Ndihme: Ndryshimi mes pronarit dhe bashkpronarit

angel boy

cun i veshtire
me ndihmoni ju lutem se me duhet per shkollen por nuk po gjej dot infot e duhura:lexim::lexim::lexim::lexim:

dua dua nje si tip referati ose me sakt ...duhen dallimet e pronarit nga bashkepronari. ... ose personit juridik nga ai fizik....sa me shum te jet aq me mire eshte,,...flm kush mund te me ndihmoje..ishalla se me duhet me patjeter.......
ju lutem moderatoreve mos ta mbyllin temen..flm
 
Titulli: Ndihme: Ndryshimi mes pronarit dhe bashkpronarit

Personat fizik
Kuptimi – Sipas të drejtës sonë të sotshme të gjithë personat fizik posa lindin bëhen subjekt të së drejtës. Shikuar historikisht, personat fizik nuk janë konsideruar subjekt i së drejtës p.sh në të drejtën romake skllavet nuk kanë qenë subjekt i së drejtës por objekt i së drejtës (res –send)
Veprimi i personit fizik – Që personi fizik të jetë juridikisht i aftë, nevojitet të lind i gjallë, gjegjësisht të jep shenja jete. Ndërkaq fëmija i lindur para kohe, që sipas rregullave mjekësore gjyqësore nuk mund te jetoj, megjithëse me rastin e lindjes jep shenja jete, nuk duhet të konsiderohet në drejtësi. Që personi fizik të fitoj aftësinë juridike, nevojitet të ketë formën e njeriut d.m.th të mos ketë lindur si i ashtuquajtur monstrum.
Pushimi i aftësisë juridike – Aftësia juridike vazhdon deri sa personi fizik të jetë i gjallë dhe ndërprehet me vdekjen e tij ose shpalljen i vdekur.

Aftësia për të vepruar e personave fizik –Sipas të drejtës sonë personat fizik veprojnë sipas rregullit madhorë kur mbushin 18 vjet, apo kur fëmija para mbushjes së moshës madhore martohet. Personat deri në moshën 18 quhen të mitur dhe të paaftë për të vepruar. Por paaftësia e tyre për të vepruar nuk është e njëjtë. Personat që janë në moshën 14 vjeçare apo të miturit e rijnë janë krejtësisht të paaftë për të vepruar, kurse personat prej moshës 14 vjeç gjer në moshën 18 vjet ose të miturit më të vjetër janë të aftë për të vepruar në mënyrë të kufizuar.

Atributet e personit fizik – Personat fizik kanë disa atribute që shërbejnë për identifikimin, shënimin, caktimin juridik të atyre personave. Këto atribute janë nganjëherë disa të drejta subjektive të lidhura për personin fizik p.sh emri, nganjëherë gjendja juridike por në çdo rast janë të lidhura sidomos për subjektivitetin juridik të personave fizik. Si atribute të personit fizik janë: emri, vendbanimi, vendqëndrimi, shtetësia, librat e gjendjes civile.
 
Titulli: Ndihme: Ndryshimi mes pronarit dhe bashkpronarit

Personat juridik
Krijesat e tilla të cilave iu është njohur cilësia e subjektit juridik quhen persona juridik. P.sh kur blejmë ndonjë send prej primusit midis nesh krijohet raporti juridik. Secili prej net ë dyve në këtë raport ka të drejta dhe detyrime. Në jetën tonë të përditshme takojmë shumë shpesh persona juridik. Nëse në mëngjes blejmë gazetën, vihemi në raport juridik me përfaqësuesin e ndërmarrjes për shpërndarjen e shtypit që gjithashtu është person juridik, vozitemi me trenin që I përket ndërmarrjes elektrike komunikatave etj. Person juridik është vetëm ai kolektiv njerëzish të cilët kanë një farë pasurie dhe masë pasurore d.m.th tubim të vlerave ekonomike me qëllim të kryerjes së ndonjë veprimtarie ekonomike. Në të drejtën borgjeze ekzistojnë dy lloje themelore të personave juridik: shoqatat dhe institucionet.

Shoqatat – Ekzistojnë atëherë kur kemi shumë persona dhe bashkohen me qëllim të arritjes së ndonjë qëllimi ekonomik, kulturor, sportive. Bashkimi I këtillë I individëve paraqet atëherë një organizim të veçantë që në të drejtën civile njihet si tërësi një subjekt unik. Shoqata ka anëtarët e vet, qëndrimin e tyre ndaj shoqatës si tërësi si dhe marrëdhëniet reciproke midis shoqatës si tërësi si dhe marrëdhëniet reciproke midis shoqatës I caktojnë rregullat themelore ose statusi I shoqatës.

Institucioni - Tek institucioni ekziston një masë e caktuar pronësore d.m.th tubim I vlerave ekonomike, që ka qëllim të caktuar. Ajo gjithashtu I është kushtuar arritjes së qëllimeve dhe interesave të disa njerëzve por ata njerëz të cilët plotësojnë disa qëllime, interesa të veta nëpërmjet kësaj mas nuk janë organizativisht aq të fuqishëm sa shoqata. Kjo masë pasurore shfrytëzohet në bazë të aktit të caktuar mbi themelimin.

