Mrekullia e këtij shqiptari do ta habisë botën!

Aver

.
V.I.P
Mrekullia e këtij shqiptari do ta habisë botën!

shq.jpg

Bashkëndërtues i objektit është shqiptari nga Kosova, Avni Orllati i njohur për kompaninë e tij “Groupe Orllati S.A” krahas Bernard Nicod. Ata do të investojnë rreth 200 milionë franga
Në Chavannes-près-Renens, paralagje e Lozanës do të ndërtohet një godinë e lartë 117 metra me destinim banimi dhe biznesi. Por nuk është lartësia ajo që e bën të veçantë këtë kullë – ajo do të jetë edhe më tutje vetëm në vendin e tretë ë listën e ndërtesave më të larta në Zvicër. ثshtë në fakt koncepti të cilin e ka ndjekur arkitekti, ai që e bën unike edhe në botë këtë ndërtesë. Ai parasheh që në godinën e lartë të rriten drurë, së paku 80 sish dhe rreth 3000 shkurre dekorative. Për këtë arsye arkitekti, objektin e tij me plot të drejtë e ka quajtur “pyll vertikal” .

Bashkëndërtues dhe bashkëpronar i objektit është shqiptari nga Kosova, Avni Orllati i njohur për kompaninë e tij të madhe nërtimore “Groupe Orllati S.A” krahas Bernard Nicod. Ata do të investojnë rreth 200 milionë në këtë projekt.

Konceptin për realizimin e projektit e ka zhvilluar byroja e arkitektit Stefabo Boeri nga Milanoja. Boeri ka fituar në një konkurs në të cilin ka marrë pejsë edhe ylli në mesin e arkitektëve, Mario Botta.

1_1446635784-9203091.jpg

Godina do të ketë 195 banesa (80 deri 160 metra katrorë). Banorët e tyre do të shikojnë nga liqeni i Gjenevës, nga Mon-Blani dhe – nga drurët e shkurret që do t`i kenë brenda ndërtesës.

Në gjashtë nga 35 katet do të ketë zyra ndërsa në katet tjera, banesa, në të cilat mund të banojnë deri në 400 persona.

Në çatinë e kullës është planifikuar një restorant.

“Kjo kullë është e jashtëzakonshme për faktin se ajo e ridizajnon konceptin e banimit në ndërtesat shumëkatëshe”, ka thënë të martën kryetari i jurisë që ka zgjedhur projektin fitues, Claude Daetwyler. Të kultivosh vegjetacion dhe biodiversitet në një lartësi prej më shumë se 100 metrash ka qenë diçka avangardiste dhe jashtëzakonisht e guximshme, por jo dhe utopi. Drurët si: lisat, panjat dhe kedrat që do të mbillen në terrasa dhe do të rriten nga disa metra.

Ndërtimi pritet të fillojë nga fundi i votit 2016 ose fillimi i atij 2017.

Për planin hapësinor të lagjes që përfshinte edhe godinën e lartë 117 metra, qe zhvilluar një referendum i veçantë, më 9 shkurt të vitit 2014. Orllati dhe Nicod kishin fituar referendumin por para kësaj, për shkak të protestave të grupeve që e kundërshtonin projektin e tyre ambicioz, ata patën pranuar ta ulnin lartësinë e kullës nga 140 sa ishte planifikuar fillimisht në 117 metra. /albinfo
3_1446635791-1515655.jpg
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Mrekullia e këtij shqiptari do ta habisë botën!

S"me hapen fotot Aver :(
 
Titulli: Mrekullia e këtij shqiptari do ta habisë botën!

Hmmm s'kam ide pse nuk te hapen Nev.

A e ka dikush tjeter te njejtin problem?

Aver i rivendosa foto duke kerkuar linkn ne google.
Por tani uroj t"ju hapen tjerve.

Sa per temen!
I lumte.
Ka lezet kur ndertohet ne perpjestim te drejte me natyren ,e jeshillekun aq sa mundemi.
 
Titulli: Mrekullia e këtij shqiptari do ta habisë botën!

Ncuk,te un hapen fotot. :D

Si projekt duket interesant,dua ta shoh per se afermi kur te realizohet se kshtu duket mrekulli. :)
 
Titulli: Mrekullia e këtij shqiptari do ta habisë botën!

