Myftinia e Shkodrës vlerëson figurën e Sulltan Mehmet Fatihut që masakroi, përdhunoi dhe plaçkiti shqiptarët

Darius

DENY IGNORANCE
Nga Nexhat Haziri

“Lavdi emrit tënd, veprës tënde, frymëzimit tënd, i bekuar Sulltan iMehmet Fatih !”
, thuhet në mesazhin e Myftinisë së Shkodrës të shpërndarë në faqen zyrtare në rrjetin sociale “Facebook” të saj. Mehmeti II (30 mars 1432 – 3 maj 1481), i njohur si Mehmet Pushtuesi (tur. Fatih Sultan Mehmed), ishte sulltan i Perandorisë Osmane, i cili sundoi për herë të parë perandorinë për një kohë të shkurtër nga gushti i v. 1444 deri në shtator të v. 1446, dhe më vonë nga shkurti i v. 1451 deri në maj të v. 1481. Në moshën 21-vjeçare, ai pushtoi Konstandinopojën (Stambollin e sotëm) dhe solli fundin e Perandorisë Romake të Lindjes. Mehmeti vazhdoi pushtimet e tij në Anadolli dhe në Evropën juglindore, duke arritur deri në Bosnje. Rrethoi dhe Krujën më 1466 por dështoi ta pushtonte me forcën e armëve prandaj iku duke plaçkitur e robëruar shqiptarët. Forcat osmane që rrethonin Krujën u thyen nga shqiptarët më 1467, që nxiti Mehmetin të fillonte një fushatë të re drejt Shqipërisë e cila prapë dështoi. Për shkak të dështimeve, në Shqipëri u hakmor dhe masakroi 8000 shqiptarë të pambrojtur.

Në pranverën e v. 1466, Mehmeti II marshoi me një ushtri të madhe kundër shqiptarëve dhe udhëheqësit të tyre, Skënderbeut, i cili i bëri ballë për një kohë të gjatë osmanëve, dhe në mënyrë të përsëritur kishte kërkuar ndihma nga Italia. Pasi dy muaj luftimesh të ashpra Mehmedi u bind se Kruja nuk pushtohej me forcën e armëve prandaj vendosi ta mbante nën një rrethim të vazhdueshëm derisa mbrojtësit e Krujës të dorëzoheshin nga uria.]Gjithashtu sulltani hoqi rrethimin e Durrësit ku vodhi e plaçkiti në territoret përreth qytetit. Gjithashtu mori me vete 3,000 shqiptarë rob.

Në historinë shqiptare, Sulltan Mehmet Fatih, njihet si më mizori, i cili masakroi dhe plackiti popullin shqiptar gjatë luftërave për pushtimin e Shqipërisë, mirëpo këto ngjarje të shënuara në histori si ngjarje tragjike nga pushtimi osmani i Shqipërisë, nuk e ka penguar Myftininë e Shkodrës që ta lartësoj figurën e Sulltan Mehmet Fatihut, me rastin e 567 vjetorit të pushtimit të Konstandinopojës (Stambollin e sotëm) , duke u bërë pjesë e manifestimeve që u mbajtën gjithandej Turqisë për këtë përvejtor ku u lartësua dhe u nderua figura e sultan Mehmet Fatihut që në Turqi konsiderohet hero. Mbase kjo ngjarje nuk mund t’I ikte Myftinisë së Shkodres e cila udhëhiqet nga Imam Muhamed Sytari, që njihet si njëri nga përkrahësit më të mdhenjë të diktatorit turk, presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan. Po ashtu imami nga Shkodra Muhamed Sytari është një përkrahës i madhë i kerkesës së vazhdueshme të administratës së Erdoganit, që medreset në Shqipëri të futen në autoritetin e Fondacionit të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë(TDV), e cila kontrollohet nga diktatori turk Erdogan, dhe të kontrollohet edhe Komuniteti Musliman i Shqipërisë, në krye të së cilit to të vendosej imami Muhamed Sytari.

Po ashtu është e papranueshme se si shqiptarët të besimit musliman në Kosovë, vazhdojnë të falen në xhaminë e cila mban emrin e Sulltan Mehmet Fatih, ketij kriminel më gjakpirës që e njehe historia ndaj shqiptarëve.. Ti lutesh zotit në një faltore që mban emrin e këtij mizori, është njejtë sikur të falësh në Kishën e Sllobodan Millosheviqit të ndertuar gjatë okupimit serb në kompleksin universitar të Prishtinës./ Arena Press
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top