e parë indoeuropiane?
Nga shumë historian të huaj dhe shqiptar jemi njohur se mund të jenë gjuha latine dhe gjuha greke !? Mirëpo nuk është e vërtet se latinishtia dhe greqishtja janë gjuhët e para indoeuropiane; tashmë është vërtetuar me argumente të forta se gjuha shqipe është gjuha mëmë indoevropiane.
Por lindë pyetja me të drejtë, se në gjuhën shqipe nuk është gjetur asnjë dokument i vjetër historik.?
Ku e kemi zanafillën! Mos vallë jemi ne pasardhë të tyre që janë quajtur grekë të lashtë, që në të vërtetë ishin pallazgjik ose shqiptarët!
Në ndihmë për të vërtetuar vjetërsin e gjuhës dhe historisë na erdhën ‘’Arqeologjët’’.
Arqeologjët gërmojnë për të gjetur vendbanime të lashta e varre, me qëllim që të zbulojnë teknikën e ndërtimit të tyre, mbledhin vegla pune, armë, sende shtëpiake, monerdha, stoli etj. Dhe shkencëtarët na zbulojnë kohës që i përkasin dhe popullatës. Këto bëjnë të mundur që të njohim veprimtaritë shoqërore dhe fetare të popullatës para zbulimit të shkrimit.
Po pse nuk u shkruajt gjuha shqipe ashtu si latinishtja dhe greqishtja?
Sot dhe dje në lashtësi letrarët dhe priftërinjt u interesonte latinishtja dhe greqishtja, që janë gjuhë letrare dhe diturore.
Kështu që dijetarët e lashtë grekë dhe romakë shkruajtën për ato ngjarje të kohës që ata mund ti vërtetonin dhe ti ruanin për brezat e tyre të ardhshëm.
Fatkeqësisht, shqiptarët e lashtë nuk lanë absolutisht asgjë të shkruar, as letërsi, madje as edhe një mbishkrim. Në ndihmë pra siç e thash na erdhën arqeologjët. Kërkimet e tyre kanë nxjerrë nga toka poçeri qeramike, armë guri, bronzi, hekuri, gurë të çmuar etj.
Dhe këto të gjitha na ndihmojnë të rindërtojmë kulturën parahistorike.
Kurse shkencëtarët e gjuhës na kanë bërë të njohim të fshehtat e gjuhëve, sepse analiza gjuhësore mund të ndjekë një gjuhë të shkruar që nga fillesat e saj më të herëshme, dhe të zbulojmë lidhjet e saj me gjuhët e tjera dhe me burimin familjar të përbashkët.
Pra gjuha njihet si një nga karakteristikat themelore të një indentitetit etnik të një populli. Fjala ‘’Gjuhësi’’ është përkufizuar si studim i ligjërrimit njerzor. Aspekte të rëndësishme të një studimi të gjuhës janë; ‘’Klasifikimi i tingujve të gjuhës së folur, fjalë formimi, duke përfshirë gjininë, rrënjën, kompozimi, përkufizimi i saktë i fjalëve, renditja e duhur e fjalëve brenda një fjalie, gjurmimi i prejardhjes së një fjalie në gjuhën e origjinës, zhvillimi dhe ndryshimi i fjalës nëpërmes viteve, si dhe transpetimi i fjalës nga një gjuhë në tjetrën’’.
Në këtë aspekt, studimi historik i një gjuhe në proçesin e ndryshimit nëpër vite e zgjidh ‘’Arqeologjia’’ duke hedhur dritë mbi një kulturë parahistorike.
Ashtu si në Arqeologji edhe në kërkimet shkencore të gjuhës shqipe u morrën të huajt dhe jo vetë shqiptarët. Sepse shqiptarve u duhet të mbroheshin nga pushtuesit e ndryshëm dhe nuk e linin të tjerët që të diturohej.
