Misioni i (pa)mundur i buzëve të kuqe

elbruna

Anëtar i Respektuar
ثshtë truku i momentit. Edhe pse është i vështirë për t’u përdorur do të ishte një mëkat i vërtetë të mos e provoje. Një gloss i shndritshëm për ditën, mat dhe mbulues për mbrëmjen: e rëndësishme është të zgjedhën tonin e duhur.

Buzëkuqi i kuq është shumë elegant, me kusht që të jetë përdorur në mënyrë perfekte. Ja se si të veprosh. Fshi konturin natyral të buzëve dhe një shtresë korrektori.

Vendos një bazë transparente. Vizato bordurën e jashtme të gojës me një laps të së njëjtës ngjyrë me të buzëkuqit. Shpërndaj buzëkuqin më një penel të vogël me majë të sheshtë. Fillo nga qendra e buzës së sipërme dhe vazhdo drejt cepave të jashtëm. Më pas kalo në buzën e poshtme dhe në fund tampono buzët me një shami.

Nëse je brune

Nëse flokët janë në ngjyrë të errët, të zeza për shembull, i kuqi i buzëve nuk duhet të jetë i tepruar. Buzëkuqi më i mirë është ai në ngjyrë të kuqe të shndritshme. Nëse mendon se është shumë, mund të zgjedhësh një gloss të të njëjtit tonalitet: efekti do të jetë më ndriçues, edhe pse më pak i dukshëm.

Shkëlqyesi mund të vendoset si vetë, ashtu edhe sipër buzëkuqit. Në këtë rast duhet të keni parasysh se gloss-i e tret ngjyrën e buzëkuqit duke e bërë më brilant, por më pak të thellë. Ndërsa më të kuqen “bojë vaji” hijezuesit e syve duhet të jenë në tonet e shampanjës dhe grisë së thellë.

Duhet të theksohen sidomos qepallat, që vijnë duke u shumuar së jashtmi. Rimeli mund të jetë edhe gri.

Nëse je bionde

Në ngjyrat e arta dhe ato shumë të qarta e përshtatshme është një e kuqe që mund të anojë pak edhe në nuancë blu: një ngjyrë më e fikur rezulton të jetë më shumë glamour.
Po hijzeuesit e syve? Kombinimet ideale janë bluja e errët dhe grija turtull, nëse përdor buzëkuq. E kaltra dhe grija e qartë shkon me gloss dhe shkëlqimet perlë.

Për t’i bërë buzët më pak të ndezura, duhet t’i jepet shumë thellësi shikimit. Mjafton të vendosësh ngjyrën më të çelur në zonën më pranë qerpikëve dhe në brendësi atë më të errëtën duke e sfumuar.

Mund të përdorësh edhe vetëm një ngjyrë duke e shpërndarë me një penel në brendësi të syrit drejt cepave.
Për qerpikët këtë dimër do të jetë në modë rimeli ngjyrë blu dhe ai me efekte transparente.

Nëse je kuqe

Kush mendon me flokët e kuq duhet të heqë dorë nga buzëkuqi i së njëjtës ngjyrë, gabon. E rëndësishme është që të zgjedhësh një buzëkuq ngjyrë tulle me nuancë të lehtë portokalli, që nuk stonon me ngjyrën e lëkurës dhe të flokëve.

Përveç buzëkuqit mund të përdoret edhe gloss-i, që duke reflektuar dritën, zmadhon pak edhe gojën. Nëse i ke buzët shumë të holla, vendos sa më shumë. Më pak, dhe vetëm në qendër, nëse buzët janë voluminoze. Për hijezuesit, vlejnë të gjitha tonet e bronzit, kafja, gështenja, çokollata dhe e gjelbra ushtarake.

Por duhet të shmanget jeshilja e ndezur. Nëse nuk dëshiron të shpërndash hijezuesin mbi të gjithë qepallën e sipërme, mund ta përdorësh edhe si një eyeliner, duke vizatuar një vizë të hollë në rrëzë të qerpikëve.

Nëse je gështenjë

Kombinimi më i mirë për flokët ngjyrë çokollatë fitohet duke zgjedhur një buzëkuq ngjyrë mëllage të shndritshëm: kontrasti nuk është shumë i dukshëm dhe rezultati është chic.
Nëse në vend të buzëkuqit, ndoshta gjatë ditës, preferohet një gloss, sekreti për ta bërë të duket perfekt është që të marrësh një sasi të vogël me një penel, ta vendosësh në kurrizin e dorës dhe më pas ta vendosësh në buzë.

Temperatura e lëkurës e ngroh produktin, i cili shpërndahet më mirë në buzë, duke garantuar një qëndrim më të gjatë. Për hijezuesit, bazohu në tonet e rozës dhe grisë. Mund të shpërndash tonin rozë në brendësi të syrit dhe atë grinë në cepat e jashtëm. Ose të sfumosh rozën në harkun vetullave dhe të përdorësh grinë mbi qepallën e brendshme, për një efekt smokey eyes.
 

Attachments

  • Misioni_i_pamundur_i_buzeve_te_kuqe.jpg
    Misioni_i_pamundur_i_buzeve_te_kuqe.jpg
    69.1 KB · Shikime: 63
  • moda_5.jpg
    moda_5.jpg
    58.5 KB · Shikime: 59
  • moda_6.jpg
    moda_6.jpg
    47.3 KB · Shikime: 63
Cna kujtuan kto buzet e kuqe :p
 
Une mendoj se buzet e kuqe u shkojne me shume atyre me lekure te bardhe (ngjyra e flokeve ska shume rendesi... psh fotoja e pare, ajo i ka floket e zeza dhe i shkon ngjyra e kuqe se e ka lekuren bore te bardh).

Mua psh sme shkon e kuqja, kam provuar lloj lloj versionesh te ngjyres se kuqe, nuk shkon. Kam floke te erret (brenda me duken te zeza, dielli mi ben nje geshtenje te erret), dhe lekuren gjithashtu e kam si ngjyre gruri. Te vetmet ngjyra qe shkojne me kete eshte ndonje roz, bezh, ngjyre xhinxheri.
 
Ju lutem naten na kurseni nga to se mjere stomaku yne sa preparate ka brenda :lexim::lexim:
 
Mendoj se ka te beje me shume fizionomia e fytyres nese te shkon apo jo i kuqi,,, une psh jam e bardhoshe me floke bjonde dhe prap nuk me shkon e kuqja,,,,
 
Mua me shkon shum e kuqja tek buzet,jam bjonde dhe bardhoshe....
 
Titulli: Misioni i (pa)mundur i buzëve të kuqe

kur kisha floket e zeza veja kuq te erret ose te hapur m shkonin m shum
kurse tverdhave lyejini m roz ose kaf e mbyllur jo kuq se ngjani skandal:(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top