MotoGP, Lorenzo shpallet kampion

cent

...Lontano
Casey Stoner tregoi që mbetet i pamposhtur në shtëpinë e tij. Për të gjashtin vit radhazi, piloti australian i Hondas fitoi garën për çmimin e madh të Australisë. Por gëzimi më e madh i takoi spanjollit të Yamahas Jorge Lorenzo që një garë nga fundi i kampionatit u shpall kampion.
15eecnq.jpg
Stoner e nisi garën nga vendi i parë falë kohës më të mirë të regjistruar në provat e ditës së shtunë. Ndërkohë, Lorenzo u nis i dyti dhe Pedrosa i treti. Kjo nisje parashikonte një garë të zjarrtë mes dy pilotëve spanjollë, por nuk ndodhi kështu, Pedrosa u rrëzua në nisje të garës.

Pas këtij episodi, piloti i Yamahas garoi i qetë për vendin e dytë që i siguronte pikët e nevojshme për t’u shpallur kampion bote një garë para përfundimit të kampionatit. Dhe kështu ndodhi, Stoner përfundoi i pari, Lorenzo i dyti, Stoner gëzon fitoren në shtëpinë e tij, Lorenzo titullin kampion bote.

Gara e fundit e MotoGP-së do të zhvillohet në 11 nëntor dhe do të shërbejë më shumë për statistikë, ndonëse shpresat e Valentino Rossit për titullin nënkampion janë të hapura nisur nga renditja:

1) Lorenzo kryeson me 383 pikë (kampion)
2) Pedrosa 245
3) Rossi 233
4) Stoner 225
5) Dovizioso 206
/Tch
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top