Ndihmeeeee!!

Status
E mbyllur për postime të tjera.

Kila

VIP
V.I.P
Mos dini gje ne lidhje me garancite kur ikim jash shtetit .
E kam fjalen per garancin qe dergohet nga pritesi , un kur kam shkuar ne itali vellai ma ka derguar garancin e marre nga komuna ne italisht por sjam shqetesuar sepse e di qe gjuha italjane njihet nga punonjesit e areoportit .
Tani do iki ne finlande dhe vellai ka shkuar per ta marre dhe ajo jepet finlandisht dhe nuk e kthenin ne anglisht dini gje mire si funksionon a nxjerrin probleme e duan te perkthyer apo mjafton te jete ne gjuhen e vendit dhe te jete e firmosur nga komuna ku jeton pritesi . ?????
Ps. nese e kam hapur temen ne vendin e gabuar me falni dhe transferojeni ..
 
Titulli: Ndihmeeeee!!

Kila me sa di une nuk eshte e nevojshme ndonje garancjon.. Mjafton vetem pasaporta :)

Per me sigurt pyet ndonje ne ambasade..
 
Titulli: Ndihmeeeee!!

mesa kam un informacione duhet te jet ne gjuhen e shtetit ku do hysh pasi shteti ne fjale kontrollon dhe vendos te hysh apo jo ne shtetin e tyre.Nese vllai ta ben ftesen ne gjuhen e shtetit ku do shkelesh ateher je OK.
 
Titulli: Ndihmeeeee!!

Kila me sa di une nuk eshte e nevojshme ndonje garancjon.. Mjafton vetem pasaporta :)

Per me sigurt pyet ndonje ne ambasade..
duhet garancia ose duhet te maresh parat e mjaftueshme me vete te llogaritesh per nje dit rreth 40 euro.
 
Titulli: Ndihmeeeee!!

Une sja kam iden por nje keshille: mos u nis vetem nga fjala Sweetie -t se bo vaki e ka gabim, Lol...

po shko perktheje mi dhe noterizoje...
 
Titulli: Ndihmeeeee!!

mesa kam un informacione duhet te jet ne gjuhen e shtetit ku do hysh pasi shteti ne fjale kontrollon dhe vendos te hysh apo jo ne shtetin e tyre.Nese vllai ta ben ftesen ne gjuhen e shtetit ku do shkelesh ateher je OK.
e vertet kjo po ta kontollojn dhe shqiptaret
 
Titulli: Ndihmeeeee!!

Soul hahaha u bera xheloze une qe do shkoje ajo ne Finlande dhe hajt thash ta genjej :p

Po mire vetem per ne kerkohet dicka e tille, njerezit gjithe boten shetisin dhe as garancjon as asgje nuk ju nevojitet... ajo si turiste shkon, dhe une i thash per me sigurte le te pyese ndonje qe merr vesh nga keto pune :)

Po vize duhet per ne Finlande?
 
Titulli: Ndihmeeeee!!

shum shtete nuk kerkoj me garanci si dikur, nese vellaj jot ka mundesi per nje vertetim qe aji jeton ne ate kumun, e se per cdo shpenzim pergjigjet aji.shpenzimet nenkuptohet -spitali etj.qe nuk ta deshiroj ,por se ndollin. KY vertetim do te ndihmoj te kontrolli i pasaportes nese te bejn probleme.Plus ishte mir edhe numri i tij i telefonit. Ti duhet ta dish adresen e tija .tel. cfar punon nese pyesin.Por sdo kesh probleme fare besoj,.Ja kalofsh mir.
 
Titulli: Ndihmeeeee!!

e vertet kjo po ta kontollojn dhe shqiptaret
Nuk te pengon shteti yn fare pasi nuk u intereson ke apo jo ftes nga shteti ku do shkosh.Shteti qe do shkelesh ka per detyr te vendosi ose ndaloj hyrjen ne territorin e tij.Plus ti zduhet te shqetesohesh pasi kta tanet kontrollojn me imtesi vetem cunat e rinj.Ne rinas sidomos nuk te shqetesojn aspak me keto gjera,u intereson tkesh prer bileten dhe mos kesh ndjekje penale per te tjera gjera ste pyesin hic,besom qe kur te kalosh zdo te thon asgje :)
 
Titulli: Ndihmeeeee!!