Nga shekulli 19 dhe 20 shkenca e gjuhësis krahasuese bëri të mundur që studiuesit të përcaktonin origjinën e gjuhës shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhët e tjera indoeuropjane.
Disa nga studiuesit e gjuhëve të europës kanë thënë për gjuhën shqipe mbas shumë vite studimi.
Gotfrik Lajbnik 1646-1717, ishte filolog dhe deklaroi ‘’se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja’’.
Hans Tunman 1746-1778, historian suedez profesor në Universitetin e Halles të Gjermanisë, ishte albanologji i parë, që studioi shkencërisht origjininën e gjuhës së popullit shqiptar. Ai bëri kërkime në burrimet greke, latine, bizante dhe studioi fjalorin tre gjuhësh, sllav, grek dhe shqip të Theodhor Kavaliotit të vitit 1770.
Hans Tunman arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhdues autokton të popullsisë së lashtë ilire, që as u romanizuan e as u asimiluan nga dyndjet e mëvonshme.
Johan Fon Han 1811-1869, austriak i diplomuar për drejtësi në Universitetin e Haidelbergut, i cili shërbeu si gjykatës i shtetit të ri grek, dhe më vonë si nënkonsull në Janinë, Johani iu fut studimeve të gjuhës shqipe bashkë me të ndriturin gjuhëtarin shqiptar Kostandin Kristoforidhin.
Botoi tre vëllime ‘’Studime shqiptare mbi kulturën, gjuhën dhe historinë’’ Duke nxjerrë përfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja.
Franc Bop 1791-1867, profesor i Universitetit të Berlinit dhe themeluesi kryesor i gjuhësisë së krahasuar historike indoeuropjane.
Botoi në vitin 1854 veprën e tij dhe nxorri përfundimin se shqipja bënë pjesë në familjen indoeuropjane dhe është gjuhë e veçantë pa simotër gjuhë tjetër.
Dhimitër Kamarda filolog italian me origjinë shqiptare botoi veprën ’’Një ese e gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe’’ më 1864, vërtetoi me dokumenta lashtësinë e gjuhës shqipe. Si një gjuhë ndër më të vjetra në botë.
Gustav Majer 1850-1900, profesor austriak në Universitetin e Gracit, antar i akademisë së shkencave të Vjenës, i cili u specializua në fushën e studimit të gjuhëve shqipe, greke dhe turke. Botoi librin ‘’Mbi pozitën e gjuhës shqipe në rrethin e gjuhëve indoeuropjane’’ në vitin 1883, që më vonë u pasua me 8 vëllime shkencore mbi historinë, gjuhën, poezinë, përrallat popullore shqipe dhe ngulmimet e arbëreshëve në Itali dhe Greqi.
Eduard Shnejder një studiues francez që shërbeu në qeverinë osmane të Shkodrës, shtoi në librin e tij për ‘’Pellazgjët dhe pasardhësit e tyre,, më 1894, një leksion i hollësishëm teknik, ku gjuha shqipe paraqitet si ‘’tingëllimi më i pastër e më besnik i gjuhës pellazgje’’.
Holder Pedersen 1867-1953, danez i cili punoi 35 vjet si profesor i gjuhësisë së krahasuese indoeuropjane në Universitetin e Kopenhagës. Për 35 vjet me rradhë botoi një varg punimesh shkencore mbi gjuhën shqipe, duke dhënë analiza të vleshme. Gjithashtu mblodhi e botoi folklorin shqiptar.
