Ndahet nga jeta shkrimtari Dritëro Agolli

Guest2

Antarë i Respektuar
Dritero-Agolli1.jpg


U nda nga jeta Dritëro Agolli, patriarku i letrave shqipe, në moshën 85* vjeçare.

Shkrimtari i madh ndërroi jetë në sanatoriumin e Tiranës, shkruan shqiptarja.com

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të shkrimtarit.

Prej 4 ditësh Agolli ishte shtruar në spital për shkak të një sëmundjeje në mushkëri.

Iku nga kjo jetë njeriu i rrallë për nga thjeshtësia me të cilën komunikonte, mikpritësi që e hapi derën e tij për të gjithë shqiptarët nga të gjitha trevat.

Shtëpia e tij do të mbetet muze i memories për qindra shqiptarë.
klan kosova
 
Kjo është një ndër poezitë më të mira të tij, e cila po shpërndahet masivisht në rrjetet sociale menjëherë pas mësimit të lajmit se Dritëro Agolli ndërroi jetë.

“ثndërr e Prerë”

Mos vdis, se pas shirave arën e mbushi bari,
Ka rënë në ullishtë mizë e ullirit.
Hardhia duhet spërkatur shpejt me gurkali
Dhe ende s’ka dalë nga plisi kërcelli i misrit

Ne ëndërronim të bënim një anije,
Kurkush s’e mendonte më ç’dru do ta ngrinim,
Kishim ndërmend ta ndërtonim me degë hardhie
Dhe vela ti vinim.

Bodrumet e saj t’i mbushnim me poçe me verë
Dhe të lundronim në ishujt e Havajës;
Ta pinim verën me vajzat e ishujve në Belvedere,
Zezaku të bënte fresk me fletën e palmës.

Mos vdis se kalit i ra në vrapim një patkua
Dhe nisi ta ngrejë nga dhimbja këmbën e parë;
Kërkojmë patkonj e s’na jep njeri hua,
S’e gjejmë as nallbanin e marrë.

Ne ëndërronim të shkonim në hipodrome,
në vende të lumtura ku munden me kuaj,
Tani dhe kali çalon e s’na ha as barin e njomë;
me sy si gota na sheh si të huaj…

Mos vdis, se dielli në oborr e ka shtruar sofrën e madhe
Dhe presim të vijnë vajzat të gjitha,
Të gjitha ato që ti u thoshje “sorkadheve”,
Kur grisnin fustanet në driza.

Mos vdis në dhomën e heshtur i shtrirë
ثshtë turp kaq shpejt të rrish e të vdesësh!
Ne ëndërronim një vdekje më të mirë:
Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim në pikën e vesës.
 
:( C"trishtim!

Ngushllime familjes dhe katedrave te penes letrare shqipe.


[video=youtube;7PSmlzRWm-4]https://www.youtube.com/watch?v=7PSmlzRWm-4[/video]
 
dritero.jpg


Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare pas problemeve shëndetësore shkrimtari i shquar shqiptar Dritëro Agolli. Ai u nda nga jeta rreth orës 16:00 të ditës së sotme dhe sipas informacioneve të para mjekët e kishin nxjerrë nga intubimi për të testuar mushkëritë.

Disa ditë më parë ai është shtruar me urgjencë në sanatoriumin e Tiranës për shkak të një komplikacioni që ka pasur në rrugët e frymëmarrjes. Mësohet se shkrimtari e ka refuzuar shtrimin në spital, pavarësisht gjendjes.

Pas muajve të ngarkuar nga sëmundja, Dritëro Agolli një nga emrat më të njohur të letrave shqipe mbylli sytë sot përgjithmonë në shtëpinë e tij në moshën 86-vjecare. Ikja e tij është një humbje për letërsinë dhe mendimin shqip. Një nga personalitetet më të rralla që ka pasur vëndi në këtë gjysëm shekulli, Agolli ka qënë i angazhuar jo vetëm në letërsi, por edhe politikë me angazhime jo vetëm përmes fjalës.

Jeta

Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjىmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit”, dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. ثshtë fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet’60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një “gjuhe të vogël”, ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet ’60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sido që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për “rreptësinë” e poezisë. Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e “un-it”, përkundër poezisë së “ne-ve”, që shkruhej “për të bashkuar masat”. Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradicionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij. Në prozën e tij Agolli solli risi vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata lanë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filosofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën.

Krijmtaria

Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme. Në vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë (Devon, Devoll, Poemë malore, Hapat e mia në asfalt etj.). Vepra e tij poetike më e shquar është Nënë Shqipëri (1975), ku krijohet figura e Atdheut me traditat heroike, me vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e vet dhe me vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë e armik. Në poemën Baballarët theksohet rëndësia e veçantë e vijimësisë së traditave revolucionare në jetën e shoqërisë. Në një sërë vjershash dhe poemash Dritëro Agolli pasqyron frymën heroike të periudhës së Luftës ANا (Poema e udhës, Poemë për babanë dhe për vete etj.).

Në prozë bëri emër sidomos romani Komisari Memo (1969), në të cilin pasqyrohet roli i madh edukues dhe drejtues në vitet e Luftës ANا. Nga ngjarjet e kësaj periudhe e merr subjektin edhe romani Njeriu me top (1975), që flet për ndikimin e luftës çlirimtare në mentalitetin e njerëzve. Dritëro Agolli ka botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e sotme. Ndër krijimet satirike romani Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo (1973) vë në lojë konformizmin, servilizmin dhe vanitetin si shfaqje të huaja për njeriun e ri. Në vitin 2011 Dritëro Agolli, është nderuar me titullin doktor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës. Në një ceremoni të veçantë, iu dha ky titull shkrimtarit të shquar “Për kontributin e madh dhe të rëndësishëm në krijimtarinë e tij letrare për më shumë se 60 vjet, si poet, prozatore, dramaturg përkthyes e eseist”.

g.shqip
 
Zoti e shperbleft me xhenet... Kam lexuar shume nga ky shkrimtar, vetem Komisarin Memo e kam lexuar ndoshta 3 here...
 