Kila ajo qe thtoe Cent eshte,sepse shqiperia nuk te krijon probleme dalje apo hyrje ty,por shteti ku do shkosh per vizit,kupton. S"ka nevoj te perkthehet garancia,sepse ne Aeroport ku do hysh per finland,ata thjesht vertetojn qe dikush te pret ty aty dhe ke njefare garancie ku do rrish,.
 
Titulli: Ndihmeeeee!!

Nuk te pengon shteti yn fare pasi nuk u intereson ke apo jo ftes nga shteti ku do shkosh.Shteti qe do shkelesh ka per detyr te vendosi ose ndaloj hyrjen ne territorin e tij.Plus ti zduhet te shqetesohesh pasi kta tanet kontrollojn me imtesi vetem cunat e rinj.Ne rinas sidomos nuk te shqetesojn aspak me keto gjera,u intereson tkesh prer bileten dhe mos kesh ndjekje penale per te tjera gjera ste pyesin hic,besom qe kur te kalosh zdo te thon asgje :)
Me ka ndal para 3 vitesh nje grua kur po ikja ne itali thote duhet te kesh nja 3 mij euro me vete sme linte shko gjej ku te duash uu sa me ka acaru .........se e kan me fixime kot ca i lejn me kalu pa i pa fare ca kontroll imtesisht ...
 
Titulli: Ndihmeeeee!!

Kila leri kto mka then,degjova kshu ashtu etj se jam dhe me cel mezi shkruaj.Merr nga vllai ftesen te vulosur nga komuna ku jeton vllai,merri fotokopje pasaporte nese ka nenshtetesi ose merri fotokopje te lejes qendrimit dhe fotokopje kart identiteti te vllait,euro ne xhep dhe kaq se ste ndalon askush me keto qe te them.Bej kto dhe ik knaqu se askush ste ndalon.Tung
 
Titulli: Ndihmeeeee!!

Kila leri kto mka then,degjova kshu ashtu etj se jam dhe me cel mezi shkruaj.Merr nga vllai ftesen te vulosur nga komuna ku jeton vllai,merri fotokopje pasaporte nese ka nenshtetesi ose merri fotokopje te lejes qendrimit dhe fotokopje kart identiteti te vllait,euro ne xhep dhe kaq se ste ndalon askush me keto qe te them.Bej kto dhe ik knaqu se askush ste ndalon.Tung

flm per ndihmen :D
Ke nja 4000 euro borxh :D:D
 
Titulli: Ndihmeeeee!!

Po ca ndihme kerkon ketu mi Kil, se maksimumi me te degjuara jane keto punra, dhe mund te ndryshojn ndonje gje nga shteti ne shtet.
Ndaj shko informohu mire se do mbetetesh ne Tirane e :p
 
Titulli: Ndihmeeeee!!

Po ca ndihme kerkon ketu mi Kil, se maksimumi me te degjuara jane keto punra, dhe mund te ndryshojn ndonje gje nga shteti ne shtet.
Ndaj shko informohu mire se do mbetetesh ne Tirane e :p

Te pakten informacionet qe i dhash Kila nuk jan me te degjuar, kemi dhe 1 jete jasht forumit.
Un kam punuar 2 vjet ne MB (Ministrin e Brendshme, supervizor per Pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit "ALEAT") ne rolin e supervizorit qe kisha per qytetin ku jetoj dhe rrethinat dhe keto pyetje apo sqarime ka qen pjes e punes. Nese Kila merr dekumentacionet qe i thash i siguroj qe askush ska per ta ndaluar hyrjen e saj ne shtetin Finlandez apo kudo qe duhet te shkelim me pasaport biometrike.
Qe te merret leja nga vellai saj do te thot qe ai i ploteson kushtet per te bere ftesen sic jan shtepia ne emrin e tij, metra katror i shpis qe ka ai, punen qe ben, pagesen qe merr dhe nese i ploteson keto ateher komuna e leshon ftesen per Kila dhe shteti ne aeroport nuk e ndalon te hyj :)

Kila sa per 4000 euro borxh, bej si te besh per qejf po shkon kshu qe qejfi paguhet ;)
 
Titulli: Ndihmeeeee!!

