Milan Kundera

Gurrakociani

Gurrakociani
"Momenti në fund të luftës ndricon një të vërtetë po aq banale sa dhe themelore, po aq të përjetëshme sa dhe të harrueshme ; përballë të gjallëve, të vdekurit kanë një superioritet dërrmues në numër, jo vetëm të vdekurit në fund të luftës, por të vdekurit e të gjitha kohrave, të vdekurit e së kaluarës, të vdekurit e së ardhmes ; Të sigurt në superioritetin e tyre, ata tallen me ne, ata tallen me këtë ishull të vogël të kohës ku ne jetojmë, të kësaj kohe piciruke të Europës së re të cilët na bëjnë të kuptojmë gjithë parëndësinë, gjithë përkohshmërinë".‌

Zgjodhi për postim : Remzi Fetahaj
 
Last edited by a moderator:
Pe: Milan Kundera

Milan Kundera lindi më 1 prill të 1929 në Brno, اeki është një shkrimtar franko-çek. Njihet si autor i veprës: Lehtësia e padurueshme e të qënit.
Kundera jeton në Francë prej vitit 1975 dhe ka fituar nënshtetësinë Franceze më 1981. Lindi në një familje të klasës së mesme shumë të kulturuar. Babai i tij, muzikologu dhe pjanisti Ludvيk Kundera (1891-1971), ishte nxënës i kompozitorit të famshëm Leoš Janلček. Babai i mësoi Kunderës të luante në piano që në moshë të re. Me vonë Kundera studioi muzikë për njëfarë periudhe. Influenca e muzikës, ashtu si referenca të shpeshta mbi të, mund te gjenden në shumë vepra të Kunderës.

Kundera e përfundoi shkollën e mesme në Brno më 1948. Më pas ai vazhdoi studimet e larta për letërsi dhe estetikë pranë Fakultetit të Arteve në Universitetin Charles. Pas dy vitesh studime u transferua në Fakultetin e Filmit të Akademisë së Arteve të Bukura ne Pragë, ku u përqëndrua në regjizurë dhe skenografi. Më 1950 Kundera u detyrua t'i ndërpriste studimet për arsye politike. Pas diplomimit më 1952 u caktua si profesor i letërsisë botërore pranë Akademisë së Filmit. Kundera i përkiste brezit të të rinjve çekë që nuk e kishin provuar Republikën Demokratike اekosllovake të paraluftës. Rritja e këtij brezi u karakterizua prej eksperiencës së fituar nga Lufta e Dyte Botërore dhe pushtimi gjerman. Përvoja e totalitarizmit gjerman krijoi një imazh bardh e zi të botës tek ky brez (komunizëm dhe fashizëm) dhe, për rrjedhoje, shtyu një pjesë të madhe të tyre të aktivizoheshin pranë rretheve Marksiste dhe te antarësoheshin në Partinë Komuniste. Milan Kundera u antarësua në Partinë Komuniste اekosllovake, e cila ishte në pushtet në vitin 1948, kur ishte ende një adoleshent. Më 1950 bashkë me një tjetër shkrimtar çek, Jan Trefulka, Kundera u përjashtua nga partia për "aktivitete kundër partisë". Trefulka e përshkruan incidentin në novelën e tij Pršelo jim štěstي (Lumturia ra mbi ta) ndërsa Kundera u frymezua nga kjo ngjarje për të shkruar novelën e tij të parë Žert (Loja, 1967). Milan Kundera u ripranua në Partinë Komuniste më 1956.

Më 1970 ai u përjashtua nga partia për herë të dytë. Kundera së bashku me artistë dhe shkrimtarë të tjerë si Vلclav Havel, ishte i përfshirë në Pranverën e Pragës së vitit 1968. Gjatë kësaj periudhe reformizmi dhe optimizmi i pakët u shtypën nga pushtimi i اekosllovakisë nga Bashkimi Sovjetik në Gusht të 1968.

Kjo e ndau nga kultura dhe jeta çeke, ndaloi përkthimin e librave të tij të shkruar në frëngjisht në çekisht (publikimi ose ripublikimi i librave të tij të vjetër në Republikën اeke u lejua vetëm pas 1989).
 
Pe: Milan Kundera

Lehtesia e paperballueshme e te qenit...
(..nga T.C)

E kam te veshtire te dal nga nje biblioteke apo libreri me duart bosh.
Dhe as atehere nuk e zhgenjeva kete mani timen. Dal me nje liber me kopertine te thjeshte ngjyre bojeqielli por me nje titull terheqes “Lehtesia e paperballueshme e te qenit” . Kaq mjaftoi per te me kapur kureshtjen,nje titull qe vete ishte shprehje e nje kontradikte. Plus çmimi ekonomik ( natyrisht ) vetem 9 euro. Me kaq, 45 minuta me vone, ulur ne vagonin e fundit te nje treni, hyra ne boten e nje prej autoreve qe me shume me kane ipnotizuar.

