Mikelanxhelo-artisti i madh dhe mashtruesi i madh.

Mikelanxhelo-artisti i madh dhe mashtruesi i madh.
(Si i shiti kardinalit një skulpturë “të antikitetit”
😁
).
Ishte viti 1496. Imagjinoni një artist të ri të talentuar, pa shtëpi dhe pa një punë të sigurtë, që endet rrugëve të Bolonjës për të kapur një mundësi sado të vogël për të shpalosur aftësitë e tij të veçanta. Të cilit, kur dikush i sheh rastësisht një skulpturë të përfunduar, i propozon diçka : A mundet ai, të realizojë një skulpturë të antikitetit, që ajo të mos dukej si një kopje, por origjinalja? Në lojë ishin shumë para, aq sa skulptori s'i kishte menduar ndonjëherë. Pastaj, personi (që në fakt, ishte një nga përfaqësuesit e familjes së famshme Mediçi), dukej i fismë dhe i besueshëm. Kështu, artisti 21 vjeçar, që quhej Mikelanxhelo Buonaroti, u bë pjesë e një mashtrimi në fushën e artit, që ndoshta mund ta çonte edhe pas hekurave. Mirëpo, që në fakt i çeli dyert e karrierës....
Vërtetë që porositësi i skulpturës ishte njëri nga "mediçët", por blerësi ishte kardinal.
Biografë të Mikelanxhelos, thonë në librat për mjeshtrin e madh italian, që kardinali që quhej Rafaele Riario, e njohu shpejt që skulptura s'ishte ajo e antikitetit. Ama, njohu edhe që ajo ishte realizuar nga një mjeshtër i jashtëzakonshëm. Kështuqë, në vend ta padiste, i propozoi të vinte të punonte në Romë, ku dihet që asokohe, ishte kisha katolike ajo që financonte më shumë veprat e artit në katedralet dhe kishat e saj. Pasi realizoi për disa muaj "Pieta-n", njërën nga mrekullitë e sotme të Bazilikës së shën Pjetrit, Mikelaxhelos iu besua "Davidi", në Firence, ndër majat e skulpturës botërore të të gjithë kohërave.
Pas rikthimit në Romë, fama e mjeshtrit të ri, kishte marrë dhenë. Kështu, në vitin 1509, pra 12 vjet pas mashtrimit që i kish bërë kardinalit bamirës, karriera e tij në ngjitje, arrin të kurorëzojë tavanin e "Kapela Sistine", njëra nga kryeveprat më të mahnitshme të artit të Rilindjes italiane, e cila si kapela e Papës, ishte zbukuruar më parë edhe nga Botiçeli dhe Pruxhino.
Mikelanxhelo Buonaroti (1475-1564), që veç skulptor i jashtëzakonshëm, ishte dhe piktor, arkitekt dhe poet, konsiderohet ndër 3 artistët më të mëdhenj të Rilindjes, krahas Karavaxhios dhe da Vinçit. Lavdi kjo, që ndoshta s'do ta kishte prekur nëse s'do të takohej me kardinalin Riario, që e mashtroi në moshën 21 vjeçare.
 
Më kujtohet një dialog mes Michelangelo e Leonardo dà Vinci.
Këta nuk shkonin dakort me njëri tjetrin...kishin shumë intriga rivaliteti mes tyre. Leonardi ishte disa vite më i madh se Michelangelo, dhe, kur Leonardo po admironte bllokun gjigand të mermerit që kishte ardhur nga guroret e Massa-Carrara më Firenze per të bërë skulpturën e Davidit, Michelangelo me ironi e ofendon atë duke i thënë që je i vjetër ti Leonard të përdorësh daltë e çekiç në një punë kaq të madhe si kjo. Ndaj nuk t'a kanë besuar ty këtë vepër. Por mua..!

Leonardi kap një hekur aty pranë dhe e ngre lart me dy duar dhe e përkul hekurin në formë U.
-Dhe tani drejtoje ti Michelangelo nqs ke më shumë forcë se unë, i thotë Leonardo.
-E pse duhet të drejtoj unë gjërat që shtrëmberon ti , ja kthen Michelangelo.

Vepra e Davide është konsideruar vepra më realistike në botë. Një kryevepër e papërsëritshme akoma deri sot.
75309-4c059cbb7e82192b4b766128d03d9ae3.jpg
75312-c64ecfbed5378fc087101da28d7d7a29.jpg
 
@Lauri , i beson ti këto dialogje?
Nisur vetëm nga gjuha, keto duken si fantazi ose biseda kafeneje, sepse flitet per njerez qe kane jetuar qindra e mijera vjet me pare.
 
@Lauri , i beson ti këto dialogje? Nisur vetëm nga gjuha, keto duken si fantazi ose biseda kafeneje, sepse flitet per njerez qe kane jetuar qindra e mijera vjet me pare.

Ki parasysh qe figurat me te njohura te kombeve nxihen vazhdimisht.

Meqe jemi tek Italia, pothuajse te gjitha figurat e njohura te antikitetit, mesjetes e me vone, jane nxire si figura.
Nuk kanë mijëra vite lol
Janë personazhe të mesjetës rreth 1500 es.
Kjo perjudhe është lulëzimi i kulturës artit ekonomisë me bankat e para, e pikërisht Firenze ishte protagoniste e këti lulëzimi sa që u quajt kryeqyteti evropian.