Se nuk lexova te gjitha pergjigjet sdi a e more ndihmen

Per te qene e sigurte ne cdo ane, duhet te kesh nje shume parash plus garancine
Garancia per sa kohe te jesh ne kufirin shqiptar vellai le ta beje ne shqip me firme plus ndonje vule komune konsullate ambasade skushton gje besoj
Persa i takon kohen qe do jesh ne Finlande (lum ti :D) le te dergoje edhe nje ne gjuhen e tyre e njejta procedure, me ndonje vule nese eshte e nevojshme

Gjithsesi ben mire te marresh ne tel aeroportet se kushedi nese Finlanda ka apo jo ndonje tip konvente qe nuk lejon levizjne me pashaporta
si puna e Anglise, ose max gjej dic ne internet.
 
Titulli: Ndihmeeeee!!

Te pakten informacionet qe i dhash Kila nuk jan me te degjuar, kemi dhe 1 jete jasht forumit.
Un kam punuar 2 vjet ne MB (Ministrin e Brendshme, supervizor per Pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit "ALEAT") ne rolin e supervizorit qe kisha per qytetin ku jetoj dhe rrethinat dhe keto pyetje apo sqarime ka qen pjes e punes. Nese Kila merr dekumentacionet qe i thash i siguroj qe askush ska per ta ndaluar hyrjen e saj ne shtetin Finlandez apo kudo qe duhet te shkelim me pasaport biometrike.
Qe te merret leja nga vellai saj do te thot qe ai i ploteson kushtet per te bere ftesen sic jan shtepia ne emrin e tij, metra katror i shpis qe ka ai, punen qe ben, pagesen qe merr dhe nese i ploteson keto ateher komuna e leshon ftesen per Kila dhe shteti ne aeroport nuk e ndalon te hyj :)

Kila sa per 4000 euro borxh, bej si te besh per qejf po shkon kshu qe qejfi paguhet ;)
Po esht kshu sic the ti ...
flm te gjithve per infot ...
Tani nese doni ta dini ajo garancia skishte nevoj per perkthim e noterizim dhe nese ke kete garancin nuk esht e nevojshme te kesh para me vete ...
Ju lodha icik ee ??:p
nejse mesuat nga pak dhe ju :)
 
Titulli: Ndihmeeeee!!

Kërkesat ndaj shtetasve shqiptarë për të udhëtuar lirisht drejt të hapsirës
Schengen

a) Të jetë i pajisur me pasaportë biometrike.
b) Të deklarojë qëllimin e udhëtimit si dhe të paraqesë, para punonjësit të kontrollit
kufitar, dokumentet që justifikojnë qëllimin dhe kushtet e qëndrimit.

 Kur deklarohet në kufi se po udhëtohet për turizëm, për pushime, i pavarur nga
pritja apo shoqërimi i një personi tjetër, shtetas apo rezident në atë vend etj.,
duhet të paraqitet një rezervim hoteli, bileta e kthimit (nëse udhëtohet me avion
ose mjete të transportit ujor) si dhe të ardhurat financiare që ka ai me vete.
 Kur deklarohet se udhëtohet për aktivitete të ndryshme, paraqitet
dokumentacioni mbi aktivitetin, për të cilin personi është ftuar.
 Kur deklarohet se udhëtohet për arsye shëndetësore, paraqitet rekomandimi i
institucionit shëndetësor shqiptar si dhe konfirmimi i institucionit shëndetësor
ku do shkohet.
 Kur deklarohet se udhëtohet për vizitë tek një i afërm, duhet të jepet informacion
mbi të dhënat e personit pritës, adresa e tij, nr. telefoni, etj.
Ka vende ku si dokument bindës për autoritetet e kufirit është edhe një ftesë nga
familja pritëse e cila mund të jetë e firmosur nga autoritetet komunale. Kjo kërkohet kryesisht në ato raste kur vizitori paraqet dyshime për qëllimin e
udhëtimit.
 Në të gjitha rastet, shtetasi duhet të ketë:
siguracionin shëndetësor (për periudhën e qëndrimit)
dokumentacionin e nevojshëm të makinës, nëse udhëtohet me makinë (leje
ndërkombëtare drejtimi automjeti, patentë ndërkombëtare dhe karton të gjelbërt
sigurimi ndërkombëtar të makinës).
Mjetet e udhëtimit (bileta avioni, trageti,etj.)
Mjetet e jetesës gjatë qëndrimit në zonën Schengen