Nev problemi eshte te ti si duket.

Gjuaje pc nga dritarja. Kujdes te mos kete ndonje kalimtar poshte :p
 
Titulli: Mrekullia e këtij shqiptari do ta habisë botën!

Nuk me hapen as mua

Vendosi po nuk pertove ne postimage.org
 
Titulli: Mrekullia e këtij shqiptari do ta habisë botën!

As une si shikoj fotot
Mundohu ti besh upload ne forum direkt (tek "korniza photo" afer shiritit filmit ku vihen videot youtube)
 
Titulli: Mrekullia e këtij shqiptari do ta habisë botën!

As une si shikoj fotot
Mundohu ti besh upload ne forum direkt (tek "korniza photo" afer shiritit filmit ku vihen videot youtube)

Ashtu i postoj moj!
 
Titulli: Mrekullia e këtij shqiptari do ta habisë botën!

Paska grasi ky pallati
 
Titulli: Mrekullia e këtij shqiptari do ta habisë botën!

Ashtu i postoj moj!
Atehere ndro teknik
Vendosi me link extern lol
photobucket
tinypic
etj
se fotot akoma si kemi pare...
 
Titulli: Mrekullia e këtij shqiptari do ta habisë botën!

Atehere ndro teknik
Vendosi me link extern lol
photobucket
tinypic
etj
se fotot akoma si kemi pare...

Ja se po e provoj..

Ishalla e blen nje banese aty dhe e mbjell nje qershi ne ballkon. Ne degen e saj vendose ate luhatesen e avatarit, ama kujdes se mos fluturon me gjithe te nga kati i 12-te :p

A shfaqen tash?

ndertesa2.jpg

ndertesa1.jpg
 
Titulli: Mrekullia e këtij shqiptari do ta habisë botën!

Me ma fal nuk e dua, te jete per pyll... shkoj e jetoj ne pyll . Ce dua pyllin, ne maje te pallatit ... te te mbysin insektet & shpendet .

Gjithsesi, pershkrimi - Mrekulli , me duket i tepruar .... pasi aplikime te tilla me jeshil, ngrohje diellore e shume gjera te tjera.. ka vite qe jane vene ne pune, neper shtete te ndryshme.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Mrekullia e këtij shqiptari do ta habisë botën!

Ja se po e provoj..

Ishalla e blen nje banese aty dhe e mbjell nje qershi ne ballkon. Ne degen e saj vendose ate luhatesen e avatarit, ama kujdes se mos fluturon me gjithe te nga kati i 12-te :p

A shfaqen tash?

Shiko fotografinë 25066

Shiko fotografinë 25067

ah cjane kta arkitektet, ncnc.. marrine vejne nje peme mes ballkoni kot a thua se do rritet pema aty.. Vet po qe peme plastike, Lol.. Sa per ate dizanjin recessed in/out me pelq :D..
 
Titulli: Mrekullia e këtij shqiptari do ta habisë botën!

:O as tma falin banesen nuk hy aty brenda.
Insekte pafund.. duhet kujdes per kto bimet. Un shyqyr qe gjej kohen per veten time
 
Titulli: Mrekullia e këtij shqiptari do ta habisë botën!

Se tani e lexova un artikullin, e pse do habise boten ky?? Koncept i ri?? Mund te sjell une nja 2-3 projekte qe kemi vite qe ikemi ber ketu me te njejtin koncept, leqe neper bote ke plot iher.. Para 6 muajsh bera nje apartament e zyre 50 kate une ketu:tulp:... Pff. sa i zmadhojne gjerat. Nejse..

Interesante qe rrite pema me trung si ajo ne foto me nje trashesi turfing of 100mm, lool
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Mrekullia e këtij shqiptari do ta habisë botën!

Dhe mesazhi qe do i jepja te gjithe arkitektve: Please stop putting trees on top of ur roof to achieve green design. Its all fake.. Per tmos perdor ndonje fjale tjeter, Lol
 
Titulli: Mrekullia e këtij shqiptari do ta habisë botën!

Po më plq. se qenka bio.
Blen njeriu ene nje dhi cicemadhe e mjel çdo mengj.sa per kafe.
 
Titulli: Mrekullia e këtij shqiptari do ta habisë botën!