Norbert Jokli 18877-1942, gjuhëtar austriak me origjinë gjermano-çifute, biblotekar në Universitetin e Vjenës i kushtoi gjithë jetën studimeve të gjuhës shqipe. Para se të fillonte lufta e dytë botërore, atë e ftuan tu mësonte albanologjinë studiuesve shqiptar, mirëpo vdekja e tij në një kamp përqëndrimi nazist e privoi Shqipninë nga shërbimet e këtij studiuesi të madh.
Zef Skiroi 1865-1927, filolog i shquar italian me origjinë shqiptare bashkë me, Joklin dhe danezin Pedersen, janë cilësuar si tre albanologjët më të shquar. Studimet e profesor Skiroi nxorrën në dritë librin e tij ‘’Gjuha shqipe’’ në Romë më 1932.
Mbas studimeve të shkencëtarëve të huaj rreth gjuhës dhe historis të shqiptarëve dolën dhe studiuesit e parë shqiptarë në drejtim të gjuhës shqipe si De Rada, Pashko Vasa, Kostandin Çekrezi, Kristo Dako, Profesori i madh dhe i shquar Eqerem Çabej, Androkli Kostallari, Aleks Buda, Shaban Demiraj, Mahir Domi etj.
Kështu mbas shumë studime nga shkencëtarë dhe gjuhëtarë të huaj, duke u bindur me një vargë argumentesh nxorrën përfundimin se populli shqiptar dhe gjuha shqipe e tij e kanë prejardhjen nga ilirët dhe ilirët nga pellazgjët parahistorik.
Në krahasimin gjuhësor midis shqipes, greqishtes dhe latinishtes së vjetër, është vërtetuar se shqipja, si gjuhë është formuar më herët se këto të dy gjuhë të vjetra.
Dhe ato pak fjalë greke dhe latine që kanë hyrë në shqipen e sotme duhet që më parë të kenë hyrë në ilirishten, që më vonë u trashëguan në shqipen.
Një vërtetim i pamohushëm për vjetërsinë e gjuhës shqipe janë emërtimet e qyteteve, maleve dhe lumenjëve që janë trashëguar deri më sot duke u qëndruar edhe pushtimeve të gjata nga popujt e tjerë, si p.sh; SCUPI-SHKUPI, SCODRA-SHKODRA, LISSUS-LEZHA, DURRACKIUM-DURRËS, MATHI-MATI, lumi DRINUS-DRINI, mali TOMORRIS-TOMORRI etj.
Trashëgimi nga pellazgjishtja në ilirishte dhe në shqipe, kemi dhe emrat e vjetër që janë edhe sot tek emërtimi i njerëzve si; HEKTOR, ALKET, TOMOR, DRINI, ILIR, TEUTA, GENTI, BARDHYLI etj. Të tilla emra janë mbi 800, që ka mbledhur studiuesi Mahir Domi.
Po t’i hedhim një vështrim të shpejtë hartës të Europës, do të vëmë re, se shumë qytete, dhe krahina kanë emërtime të kuptimit në gjuhën shqipe dhe vetëm në gjuhën shqipe si, Toskana në Itali, e ka marrë këtë emër prej banorëve të saj, se ata ishin toskë nga Shqipnia.
Siçilia e ka marë këtë emër që në lashtësi nga shqiptarët, për arsye se ishulli e ka formën si të kalit. Pra Siçili-si e kalit, Sikilia.
Brindizi ka kuptimin e flalës shqipe, si bri dashi.
Kryeqyteti i Francës. Parisi është në shqip i pari ose si i pari, dhe Parisi është qyteti i parë i Francës.
Marrsiella, qytet i francës e ka marrë këtë emër nga shqiptarët në lashtësi sepse ai ka qenë qytet tregëtar, pra marr- dhe sjell, është një term i zakonshëm shqiptar.
Po të vërejmë emërtimet e qyteteve të lashta greke, kanë emra të kuptimit shqiptar si, Athina -athenë, Edessa-edesha, Thiva-theva.
Pra, një vështrim në hartën e Europës, vërejmë emërtime të qyteteve në gjuhën shqipe, por po të studioet dhe më gjerë, atëherë do të zbulojmë dhe më shumë fjalëm shqipe.