Gjithçka është e shkruar dhe ruajtur sikur atë ditë që janë bërë, çdo gjë. Biles Leonardit nuk ka shumë që janë zbuluar vizatime dore ,skica e projekte të ndryshme që ai bënte. Deri tek shënimet e llogaritë që mbante për të hollat, ku i shpenzonte dhe ku merrte borxh, ku shkonte lart e poshtë. Mbante ditar.
500 vjet janë si 5 vjet këtu nga kjo pikëpamje.
Shtëpia ku ka lindur Leonardo e ku ka banuar më vonë në Vinci afër Empli-t , e kam vizituar pasi është muzeum.
 
Ja e gjata edhe zënkën mes Leonardit e Michelangelo mbi bllokun e mermerit për Davide.
E paskëm kujtuar mirë. Sikur e përshkruajta sipër 🤪
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Nuk kanë mijëra vite lol
Janë personazhe të mesjetës rreth 1500 es.
Kjo perjudhe është lulëzimi i kulturës artit ekonomisë me bankat e para, e pikërisht Firenze ishte protagoniste e këti lulëzimi sa që u quajt kryeqyteti evropian.

Gjithçka është e shkruar dhe ruajtur sikur atë ditë që janë bërë, çdo gjë. Biles Leonardit nuk ka shumë që janë zbuluar vizatime dore ,skica e projekte të ndryshme që ai bënte. Deri tek shënimet e llogaritë që mbante për të hollat, ku i shpenzonte dhe ku merrte borxh, ku shkonte lart e poshtë. Mbante ditar.
500 vjet janë si 5 vjet këtu nga kjo pikëpamje.
Shtëpia ku ka lindur Leonardo e ku ka banuar më vonë në Vinci afër Empli-t , e kam vizituar pasi është muzeum.
Mijera vjet nuk ishte për këto dy personazhe te mesjetes. Edhe dikush që nuk i njeh fare, nuk e ka të vështirë ta gjejë se kur kanë jetuar.
Mijëra vjet ishte për antikitetin, dmth per figura te tjera.
Ne nuk dimë mire se ç'bëhet sot, jo të dimë mirë për antikitetin e mesjeten. Ata qe shkruajne historine sot, mund te sajojne e shkruajne cfare te duan.
T'i thashe keto sepse lexova dhe nje teme tjeter ku ti flisje me dyshim edhe per Ismail Qemalin, sepse kishe lexuar nje liber qe fliste keq per te.
Jo cdo gje qe lexohet edhe besohet. Per cdo figure te njohur, ka dhe njerez qe nuk ua duan te miren.
 
Po shoku, edhe për Ismail Qemalin flitet Edhe keq. Këtë e thonë edhe historian dhe jo unë.
Unë e di mirë ç'them; atë burim mbi Ismail Qemalin që kam shkruan është nga kushëriri i tij Eqrem Bej Vlora. Në kujtimet e tija përsonale.. po mos të dalim nga tema 🧐
download (6).jpeg
 
Mijera vjet nuk ishte për këto dy personazhe te mesjetes. Edhe dikush që nuk i njeh fare, nuk e ka të vështirë ta gjejë se kur kanë jetuar.
Mijëra vjet ishte për antikitetin, dmth per figura te tjera.
Ne nuk dimë mire se ç'bëhet sot, jo të dimë mirë për antikitetin e mesjeten. Ata qe shkruajne historine sot, mund te sajojne e shkruajne cfare te duan.
T'i thashe keto sepse lexova dhe nje teme tjeter ku ti flisje me dyshim edhe per Ismail Qemalin, sepse kishe lexuar nje liber qe fliste keq per te.
Jo cdo gje qe lexohet edhe besohet. Per cdo figure te njohur, ka dhe njerez qe nuk ua duan te miren.
Sipas teje historia boterore qe meson njerezimi sot qenkan perralla me mbret sepse ne nuk dime cbehet sot e jo me para.
E ke gabim, prandaj eshte shpikur historia gjeografia antropologjia apo nendege te tyre te cilat studiojne dhe bazojne ne faktr shkencore ato qe sot ne lexojme dhe dime mbi historine boterore. Ndoshta nuk dime 100 % por ama nje perqindje mbi mesataren e dime eshte e sigurt.
 
@Lauri , libri nuk eshte prove. Ku e di ti se ato qe shkruhen aty jane te gjitha kujtimet e tij? Ai liber eshte botuar disa vite pas vdekjes se tij ne gjermanisht, e vitet e fundit eshte perkthyer edhe ne shqip e turqisht. Pas vdekjes eshte e mundur qe doreshkrime te tilla, edhe nese kane ekzistuar, te ndryshohen dhe sajohen sipas qejfit.
 
Pse ç'ka bërë regjimi komunist sipas teje...s'ka lënë gjë pa modifikuar më histori. Patriotat sipas interesit i bënë armiq e tradhtarë, e kriminelat i bënë heroj.
Nuk po zgjatem me shembuj se nuk është vëndi në ketë temë.

Por jam i bindur që çfarë është shkruar më pas këti rregjimi është të paktën e lirë.
Ti po flet kshu ne hamendje një opinion tëndin që gjithçka është e modifikuar sepse nuk e pranon të kundërtën e sajë që ke mësuar në një kohë të caktuar...!
Historia nuk ka asnjë të keqe që të rishikohet, sepse dalin dokumente dhe prova të reja që e kundershtojnë versionin e mëparshëm. 🤷

Ps. Unë nuk jam historian dhe nuk flas në emrin tim. Them çfarë lexoj.
 
@Lauri , regjimi komunist ka bere modifikime te historisë, por modifikimet vazhdojnë edhe sot sipas interesit te kohëve te reja. Meqe shume gjera po thuhen pas ndryshimit te sistemit, kjo s’do te thotë se cdo gje eshte e vertete.

Po e mbyll dhe unë këtë debat, meqë nuk është as tema.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top