Mutacioni i virusit, që detyroi Boris Johnsonin të bëjë prapakthehu

“Me vdekjen në zemër, ju njoftoj se ne nuk do të jemi në gjendje të kalojmë Krishtlindjet ashtu siç i kishim parashikuar. Besoj se nuk ka alternativa”. Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi kështu, në një konferencë shtypi, se kishte vendosur një shtrëngim të ri mbi masat anti-pandemike gjatë pushimeve.
Ai që, vetëm tre ditë më parë, kishte quajtur “jonjerëzore” të mendonte për “anulimin e Krishtlindjeve” u detyrua të bënte prapakthehu, nga varianti i ri i koronavirusit, “deri në 70% më ngjitës se versioni origjinal”, i cili po përhapet me shpejtësi të pabesueshme në Londër dhe rajonet fqinje.
Kryeqyteti dhe zona jug-lindore e vendit, janë vendosur në një nivel të ri gatishmërie, “Tier 4”, i cili bëri të nisë bllokimi sot. Kështu, dyqanet jo-thelbësore dhe palestrat janë të mbyllura. Do të duhet të punohet nga shtëpia kur është e mundur, dhe nuk do të lejohet hyrja ose dalja nga zonat “e kuqe”. Në ditën e Krishtlindjes do të jetë e ndaluar të priten mysafirë. Lejohet të takohet vetëm një jofamiljar, por jashtë. “Kur virusi ndryshon metodën e tij të sulmit, ne duhet të ndryshojmë metodën tonë të mbrojtjes,” shpjegoi Johnson. Për pjesën tjetër të Anglisë, megjithatë, rregulli i rakimeve me deri në tre familje të ndryshme do të mbetet në fuqi, por vetëm për Ditën e Krishtlindjes. Masat e reja janë të vlefshme për dy javë dhe do të rishikohen në 30 Dhjetor.
Johnson donte, megjithatë, të siguronte popullatën: “Nuk ka asnjë provë që varianti i virusit ka vdekshmëri më të madhe, që shkakton sëmundje më të rëndë, ose se vaksina është më pak efektive”. Por numrat e infektimit janë mbresëlënës: në javën që përfundoi më 18 nëntor varianti I ri i virusit, zbuluar për herë të parë në mes të shtatorit, përbënte rreth një në katër raste në Londër, në Anglinë lindore dhe juglindore; në javën e mbyllur më 9 dhjetor, përqindja u rrit në 62% në Londër, 59% në Anglinë lindore dhe 43% në atë jug-lindje. Dje ishin 27.052 raste të koronavirusit në Britani dhe 534 njerëz gjetën vdekjen. Që nga fillimi i pandemisë në Mbretërinë e Bashkuar ka pasur 2.010.069 infeksione dhe 67.177 vdekje.
Linja e ndjekur nga Downing Street është quajtur “konfuze” nga udhëheqësi i Laburistëve, Keir Starmer: “Planet e Krishtlindjes të miliona njerëzve u hodhën në erë, në më pak se një javë, shkroi ai në Twitter -. Na duhet një udhëheqje më e vendosur”.
Por Kryeministri britanik nuk është i vetmi. Ministri i parë i Uellsit, Mark Drakefort ka ndërmarrë të njëjtat hapa. Dhe Kryeministri i Skocisë, Nicholas Sturgeon, dje nisi një shtrëngim të ri, duke revokuar lehtësimin e masave për pushimet, përveç ditës së Krishtlindjes. Nga 26 Dhjetori, një bllokim i ri do të vendoset në gjithë Skocinë, dhe një ndalim udhëtimesh në pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar. “Ne jemi në momentin më serioz dhe potencialisht më të rrezikshëm që nga fillimi i pandemisë,” tha Sturgeon. / CdS – Bota.al
 
Katastrof.
Tani qe qarkullojne dhe griperat e sezionit,behet akoma me keq cdo gje.
 
Ajde ajde ?ajo vaksina Pfizer mos vall eshte qy virusi ri se ne loder u nisen vaksinimet a sa bukur a
 
“Kur virusi ndryshon metodën e tij të sulmit, ne duhet të ndryshojmë metodën tonë të mbrojtjes,” shpjegoi Johnson. Për pjesën tjetër të Anglisë, megjithatë, rregulli i rakimeve me deri në tre familje të ndryshme do të mbetet në fuqi, por vetëm për Ditën e Krishtlindjes. Masat e reja janë të vlefshme për dy javë dhe do të rishikohen në 30 Dhjetor.
Johnson donte, megjithatë, të siguronte popullatën: “Nuk ka asnjë provë që varianti i virusit ka vdekshmëri më të madhe, që shkakton sëmundje më të rëndë, ose se vaksina është më pak efektive”.
Mutacioni i virusit qenka vetëm mënyra e sulmit?! Vetitë e tjera të njëjta? Efekti i vaksinës i njëjti? Vërrtetë?
Ndikimi i parë i bëhet vaksinës kur virusi krijon mutacione. SSI (Statens Serum Institut) është e brengosur për p.sh. mutacionin e virusit te minkët, sepse automatikisht dobësohet efekti i vaksinës.
Gjepur.
 
Se ku e lexova qe nje grup shkenctaresh ne Oksford kerkojne prova shkencore nga qeveria Angleze se si e psoi mutacionin Covid-19? ?

Kur sheh sondazhet ne tcilat 80% e popullsise refuzojne te vaksinohen sdo mend qe ky mund tjete skenari rradhes deri sa njerzit te vihen n'rresht gati tu.

Fuck the establishment lol
 
Virusi do pesoje mutacione sa here tu ngrihet atyre qe e prodhojne dhe e shperndajne..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top