Marla, fatkeqesisht edhe ky shkrim ben te njejten gje: tallet me lexuesin.
 
Nje sqarim:

Shumekush mund te pyes "cfare interesi kane agjenturat te shpenzojn kohe duke u tallur me publikun shqiptar?". Tallja nuk eshte objektivi kryesor. Portalet (madje edhe disa figura qe shfaqen ne TV) qe shperndajn pseudohistori te tilla e bejn per te fituar mbeshtetje te lexuesit te cilen me vone e shfrytezojn per ndikim politik dhe shoqeror. Per syrin e lexuesit te pastervitur, keto faqe duken si profesionale dhe patriotike, dhe ndikohen lehtesisht edhe ne ceshtje te tjera. Per shembull, zmadhojn ndasite brenda kombit shqiptar, perhapin pesimizem per te tashmen dhe te ardhmen (probleme ka cdo vend por ata e ekzagjerojn ne ekstrem), dhe sulmojn egersisht forcat politike antigreke/antiserbe (mbeshtetje indirekte per forcat politike te prapambetura).

Jane mjaft dinak. Kapitalin si inteligjent dhe patriot e fitojn me histori fallco (si artikujt e siperpermendur).
 
Po në cilin numër rendor radhitet shqipja?
Varet si i numeron, sipas percaktimit te hamendjes apo atij te vertet? Te vertetes vetem koha e di ose zoti per ata qe besojn ne zot. Kurse renditjetet nga studiuesit qendrojn per aq sa kohe ajo vale mendimi qendron, me kohen vijn studiues te rinj, ngrijn teza te reja, sa qendrojn, sa bien, ato qe ngrihen e bien mund te perdoren nga fqinjet per keq. Etj.
 
Nuk e di se cfare kriteri ka perdorur NY-Times per ta klasifikuar gjuhen shqipe ne 3 gjuhet me te vjetra te botes.
Shkenca e Linguistikes (gjuhesise) eshte shkence e lidhur ngushtesisht edhe me shkenca te tjera si ajo e Arkeologjise, Antropologjise, Etnografise, Gjeografise, Historise, dhe te tjera!
Te percaktosh me saktesi se kush eshte gjuha e pare e lindur ne Planet, eshte shuuuuume e veshtire, sespe komunikimi midis njerezve ka filluar me mjete te ndryshme, te cilat mund te konsiderohen ne nje fare menyre si gjuhe.
Pershembull ne prehistori, njerezimi komunikonte me gjeste, pasthirrma, tinguj orale, ideograma, piktograma dhe me pas me hieroglife, etj etj...
Nga kjo piknisje e gjithpranuar nga studiuesit, koncepti i nje gjuhe te strukturuar lindi me shkrimin e saj, pra nepermjet shkrimit!
Thene me shqip: Nje gjuhe, duhet te flitet dhe te shkruhet!
Shkrimet e para datojne para 10.000 vjetesh afersisht, sic jane shkrimet sumere!
Mbi kete themel, studiuesit nderkombetare arriten ne konkluzionin (edhe per lehtesi studimi) qe "mosha" e nje gjuhe duhet llogaritur nga cfaqja e pare e saj ne tekste te shkruara - deri ne perdorimin e saj ne ditet e sotme.
- Studimet e shkencetarve te gjuhesise percaktojne pak a shume me saktesi 7 gjuhe te vjetra/antike, te gjitha te dokumentuara dhe te pranuara nga komuniteti nderkombetar i studiuesve linguistike.
Ato jane:
1)- TAMIL= 2500 Vjet BC.
Eshte konsideruar gjuha me e vjeter ne bote, gjuha qe ka konservuar/ruajtur me se miri karakteristikat e saja qysh nga kohet e lashta qe cfaqen shkrimet ne Tamil, e deri me sot dhe ende flitet nga pothuajse mbi 100 milion vete.

Lingua-Tamil.jpg

2)- Sankskritja = Gjuhe e vjeter shume, mbi 2500 vjecare BC, e njohur edhe si "Gjuha e Zotave".
Sot flitet nga nje grup i vogel etnish. Influenca e saj mbi gjuhet evropiane eshte jashtzakonisht e madhe dhe e njohur.
Si kuriozitet permend faktin qe edhe "gjuha kompjuterike baze" ishte e ndertuar sipas principeve te gjuhes sankskrite!

3)- Greqishtja e Lashte= Daton pothuajse1500 vjet BC. Te shumta jane gjetjet arkeologjike ne mbare Mesdheun, ne te cilat shfaqet e shkruar kjo gjuhe. Dikur, filosofet me te medhenj te kohes, shkruanin dhe flisnin kete gjuhe, ishte pothuajse si gjuha angleze dhe franceze sot ne kohet moderne!