Soul mbaju cike mbaju :p
Ceshte gjithe kjo xhelozi sheshit :p

Mua me pelqeu sidomos fotua e fundit.
 
Titulli: Mrekullia e këtij shqiptari do ta habisë botën!

Soul mbaju cike mbaju :p
Ceshte gjithe kjo xhelozi sheshit :p

Mua me pelqeu sidomos fotua e fundit.

Haha.. Sepse e kane hiperbolizuar shume kot. S'ka asgje te vecante ne projektim e nje highrise qe ka apartamente zyra. Nje koncept qe ka vite qe aplikohet ne boten modernte dhe te civilizuara.Eshte nje dizanj i kendshem, i bukur, whatever por asgje e jashtzakonshme.. :D.. Plus plus ato peme jane jofunksionale..
 
Titulli: Mrekullia e këtij shqiptari do ta habisë botën!

Mua me duket e tille.
Populli i thjeshte i vlereso keto :p
 
Titulli: Mrekullia e këtij shqiptari do ta habisë botën!

Soul mbaju cike mbaju :p
Ceshte gjithe kjo xhelozi sheshit :p

Mua me pelqeu sidomos fotua e fundit.

Edhe mua me duket se po xhelozon Soul. Ama eshte xhelozi e shendoshe, se e kap inati dhe e projketon edhe kjo nje ndertese te tille.. plus e shton edhe nje ujvare qe t'ia kaloj ketij shqiptarit tjeter.

--

Ku ka me lezet se me dal ne ballkon, ne katin e dhjete, dhe me pi kafe nen hijen e pemes. Zogu ciu ciu, gjethet neper ballkon.. plus e kap mollen me nje te zgjatur te dores dhe e ha live aty per aty.
 
Titulli: Mrekullia e këtij shqiptari do ta habisë botën!

Edhe mua me duket se po xhelozon Soul. Ama eshte xhelozi e shendoshe, se e kap inati dhe e projketon edhe kjo nje ndertese te tille.. plus e shton edhe nje ujvare qe t'ia kaloj ketij shqiptarit tjeter.

--

Ku ka me lezet se me dal ne ballkon, ne katin e dhjete, dhe me pi kafe nen hijen e pemes. Zogu ciu ciu, gjethet neper ballkon.. plus e kap mollen me nje te zgjatur te dores dhe e ha live aty per aty.

haha .. s'ka lidhje xhelozia.. gjthss e kam projektu nje qe esht akoma ne tender :) pishina esht nkat 50 :p prisni sa tndertohet e tvini per vizit :p
 
Cdo gje bio. I ka harruar Souli keto.

Une them meqe 50 katshe e kishte bere ka 2 3 vite tani tia beje bam dhe ta beje dhe i here sa kjo.
 
Ky po qe qenka projekt. Do e hap nje teme edhe per ate ndertese por kam frike se do ti gjejne shqiptaret ndonje qime edhe asaj nderteses :p
 
Titulli: Mrekullia e këtij shqiptari do ta habisë botën!

Cdo gje bio. I ka harruar Souli keto.

Une them meqe 50 katshe e kishte bere ka 2 3 vite tani tia beje bam dhe ta beje dhe i here sa kjo.

sa merrnni vesh nga bio ju :p
jo jo nuk bej me 30 kate sa ky une :p.. do rri te 50 katshi :p
 
Titulli: Mrekullia e këtij shqiptari do ta habisë botën!

Cdo gje bio. I ka harruar Souli keto.

Une them meqe 50 katshe e kishte bere ka 2 3 vite tani tia beje bam dhe ta beje dhe i here sa kjo.

Shtrengohuni mire se filloj Soul me i shpalos projektet. E kemi bo nelvox :p
 
Titulli: Mrekullia e këtij shqiptari do ta habisë botën!

Ky po qe qenka projekt. Do e hap nje teme edhe per ate ndertese por kam frike se do ti gjejne shqiptaret ndonje qime edhe asaj nderteses :p

hape, vec mos thuaj mrekulli se do ja gjej vete tmeten Lol
 
Titulli: Mrekullia e këtij shqiptari do ta habisë botën!

po, sh sh nervoz :(

S'lejohet ti publikoj pa leje te studios :liber:
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top