Te flasesh per Milan Kundera nuk eshte gje e tjeshte, sepse i thjeshte nuk eshte as autori e as idete e tij.

Mund te them qe lind ne 1 prill te 1929 ne Brno,Cekosllovaki, mund te vazhdoj duke treguar qe jeton ne France qe prej vitit 1975 dhe ka fituar nenshtetesine franceze me 1981, qe eshte i mirnjohur ne gjithe boten por keto jane informacione te kota ne kete kontest.
Do te me pelqente me shume te flisja per ate qe librat e tij arrijne te bejne me mendjen e lexuesit.
Ajo qe terheq nga ky autor eshte idea qe romani nuk eshte thjesht nje histori per tu treguar, por mbi te gjithe nje hapesire ku te mendosh dhe ku te vesh ne loje idete e tua personale.

Kur lexon librat e tij, ne mendjen e lexuesit behet e qarte qe Kundera nuk eshte nje autor klasik i nje romani klasik, nuk eshte autori qe di gjithcka, nuk kerkon me domosdoshmeri koerencen e nje idee sterile. Ura qe bashkon formen e romanit me idete eshte personazhi dhe vetem ai. Autori thjesht percjell personazhet e tij gjate romaneve duke bere te qarte qe e rendesishme nuk eshte te shohesh sjelljen e tyre, as monologet e brendshem, e rendesishme eshte ajo qe keto dy gjera se bashku krijojne ne lexuesin. Nuk cudit pra fakti qe Kundera sheh romanin si nje pyetje te gjate ne pritje te nje pergjigjeje. Nje pergjigje e veshtire sepse eshte resultat i nje thurrje elementesh, qe mund te zgjidhen brenda nje dite apo brenda nje jete.

Mund te humbas duke folur per autorin,dhe prape se prapi fjalet e mia do ishin te kota, sepse c’do liber eshte diçka qe ndryshon vazhdimisht forme ne duart e secilit prej nesh. Pra, ide dhe shije personale menjane, vepra e tij me e njohur eshte “Lehtesia e paperballueshme e te qenit” dhe ky roman eshte per lexuesin nje strument i domosdoshem per te njohur autorin ose me mire,per te bere disa pyetje mbi te.

Milan Kundera eshte çekosllovak dhe meqenese ka lindur ne 1929 ka jetuar regjimin,riformat e pranveres se Prages dhe okupimin ushtarak rus. Ketu lind libri, i pandarshem nga momenti historik. Tema e trajtuar eshte mjaft e rrahur ne letersine moderne – njerez qe luftojne per te gjetur kuptimin e jetes, vlera, individualitet – por ka dicka unike ne menyren se si Kundera trajton keto tema. Romani i tij terhiqet nga personazhet dhe ne kete menyre behet diçka e lehte, qe cudit lexuesin qe gjendet duke bere arsyetime te veshtira me nje lehtesi te pabesueshme. Kjo sepse c’do gje lind ne funksion te jetes se personazheve. Ky nuk eshte nje liber qe lexohet me nje fryme, edhe pse ndoshta ka pak pika filozofike mbrapa dhe ato nuk jane te thjeshta.

Eshte edhe nje liber qe mund te behet i bezdishem nese lexuesi nuk pranon te arsyetoje mbi idene qe Kundera ka per jeten. Nuk them te jete dakord me te,por thjeshte te arrij ta kuptoje ate dhe menyren se si mendon.
 
Titulli: Milan Kundera

"Nuk ja ka bere kurre vetes ato pyetje qe torturojne te gjitha ciftet njerezore: me dashuron?
Ka dashuruar dike tjeter me shume se une? Me do me shume se sa e dua une? Ndoshta te gjitha
keto pyetje te drejtuar dashurise , qe e masin, e hetojne, e shqyrtojne, e vendosin nen nje pyetsor,
arrijne vetem ta shkaterrojne ne lindjen e saj. Ndoshta nuk jemi ne gjendje te dashurojme pikerisht
sepse deshirojme te jemi te dashuruar, vlen te thuhet deshirojme dicka nga tjetri ne vend qe te afrohemi
pa pretendime e te duam vetem pranine e thjeshte te tij."

nga: Lehtesia e Paperballueshme e Qenies.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top