4)- Gjuha KINEZE= 1250 Vjet BC. Shkrimet e para ne kete gjuhe, na cojne mbrapa ne periudhen e sundimit te Dinastise Shang pra mbi 1250-1300 vjet para Krishtit.
Sot eshte gjuha me e folur dhe shkruar ne bote, prej afro 1miliard e 300 mije banore te planetit Toke.

Lingua-Cinese.jpg

5)- Hebraishtja e Vjeter= 1000 Vjet BC.
Supozohet qe eshte akoma dhe me e vjeter sesa 1 mije vjecare para Krishtit, biles teori te ndryshme e klasifikojne 5000 vjecare por si pike reference merret pikerisht momenti i gjetjeve arkeologjike ne te cilat shfaqet e shkruar (nje nga kushtet qe kam sjelle me lart) dhe keto gjetje e rendisin ate ne mijevjecarin e pare BC.

6)- LATINISHT-ja! Zyrtarisht klasifikohet si bashkeshoqeruese e themelimit te Perandorise Romake.
I jashtezakonshem ndikimi i saj ne te gjitha gjuhet evropiano-perendimore.
Eshte nder ato te pakta gjuhe antike qe i mbijetoi shekujve, dhe sot eshte gjuha zyrtare e Vatikanit.
Kuriozitet: Kjo gjuhe, ende mesohet/studiohet neper shkolla dhe universitete!

7)- Arabishtja. Shkrimet e para ne arabishte te mirfillte cfaqen rreth viteve 512-515 AC.
Ka mbetur pothuajse e pandryshuar ne rrjedhen e shekujve, eshte gjuhe qe flitet ende pothuajse nga 350 milion banore!
Arabet jane edhe shpikesit e numrave qe perdorim sot ne matematike-fizike apo shkenca te tjera, para numrave arabe njiheshin numrat romake por tashme e dime veshtiresine e tyre ne perdorimin praktik dhe te perditshem!

Pak a shume kjo eshte renditja e gjuheve me antike/te vjetrate shkruara dhe te folura ne Bote.
Mirpo sic thashe edhe me lart ne hapje te shkrimit, duhet te mbajme parasysh edhe format e tjera te komunikimit qe njerzit prehistorike perdornin ndermejt tyre per komunikim, pra qe fare mire mund ti bashkangjiten nje gjuhe te strukturuar.
Kjo alternative do te na e ndryshonte disi kuadrin e gjuheve me antike ne bote sepse pershembull, Egjiptianet e lashte perdornin si gjuhe komunikimi edhe hieroglifet te cilat datojne 2700 Vjet BC. (hieroglifet mbi varrin e Faraonit Peribsen-Dinastia.II Egjyptiane) apo gjuha AKADIKE e Asireve dhe e Babilonezeve te lashte qe vendoset diku nga 2400 Vjet BC.
I njejti arsyetim vlen edhe per gjuhen e lashte HITITE qe i perket fiseve te Anatolise/Anadollit te sotem, qe daton pothuajse 1650 Vjet BC.
Listes mund ti shtojme edhe gjuhet e tjera antike si Aramaiko, Fenikase, Etruske, Persiane etj por qe klasifikohen si gjuhe "relativisht te reja" sepse i perkasin te gjitha pothuajse vitit 800-500 BC pra mijevjecarit te fundit BC.
Atehere pyes keta xinxifillat e NY-Times? Cfare kriteri dhe cfare dokumentacioni apo referenca arkeologjike keni perdorur qe e keni klasifikuar gjuhen shqipe si njeren nder 3 gjuhet me antike te botes?
Padyshim qe gjuha shqipe eshte e lashte dhe sidomos Unike ne llojin e saj, por sigurisht nuk ben pjese ne podiumin e tre gjuheve me antike te botes!
 