Shtetasi duhet të ketë mjete të mjaftueshme të jetesës, si për periudhën e qëndrimit të
synuar edhe për kthimin në vendin e prejardhjes ose transitin në një shtet të tretë në
të cilin ai është i sigurt se do të pranohet, apo është në gjendje të përfitojë mjete të tilla
në mënyrë të ligjshme. Po sa është kjo shumë? Vende të ndryshme kanë përcaktuar
shuma të ndryshme. Përafërsisht kjo shumë nuk e kalon 50 euro dita, kur shtetasi ka
një rezervim hoteli.

c) Shtetasi nuk duhet të figurojë në listat e personave që përbëjnë kërcënim për
rendin, shëndetin publik apo sigurinë e brendshme.

d) Emri i këtij shtetasi nuk duhet të figurojë ndër emrat e personave ndaj të cilëve
është dhënë masa ndalim hyrje qoftë edhe në një nga vendet në fjalë.

Nëse për çdo njërin shtetas është marrë një vendim nga autoritetet administrative
kufitare apo ato gjyqësore të qoftë edhe njërit nga vendet e hapësirës Schengen për t’i
ndaluar hyrjen në atë vend, dhe ky informacion është hedhur në sistemin SIS, ky
person nuk mundet dhe nuk do lejohet të hyjë në asnjë nga këto vende; pra do të
prapësohet, me të mbërritur në pikën e kalimit të kufirit të vendit të parë të hapësirës
Schengen. Vendimet për të ndaluar hyrjen, janë kompetencë e këtyre autoriteteve.
Këto vendime merren për raste, të cilat i ka përcaktuar Kodi Schengen, dhe që janë:

 kur personi është dënuar për një vepër penale për të cilën Kodi Penal parashikon
dënim minimal 1 vit burg.
 kur personi ka qenë subjekt i një urdhër largimi, largimi me forcë (deportimi,
kthimi apo dëbimi), që kryesisht zbatohen për raste të qëndrimit të paligjshëm.
 kur ka të dhëna se personi është përfshirë në aktivitete kriminale apo dëshmi të
qarta se ka për qëllim një gjë të tillë.
Vendimet të tilla, në të gjitha rastet u komunikohen me shkrim të interesuarve. Dhe
kjo masë nuk hiqet automatikisht me mbarimin e kësaj periudhe. Kurdoherë, kur
shtetasit e mbyllin këtë periudhë penalizimi disa vjetore, duhet që mbi bazën e
vendimit të dhënë dhe me ndihmën e një avokati, t’u kërkojë autoriteteve të shtetit
përkatës heqjen nga sistemi SIS të masës së ndalimit.

Në raste të veçanta, kur konstatohen zvarritje administrative dhe dokumentacioni i
shtetasit është i rregullt, MPJ nëpërmjet përfaqësisë diplomatike mund të kërkojë
informacion pranë autoriteteve kompetente të vendit përkatës, me qëllim sqarimin dhe
lehtësimin e situatës së shtetasve shqiptarë.

e) Për minorenët, nëse nuk janë të shoqëruar nga të dy prindërit, kërkohet të
respektohen kushtet e lëvizjes sipas legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kujtesë:

اdo udhëtar duhet të ketë parasysh se:

Autoritetet kufitare të shteteve anëtare të zonës Schengen kanë të drejtë të refuzojnë
hyrjen e personave që nuk plotësojnë këto kërkesa dhe të vendosin përfundimisht
nëse do të lejojnë hyrjen në zonën Schengen.

اfarë ndodh nëse qytetarët shqiptarë shkelin rregullat e qëndrimit

Në hyrje dhe gjatë qëndrimit në vendet e BE-së, qytetarët shqiptarë duhet që të
zbatojnë disa kërkesa dhe rregulla.

Nëse do t’i shkelin këto rregulla, ata do të bëhen subjekt i largimit apo deportimit me
forcë, veprim i cili shoqërohet gjithmonë me ndalim hyrje nga 1-5 vjet.

Për një kategori shkeljesh të rregullave të qëndrimit, shtetet anëtarë të BE-së aplikojnë
masa administrative gjobe, të cilat shkojnë nga 600 deri në 3000 euro. Në rast se këto shuma nuk paguhen, atëherë personi i gjobitur nuk do lejohet të hyjë në atë vend, që i
ka vendosur gjobën, deri sa ta paguajë atë me gjithë kamatën e vonesës.
Me rëndësi është të dihet se cilat janë këto rregulla që shtetasit shqiptarë nuk duhet të
shkelin:
 Së pari, nuk duhet të shkelet afati i lejuar për qëndrim që është 90 ditë brenda
180 ditëve.
 Së dyti, nuk duhet të shkelet legjislacioni vendas, kryesisht ai mbi punësimin.
Pra, nëse kapesh duke punuar pa dokumentacion te rregullt bëhesh subjekt i
largimit dhe ndalimit të hyrjes.
 Së treti, nuk duhet të bëhesh problem për sigurinë publike, apo të përfshihesh në
aktivitete kriminale.
 Së katërti, nuk duhet të bëhesh barrë publike (person që nuk ke të siguruar
strehimin, ushqimin apo nevojat e tjera jetësore).

