Meta, në Shkodër: Aleanca jonë është rruga e duhur

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1432029366META-SHKODER-.jpg


Kryetari i LSI-së, Ilir Meta ishte në qytetin e Shkodrës, në një takim me të rinjtë. Ai deklaroi se për Shkodrën, rruga e duhur është Aleanca për Shqipërinë Europiane. Meta kërkoi mbështetjen për kandidaten e përbashkët në Bashkinë e re të Shkodrës.

“Më 21 Qershor, rinia e Shkodrës me votën e saj do të çelë një perspektivë të shkëlqyer për veten, por edhe për të gjithë Bashkinë e re të Shkodrës, në mënyrë që Shkodra të ecë në drejtimin e duhur.

Bashkia e Shkodrës mund të bëhet një model i zhvillimit, i hapjes ndaj qytetarëve, që ata të thonë fjalën e tyre për shpenzimet dhe investimet, që kryetarja e re të ndjekë politika që nuk janë mbështetur deri më sot, për të mbështetur nismat e të rinjve dhe aktiviteteve që do të shtojnë vende të reja pune, sidomos për ata që duan të punojnë.

Më 21 Qershor duhet të shpreheni me votën tuaj për Keti Bazhdarin, që Shkodra të ecë në drejtimin e duhur”, deklaroi Meta.

“Ne kemi nevojë për një vlerësim ndryshe për bashkinë, për një bashki me dyer të hapura për rininë, qytetarët, për punësimin e për planet e zhvillimit. Së bashku do t’i japim ndryshimin Shkodrës”, tha nga ana e saj kandidatja Bazhdari.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top