VECSE NJE ENDERR

Ja keshtu, ti erdhe, ndenje, ike
Dhe sikur ketu nuk ishe kurre
S'erdhe si e dashur, por si mike
Thjesht si vizitore tek nje burre.

Per takimin, tjeter enderr kisha,
Tjeter doli,sic u ndodh ne bote
Enderrova ne kulm te trendafilta
Si nje vere a trendafil ne gote.

Dhe megjithate them faleminderit
Ti me dhe nje fluturim mbi nje enderr
Neper porten hapur prej ylberit
Dhe s'ka gje se endrra ishte zhgjenderr
 
Vdekja e Nenes


U zvogelua nena dhe u tret e gjitha,
U be si pulebardhe e lehte
Dhe nje mengjes pa zbardhur ende drita
Renkoi e fluturoi mbi rete

Andej u fsheh si ylli Aferdita
Dhe ne pastaj s'e pame, paste ndjese!
Vec ndodh qe vale e endrrave te trishta
E sjell ne breg te shtratit tim si shpeze
 
FALEMINDERIT QE E DERDHE SHPIRTIN NE MAGJI FJALE PER NE, YNI DRITERO!

Te ndrit'te shpirti ne perjetesi!
Nje shkrepese...
Ndizme, vella nje shkrepese
nen qiellin e zi,
Nje shkrepese te brishte shprese,
ne erresiren me shi.
Ne erresiren e dhjamur si pelte,
kur ndihet te zbrese acar.
E dini c'do te thote nje shkrepese,
Nje fije e holle si bar?!
 
Po iki me trishtim i zhgenjyer nga miqte
E mbylla dhe deren qe rrinte e hapur
Per lajkataret, per rrenacaket e smirezinjte
Qe shtireshin engjej te dashur.

Ku vete s'e di , vec s'dua te kthehem
Serishme ne rrenat e jetes
Diku ne nje skaj te larget do prehem
me qafen e futur ne jaken gri te xhaketes.
 
Nje dite te gjithe do ikim...dhe dhimbja qe do leme pas do jete e pashmangshme, te pakten per ata qe na duan fort.
Driteroi jetoi sa deshi.....i qofte dheu i lehte se per ne la plot thesare...
 
Tek e ëma s'vinte sa ish gjallë,
Mbase vinte, por besoj se rrallë.
Erdhi kur e shpuri në varreza
Sypërlotur, veshur me të zeza.
Ah, tek nëna s'vinte sa ish gjallë,
Dhe tani në varr i shkon çdo javë.
Një mëkat, që ndofta s'lahet kurrë,
Shkon e lan, ku nëna fle nën gurë !!!
Dritero Agolli
 
...ishte nga te vetmit qe e shprehu hapur: "na e falni o burra, sepse keshtu e menduam ne ate kohe".

Ngushellime familjes.

Darius
 
...te kam pasur enderr cast e ore,
enderr te trishtuar dhe te mire
po te jem vertete nje Pitagore
ti je teorema me e veshtire...
@ Dritero Agolli


R . I . P
 
me vjen keq, uroj te gjej paqen shpirterore shkrimtari....... ngushellime dhe familjes.
 
“Falmë, ........, që frymë dot s’të dhashë

Nga kjo frymë e gjallë e gjoksit tim!

Zemrën time do ta nxirrja jashtë

Të ta jepja ty me ngazëllim!
 
I Perndjekuri I Dashurise

Une jam i burgosuri yt
Rroj me prangat qe ti me ke vene
Po cudi as qelia s'me mbyt
Dhe s'me mbyt as dritarja e zeze
Kur ti prangat m'i hodhe ne mish
Une i putha duart e tua
Eshte rast i pashembullt ta dish
Qe xhelatin ta puth a ta dua
I perndjekuri yt erotik
I perndjekur te mbetet gjithmone
Erotim i mire a i lig
Hidhmi duart ne fyt, torturome
Ky burgim sa do zgjase s'e di
I perjetshem do kisha deshire
Vec ti eja me shih ne qeli
Te perndjekurit tend i vjen mire.
Dritero Agolli...
 
[FONT=&quot]Nejse, ky Driteroi, kur ne e patem harru te tane, keto vitet e fundit atje ne heshtje e ka pas shkru nje poezi per popullin tone 1f609.png?[/FONT]
[FONT=&quot]
[/FONT]

[FONT=&quot]KODOSHثT

Kur një gjel këndon në agim,
Nga çdo kosh
Del një kodosh,
Vreshtave të vendit tim.
[/FONT]

[FONT=&quot]Nga çdo kosh
Del një kodosh
Dhe mbi koshin mban fjalim.

[/FONT]
 

Attachments

  • 1f609.png
    1f609.png
    1.2 KB · Shikime: 0
  • 1f609.png
    1f609.png
    1.2 KB · Shikime: 0
Tek e ëma s'vinte sa ish gjallë,
Mbase vinte, por besoj se rrallë.

Erdhi kur e shpuri në varreza
Sypërlotur, veshur me të zeza.

Ah, tek nëna s'vinte sa ish gjallë,
Dhe tani në varr i shkon çdo javë.

Një mëkat, që ndofta s'lahet kurrë,
Shkon e lan, ku nëna fle nën gurë...

Dritero Agolli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top