• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Nëse u largova, është vetëm faji yt

Marla

Never say never, never say forever!
Këto fjalë janë për ty që, më shumë se princi simpatik, ishe antagonist i pacipë i historisë së dashurisë që ëndërrova. Kjo është gjithçka që duhet të kisha thënë dhe përkundrazi e kam mbajtur brenda vetes…

Dhe tani po të shkruaj ty, që je një i panjohur plotësisht, për të të thënë se nuk do të kërkoj më arsye për të të mbrojtur ose justifikim për gabimet e tua, sepse ke zgjedhur të jesh ai që je. E dini historinë e vullnetit të lirë, apo jo?

Të gjithë e dinë përveç teje që, për çdo gënjeshtër të thënë, çdo vepër, gjithmonë më ke fajësuar. Isha unë që isha shumë e ndjeshme ose jashtëzakonisht impulsive, jotolerante dhe xheloze deri në atë pikë sa të duhej të më fshije gjithçka në mënyrë që të mos më hidhëroje apo të më bëje të ndihesha keq.

Dhe ndërsa ti jetove një jetë tjetër, në hijen tonë, unë i kalova ditët duke u ndjerë me fat që takova dashurinë. Sigurisht, e jona ishte e papërsosur, por ato “gabime të vogla” nuk janë asgjë përpara një rrahjeje kaq të fortë zemre.

E di, në ato ditë unë isha shumë naive dhe e dashuruar për të kuptuar se të duhej ky justifikim vetëm për të pasur pushtet mbi jetën time. Por atëherë e kuptova. Kjo dashuri është një gjë tjetër dhe se ndjeshmëria ime nuk mund të jetë caku i egër për egoizmin tënd.

E kuptova kur, pas një tradhtie tjetër, bëra valixhet për t’u larguar nga ti dhe duke parë në sy më the: “Ti po zgjedh të largohesh”.

Po, ke të drejtë, unë zgjodha të shkoj larg, dhe kurrë nuk ka patur një vendim më çlirimtar dhe vetëm për lumturinë time. Sepse shumë herë unë kisha bërë gabim të qëndroja, të të doja pa kushte, duke justifikuar të gjitha zgjedhjet e tua që nuk më kanë parë kurrë në radhë të parë.

Dhe tani faljet, mesazhet e dashurisë në të gjitha orët e ditës dhe muhabetet nga lokali ku u thua mikeve të mia se më ka marrë malli janë të padobishme.

E tëra çfarë duhet të bëje ishte të më mbaje të lidhur me ty.Me dashuri dhe respekt, me ëmbëlsi dhe besnikëri, dhe duke mos shkelur mbi dobësitë e mia. Sepse ato ishin pikërisht gjërat që duhet të kishe mbrojtur dhe dashur më shumë, por ti nuk e bëre.
/ meb.al
 
Redaktimi i fundit:

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Tash s'po di a me shpreh merzi ktu, a me fantazu naj sen kishe jam lendu :p jk
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
:)) ka gjithnje nje cmim karakteri.
Dhe ai eshte te mos lejosh as ate qe lind vete te te perbuze.
Pa le me nje derr mashkulli qe nuk njeh konture e as respekt..
 

Monique

Staf në FV.AL
Shpesh degjon te te thone lufto ,pasi te largohesh do te thote te jesh e dobet dhe humbese
Por asnjehere skam kuptuar per cfare duhet kjo lufte?
Te luftojme me armiqte imagjinare?
Iket kur ne nje moment kthjellesie ,kupton se gjithcka ka qene thjesht imagjinata jote dhe i lejove vetes te fluturosh
Por si cdo enderr vjen ai momenti kur te duhet te zgjohesh
Ul kembet ne toke, hapi syte dhe mbylle ate dere e merr ate qe te takon

Kujtimet !
Ska vend per ego e as per krenari kur ne ate qe patet dhe shpirtin
Lerini sofizmat dhe ecni para
Gjetja e fajtorit nuk zgjidh asgje ....sepse nuk ka faj ne dashuri
Ne fund te dites askush nuk detyroi askend per te jetuar ate lidhje!
Ishit ju dhe zgjedhja juaj...
 
Top