Cili eshte burimi i ketij informacioni?
’University of Reading" UK!
Die University of Reading ist eine Universität in der englischen Stadt Reading mit 17.500 Studenten und 4.000 wissenschaftlichen Mitarbeitern. Die University of Reading befindet sich auf einer Fläche von 1,6 km² verteilt auf drei Standorte, jeweils zehn Minuten vom Zentrum der Stadt entfernt. Der größte Standort, Whiteknights Campus, erstreckt sich über 130 ha, von denen 4½ ha von einem See namens Whiteknights Lake eingenommen werden!
 
Mire qe u pergjigje thjesht me 'University of Reading' (pa treguar materialin), po ate pershkrimin ne Gjermanisht mbi universitetin ne fjale pse e shtove?! lool lool lool

Edhe nje here: n'a trego burimin qe verteton se Greqishtja e Lashte daton ne 1500 BC.
 
Ndjese, me erdhi me shkurt ta shkruaja ne gjuhe te huaj sesa shqip.
Nejse, per burimin ne fjale, shko tek siti atyre kur te kesh kohe dhe gjeje, une ne 3 te nates nuk ta gjej dot.
Megjithate, bej nje kerkim te thjeshte kudo ne Google dhe dicka do te gjesh me siguri ne lidhje me keto argumente.
Jo domosdoshmerisht duhet ti referohemi vetem nje burimi, konkluzioni i pjekur dhe i drejte del nga verifikimi dhe krahasimi i shume burimeve.
Do perpiqem te gjej nje tjeter (ne gjuhen gjermane fatkeqsisht sepse jetoj jashte shqiperise) dhe mund te krijosh nje ide se per cfare po flitet. Respekte o trim. ?
 
Hidhi një sy këtu: Griechische Sprache – Klexikon - Das Freie Kinderlexikon ose ketu: Latein, Altgriechisch, Althebräisch - Träger der abendländischen Hochkultur
 
Ndjese, me erdhi me shkurt ta shkruaja ne gjuhe te huaj sesa shqip.
Te erdhi per mbare te shkruaje gjermanisht ne nje forum shqiptar?! Si ashtu?! Nejse, s'ka shume rendesi gjuha... Me interesant ishte fakti qe solle pershkrim te universitetit sikur te ishte informacion i rendesishem. lool lool lool

Nejse, per burimin ne fjale, shko tek siti atyre kur te kesh kohe dhe gjeje, une ne 3 te nates nuk ta gjej dot.
Megjithate, bej nje kerkim te thjeshte kudo ne Google dhe dicka do te gjesh me siguri ne lidhje me keto argumente.

Jo ore jo... duhet t'a gjej une vertetimin e pretendimit tend! lool lool lool

Jo domosdoshmerisht duhet ti referohemi vetem nje burimi, konkluzioni i pjekur dhe i drejte del nga verifikimi dhe krahasimi i shume burimeve.

Nuk ka fare nevoj te shpjegosh se "shume burime" jane me mire se "nje burim". Ti s'na solle asnje!

Do perpiqem te gjej nje tjeter (ne gjuhen gjermane fatkeqsisht sepse jetoj jashte shqiperise) dhe mund te krijosh nje ide se per cfare po flitet.

Po pse jo ne kinezce?! Do e kishe me te lehte ashtu, sepse do e veshtiresoje me shume kuptimin e materialit dhe kritiken nga ana jone. lool lool lool

Shkrove, pa burime shkencore, se Greqishja e lashte daton ne 1500BC. Por per fatin tend shkrimet me te hershme te gjuhes greke jane rreth fillimit te shek. 8 para eres sone (BC). Te njejtit shekull i perket edhe vepra e pare letrare greke, Iliada e Homerit. Data mund te shtyhet pak me tej ne lashtesi ne formen e folur, por jo me 7 shekuj sepse greket nuk ishin ne Ballkan ne 1500BC (Mikenasit nuk ishin grek). Mund te te jap me shume informacion mbi kete fushe por deshiroj te te le ne erresire sepse e kam kuptuar fare qart se cfare po ben, dhe kundershtari s'duhet korigjuar kur ben gabime.

