MotoGp:Rossi: Nuk e di në mund të fitoj përsëri

cent

...Lontano
Valentino Rossi përgatitet të lërë pas përvojën e hidhur 2-vjeçare në radhët e Ducatit, nëpërmjet një rikthimi protagonist tek Yamaha në sezonin e ardhshëm, por në një intervistë në shtypin italian, shtatë herë kampioni i MotoGP shprehu skepticizmin e tij në lidhje me nivelin që mund të mbërrijë.
21c895s.jpg
“Nuk e di nëse do të mund të jem po aq i shpejtë sa Lorenzo”, deklaroi 33-vjeçari për “La Gazzetta dello Sport”. “Pas dy viteve të vështirë, nuk jam i sigurt nëse do të jem po aq i shpejtë sa Lorenzo në motorin tim të ardhshëm”.

“Duhet të përqendrohem shumë tek vetja për të kuptuar potencialin tim për sezonin e ardhshëm”, shtoi “Doktori”. “Lorenzo është mbase piloti më i mirë në qarkullim dhe ka bërë disa gara të pabesueshme në këtë sezon. Do të jetë e vështirë ta mposht, por objektivi mbetet gjithsesi fitorja”.

Në të shkuarën, raporti midis dy pilotëve nuk ka qenë i mirë, por Rossi përjashton mundësinë e konfliktimeve në çastin kur të dy të jenë në të njëjtën skuadër. “Mendoj se duke punuar çdo ditë bashkë do të kemi më pak probleme. Lorenzo është treguar shumë korrekt në lidhje me rikthimin tim tek Yamaha, nuk krijoi asnjë polemikë apo vështirësi”, përfundoi Rossi.
/tch
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top