Krijimi i personit juridik – që personi juridik të ekzistoj e drejta pozitive duhet të njohë këto marrëdhënie shoqërore: uniteti organizativ dhe masën pasurore që përbëjnë personin juridik. Kjo njohje nga ana e së drejtës pozitive është e mundshme në dy mënyra: nëpërmjet të paraqitjes dhe nëpërmjet lejes. Sistemi i paraqitjes ekziston atëherë kur për njohjen e personit juridik nga ana e së drejtës pozitive nevojitet që ai person juridik ti paraqitet pushtetit përkatës administrative. Organet e pushtetit kanë për detyrë të marrin në dijeni ekzistimin e personit juridik, përveç atëherë kur qëllimet e tij janë antiligjore ose përgjithësisht të pa lejueshme.

Mbarimi i personit juridik – Paraqitet atëherë kur zhduken ato elemente që janë të domosdoshme për ekzistimin e tij. D.m.th në qoftë se zhduket uniteti organizativ, në qoftë se zhduket edhe pasuria e personit juridik si dhe në qoftë se veprimtaria e personit juridik nuk kryhet sipas rregullave të paraqitura ose të lejuara, prandaj ai bëhet anti - juridik gjegjësisht organ administrative që ka dhënë lejen atëherë heq atë leje dhe ndalon punën e personit juridik.

Shoqatat si persona juridik – Te shoqata janë esenciale anëtarësia dhe qëllimet e caktuara në rregullat themelore që ajo anëtarësi me ndihmën e masës pasurore të shoqatës dëshiron të realizoj. Organ karakteristik I shoqatës është kuvendi I anëtarëve si organ më I lartë. Ai mbahet të paktën një herë në vit dhe jep synimet e përgjithshme për punën e tyre. Në qoftë se shoqata është e madhe për kuvend zgjedhën delegatët të cilët përfaqësojnë anëtarët. Kuvendi sipas rregullit zgjedh një organ operativ I cili udhëheq punën e përditshme të shoqatës, zakonisht është kolektive dhe quhet këshill drejtues ose ekzekutiv dhe një organ mbikëqyrës. Kuvendi mund të zgjedh edhe organin individual – kryetarin, e kryetari mund të zgjedh edhe vetë këshilli drejtues prej anëtarëve të vet. Gjithmonë duhet të caktohet ndonjë person, zakonisht kryetari apo më shumë persona të caktuar, të cilët përfaqësojnë shoqatën në pikëpamje civile juridike sipas vetë statusit dhe në emër të shoqatës kryejnë veprime dhe punë juridike.

Fondacionet si persona juridik – Në drejtësinë tonë të paraluftës fondacionet kanë qenë formë e rëndësishme e personit juridik. Ato janë në të vërtetë institucione private. Për themelimin e fondacionit janë nevojitur: deklarata e vullnetit mbi themelimin e fondacionit dhe leja e organeve kompetente. Në drejtësinë e sotme, gjithashtu mund të ekzistojnë fondacionet, Për themelimin e fondacionit nevojiten po ato kushte të paraluftës, deklarimi i vullnetit dhe leja. Ato janë krijuar që dikush ta lë me testamentin e vet ndonjë masë pasurore për arritjen e ndonjë qëllimi të lejuar.
 
Titulli: Ndihme: Ndryshimi mes pronarit dhe bashkpronarit

PERSON JURIDIK - personi juridik krijohet ne momentin e THEMELLIMIT, sepse ai themelohet, pra personat juridik jane: firmat, institucionet, edhe shteti paraqitet si person juridik.
Personi juridik shuhet me ane te aktit juridik, pra ashtu si themelohet mund edhe te shuhet, p.sh. nese nje firmes i japim leje per zhvillimin e aktivitetit te saj, me kete rast eshte krijua nje person juridik, kurse nese i merret licenca edhe mbyllet, ateher me kete rast eshte shuajtur nje person juridik.

PERSON FIZIK - personi fizik krijohet ne momentin e lindjes te tij, pra qdo njeri eshte person fizik, ne momentin e lindjes njeriu e fiton zotesin fizike, kurse zotesin juridike ose te veprimit e fiton pas moshes madhore (18 vjet).
 
Titulli: Ndihme: Ndryshimi mes pronarit dhe bashkpronarit

Ndryshimi mes pronarit edhe bashkpronarit:

PRONAR - eshte qdo person qe e ka PUSHTETIN JURIDIK MBI NJE SEND TE LUAJTSHEM OSE TE PALUAJTSHEM.
BASHKPRONAR - jane dy ose me shume persona te cilet e kane pushtetin JURIDIK mbi nje send te luajtshem ose te paluajtshem. p.sh. nese dy persona e blejn nje shtepi edhe ajo shtepi regjistrohet ne dokumenta si BASHKEPRONESI, ateher te dy ata persona jane pronar te asaj shtepie, me kusht qe ta din secili pjesen e vet. kurse PRONESIA E PERBASHKET eshte ateher kur dy ose me shume persona e kane trasheguar ose e kan ble nje shtepi, por nuk e din se cila pjese i takon njerit, e cila tjetrit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top