Shkrove poashtu se Greqishtja eshte me e lashte se gjuha e fenikasve. E pavertet edhe kjo. Greket e lashte jane nga Lindja e Mesme, dhe kane qene te ngjashem me fenikasit ose e njejta rrace para se te vinin ne Ballkan dhe te perziheshin me Pellazget. Versioni tend perseri perputhet me shijen greke sepse i kundervihet origjines fenikase te grekeve, gje qe e bejn ata qe duan t'i nxjerrin greket e lashte si autokton.

Edit: ky postim u be paralelisht me postimin nr 21, ndaj nuk e mora parasysh komentin e mesiperm.
 
Se pari, ky nuk eshte shkrim akademik. Mund t'a kete shkruar kushdo... perfshi qarqe greke qe e kane strategji kombetare te fallcifikojn historine.

Se dyti, edhe sikur te ishte shkencor, nuk mbeshtet aspak ate qe shkrove ti. Shkrimi ne gjermanisht thote "An early Greek is known from over 3000 years ago."

Ndersa artikulli i dyte eshte akoma me larg dates te pretenduar nga ti. Thote vetem "Ancient Greek is a "dead" language that is much older than Latin: Plato wrote 350 years before Cicero and Caesar. " dhe asgje me shume.

Te thash, gjej shkrime ne kinezce, mundesisht ne ndonje dialekt qe nuk perkthehet nga Google Translate, qe neve te mos e kuptojm/kritikojm dot.

Deshtim spektakolar mashtrimi. loolloollool
 
Meqenese nuk mund te korigjoj shkrimin qe bera me siper, duhet te shtoj se pjesen me shkronja te trasha e kam shkruar gabimisht:

Shkrove, pa burime shkencore, se Greqishja e lashte daton ne 1500BC. Por per fatin tend shkrimet me te hershme te gjuhes greke jane rreth fillimit te shek. 8 para eres sone (BC).
 
Miq, e ndjeni edhe ju eren e supes ketu?

Vjen tjetri ben sikur njeh historine, nxjerr greket si me te lashte se sa jane, dhe si vertetim sjell ca brrockulla ne Gjermanisht qe nuk kane lidhje me ato qe thote.
 
@Marla, e para duket si portal me lajme te rreme:

" Researchers studied the evolution of words across 103 modern and extinct languages from the Indo-European language family, and created a tree showing the relationships among the different languages, at right, according New Zork Times."

E dyta nuk eshte mbeshtetje e artikullit fillestar. Per me teper, edhe ai artikull eshte i ndikuar nga pasaktesi por s'po i futem asaj ceshtje.
 
Miq, e ndjeni edhe ju eren e supes ketu?

Vjen tjetri ben sikur njeh historine, nxjerr greket si me te lashte se sa jane, dhe si vertetim sjell ca brrockulla ne Gjermanisht qe nuk kane lidhje me ato qe thote.
Qenke shume polemik, u merrke me llafe shume, me keq se ato vjehrrat e keqija!
Nuk pretendova qe njoh historine aspak, solla thjesht ate qe kisha lexuar, ne shqip, anglisht apo gjermanisht apo spanjisht kjo nuk ka fare rendesi. Thjesht burimi i postimit tim, eshte i ndryshem nga ai i yti, por natürlich nuk ka pse te shnderrohet ne burim konflikti, thjesht konsiderohet/ose nuk konsiderohet i besueshem dhe historia mbyllet aty. Kaq!
Per te lehtesuar komplekset, hiqe fare ate opsionin e grekoqiris dhe leje shkrimin qe solla me renditjen e 6 gjuheve dhe jo me 7-te.
Ti nuk merresh me analize dhe argumente per temen por u merrke me postuesin !
-Nje here rruges duke ecur, u takuan e Shtrembta dhe e Drejta!
Pasi u pershendeten, e Shtrembta e pyeti te Drejten sesi i kishte punet dhe hallet, dhe e Drejta si e drejte qe ishte i tregoi te verteten dhe te drejten, mirpo e Shtrembta si e shtrembur qe ishte, shtrembet e mori dhe SHTREMBET MBETI!!!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top