Messi mungon dy ose tri javë

xhebrail1

INTERIST
Barcelona ka konfirmuar se Lionel Messi do të jetë jashtë fushave për rreth dy-tri javë për shkak të lëndimit të pësuar në kofshë.

26 vjeçari nga Rosario e filloi mirë ndeshjen ndaj Almerias duke realizuar për 1-0 me anë të një goditje fenomenale nga distanca, por ai u largua pak para përfundimit të pjesës së parë për shkak të një lëndimi.

“Leo Messi ka një lëndim të lehtë në kofshën e këmbës së majtë. Kjo është konfirmuar nga stafi mjekësor”.

“Argjentinasi do të mungojë për dy-tri javë, duke e detyruar atë të mungojë në ndeshjet ndaj Celticut dhe Valladolidit”, shkruan në komunikatën e klubit katalanas.

Vlen të përmendet se tifozët e Realit nuk duhet të gëzohen para kohe, pasi që Lionel Messi do të jetë i gatshëm për El Clasicon e nëntorit. /Telegrafi/

f.0929140532424_m.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top