Mrekullitë e Kuranit për ate qe hesht.

Arfenilla

Themelues i Forumit
Mrekullitë e Kuranit për ate qe hesht


1.jpg

4 Mrekullitë e Kuranit për ate qe hesht
1 – Allahu thotë në Kuran që ta adhurojmë Atë me zë përulës, sidomos në namaz. Kuptimi me zë të ulët, përulës është qetësia, meditimi në kuptimet e ajeteve kuranore dhe lehtësimi i leximit të tekstit në mënyrë sa më të saktë. Allahu i Madhëruar thotë:“Kur të lexohet Kurani, dëgjojeni dhe heshtni, në mënyrë që të mëshiroheni.” (El-araf: 204)2 – Gjithashtu Zoti në Kuran urdhëroi sahabët që t’i ulin zërat e tyre kur janë me Profetin (salallahu alejhi ue selem), duke u mësuar atyre në këtë mënyrë edukatën e sjelljes me të Dërguarin (salallahu alejhi ue selem) dhe duke u dhënë dobi nga mosngritja e zërit. Allahu i Madhëruar thotë:“O ju që keni besuar! Mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e Profetit dhe mos i flisni atij me zë të lartë, sic bëni me njëri-tjetrin, në mënyrë që të mos ju humbin veprat tuaja pa e kuptuar fare.”(El-huxhurat: 2)3 – Në ajete të tjera kuranore besimtarët ndalohen nga bisedat me zëra të lartë, Allahu i Madhëruar thotë:“Ec me kujdes e i përmbajtur dhe fol me zë të ulët; se zëri më i vrazhdë është zëri i gomarit!”
(Lukman: 19)4 – Allahu zërin e lartë e ka bërë edhe mënyrë dënimi për shka’tërrimin e popujve dhe ajo është britma e tme’rrshme dhe e lartë. Shkenctarët thonë se frekuentimi i shpeshtë i zonave me intesitet të lartë zanor është vr’a’sës.
“E, me të drejtë i kaploi ata një zë i tmerrshëm dhe Ne i bëmë si gjethe të fishkura. Larg qoftë (nga mëshira e Allahut) populli keqbërës!” ( El- mu’minunë: 41)Kështu, shkencëtarët paralajmërojnë nga ndotja akustike dhe këshillojnë për nevojën e të jetuarit në zona me sa më pak zhurmë për të ruajtur shëndetin e zemrës.Kurani e konfirmoi këtë fakt, kur ai paralajmëroi për rrezikun e ngritjes së zërit “…dhe fol me zë të ulët
G.press.
 
  • Më pëlqen
Reactions: NGU

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top