Narcisi

Lauri

Anunnak
FB_IMG_1611049082282.jpg

Narciso ishte djali i Cefiso dhe nimfës Liriope. Nëna e Narcisit, sipas mitit të treguar nga Ovid, pyet një fallxhor të famshëm? me emrin Tiresias për të mësuar diçka për të ardhmen e djalit të saj. Në veçanti ajo e pyeti nëse fëmija do të shihte pleqërinë e tijë(Jetëgjatë).
Parashikuesi u përgjigj me fjalë që atëherë tingëlluan si të paqarta: "Vetëm nëse ai nuk e njeh veten".??

Narcisi ishte me një bukuri mbresëlënëse. Vajza dhe djem të rinj ranë në dashuri me të, por ai i përçmonte rregullisht të gjithë: ai nuk e la veten kurrë të bjerë në dashuri nga askënd.
Një ditë ndërsa kishte dalë për gjueti në pyll, siç bënte shpesh, ai takon Eco, një nimfë të pyllit.
FB_IMG_1611036027630.jpg
Eco kishte veçorinë e të mos qenit në gjendje të fliste dhe të përgjigjej siç preferonte, por ishte në gjendje vetëm të shqiptonte fjalët e fundit të të tjerëve. Kjo është mënyra se si Guneoni e kishte denuar Eco_n sepse ishte përpjekur për ta ngatërruar atë me shumë muhabete ndërsa Zeusi, mbreti i Olimpit, po bisedonte me disa nimfa.
FB_IMG_1611036032365.jpg
Në atë takim fatal në pyll, Eco gjithashtu bie viktimë e bukurisë së Narcisit. Por në mitin e Narcisit i riu e refuzon edhe nimfen Eco, e cila e ndjekte me shumë dëshirë nga pas. Dhe sa më shumë që ai largohej, aq më shumë ajo vazhdonte t'a ndjekë. Megjithatë, Eco, në një moment të caktuar lodhet, e thyer edhe nga dhimbja e refuzimit forca e saj fillon të dështojë. Eco fillon të tretet në erë, fillon të humbasë peshë ngadalë derisa nuk i mbetet asgjë përveç zërit të saj.??️
FB_IMG_1611036040045.jpg
Më pas, një tjetër nimfë e refuzuar nga Narcisi i kërkon perëndeshës së hakmarrjes Nemesis, të hakmerret dhe ta bëjë të riun të dashurohet me vetëveten e tij. Hyjnesha pajtohet me këtë kërkesë, dhe kështu Narcisi, duke e parë veten afër një burimi, bëhet viktimë e sharmit të tij dhe përpiqet më kot të përqafojë imazhin e tij të pasqyruar në sipërfaqen e ujit.
FB_IMG_1611036036420.jpg
Narcisi, kështu, konsumon vetëveten pak nga pak derisa vdes nga ky synim i paarritshëm, dhe ajo që i mbetet është vetëm lulja me të njëjtin emër: Narcisi.
FB_IMG_1611036043268.jpg
Miti i Narcisit është mjaft dramatik.
Ja nga e Ka origjinën thënja: mos i bëj narcist :)

Vetëm Për fv. By Lauri anunnak ?
 
Redaktimi i fundit:
Narcista.... Asnjë fjalë nuk e keni për këtë lule të bukur ??
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top