Të gjitha kërkesat që përmenden më lart mbi hyrjen dhe qëndrimin në zonën
Schengen janë kushte që aplikohen për të gjithë të huajt në BE.
 
Titulli: Ndihmeeeee!!

Na vjen mire njehere qe ju denjoni te kerkoni ndihme ketu tek ne forumistet .uauuuuu

hajgare!!!

Edhe une ja ashtu me ftese thjesht erdha ne itali ,pa delikatesa te tjera.hihi
 
Titulli: Ndihmeeeee!!

O Kila , mua me kan ardhur vizita te familjes shpeshhere qe kur jan heq vizat .
Jetoj ne Belgjike qe eshte me e bezdisshmja per kete , pasi eshte nder te vetmet qe ka bllokuar edhe kthyer
udhtare qe dyshonte se nuk kan baza reale .

Prandaj per te qene e sigurt plus nr te telefonit te vellat , thuaj te te dergoje nje ftese te legalizuar nga autoritete e
komunes ku banon , ku te shkruaj qe merr persiper te gjitha shpenzimet e qendrimit tend , gjate gjithe kohes se qendrimit
ne Finlande dhe keshtu je ne rregull fare .
Dokumentin qe te dergon ai me faks apo me menyra te tjera , nuk ke nevoje ta perkthesh fare ne shqip as anglisht , pasi
autoritet shqiptare nuk e kerkojne .
Mos harro sigurimin shendetsor dhe pashaporten dhe je ne rregull ;
Udhtim te kendshem dhe mos harro vishu trash se ben ftoht shume ne pol te veriut .
 
Titulli: Ndihmeeeee!!

o zot o zot sa te gjindshem qe jenii..ky forum ka njerez kaq t mire pz :p...kila un sdi ca ndihme te jap po co nje email me mire tek ambasada finlandeze ne shqiperi qe tjesh me e sigurt :p
 
Titulli: Ndihmeeeee!!

Garancite nuk ka lidhje me europen per vec anglise spo fus ne list usa .ose canada .Europen mund te levizesh me pashaporten qe ke dhe je ne rregull bli bileten ku do te shkosh :D
 
Titulli: Ndihmeeeee!!

Kila te veje vllai te pyesi ne komune,dhe ata i japin nje formular me me te gjith rregulloren

ps:Mos merr me vete bulmetra,gjize gjalp etj..se do arrostohesh per gundrraband lol
 
Titulli: Ndihmeeeee!!

Faktikisht nje her mua me kan kthyer ne areoportin e Fluumicinos ne Rom vetem se skisha adresen e atyre qe me prisnin ne belgjik dmth qe me siguronin qendrimin per tre jav ne belgjik ....

Ndersa me mbas kam ik pa problem me aq sa di une mjafton te kesh adresen e vendit ku esht presoni qe do shkosh dhe ftesa qe ai te ben duke te siguruar qendrimin tend bernda atyre ditve te caktuara.. Dhe ndodh ndo nje her qe dhe te bejen kontrollin per lek :p Por e rendsishmja esht ftesa qe do te bej vllai ska rendsi cfar gjuhe esht boll te jet e vulosur nga komuna finlandeze pasi dhe mua kur me erdhi ftesa ne gjuhen belge me erdhi e skishte me probleme :D

P.s...Dhe mesa di une quhet ftes garancia ska cte duhet.. :D
 
Titulli: Ndihmeeeee!!

Hmmmmmmm sherrja e dreqit :shkul::shkul:

:habit:kur e pash kete temen, thashe, mos ki telash me vonesat e na paske marre ftyren :plak:
 
Titulli: Ndihmeeeee!!

Kujt i nevojitet ndonje adres, numertelefoni ndihmoj un. Punoj ça koh ne gjendjen civile.Te bej ça para.lol
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top