Mëso të mos i duash ata që nuk të duan!

Mëso të mos i duash ata që nuk të duan!, poezi nga Benjamin Prado
benjamin-prado.jpg

Kjo poezi
është për t’u lexuar kur të mos jem pranë teje,
kur për ty të mos kujdesem dot më.

Mos u kënaq kurrë me dikë që nuk kupton
që ti je flakë më e vjetër nga zjarri,
që ti je arsyeja e jetës së tij.

Mëso të mos i duash ata që nuk të duan
dhe zgjidhe mirë se nga çfarë do të kesh frikë:
s’do të ketë hije ta fshehë atë çfarë do të kesh frikë ta shohësh.

Shpëto prej atij që mendon
se ajri qenkësh muri i së padukshmes
dhe ik prej atij që pandeh
se qenkësh më i lumtur ai që ka nevojë për më pak:
ai s’do të kishte nevojë për ty.

Mos u dorëzo, mos harro kurrë që trishtimi
është vetëm burokracia e dhembjes
dhe, nëse ndien që bota po përmbyset,
mos u rrek të mbahesh mbas një tjetri
që do të jetë duke rënë njësoj siç bie ti,
sikurse bëra unë me ty.

Një ditë
do të të duhet të zgjohesh për të shpëtuar ëndrrat e tua:
do ta mësosh një ditë që në premtimet
ka gjithnjë një xham të thyer
në të cilin era e ftohtë e gënjeshtrës ulërin.​

Mbaji mend të gjitha këto.

Mos i fshih ndjenjat e tua nga droja se t’u dalluaka brishtësia
si ata që për të ruajtur sa më mirë më të rëndësishmen
e humbin përgjithmonë.

Mba mend që nuk ka asgjë
që s’mund të ndodhë një ditë prej ditësh.
Mos harro që kjo vepër përfundoi.
Mos harro që tanimë i flet një teatri bosh.

Përktheu: Aurel Plasari

Mu duk interesante per ta sjelle me shume ne kuader te diskutimit! :)
Si do e komentonit?!
:)
 
Unë nuk jam në zemrën apo në mendjen e askujt për të ndjerë,se çndjejnë ata në të vërtetë për mua.
Unë di të them që ndjenjat e mia janë të pastra e të vërteta si në dashuri,tek të afërmit e mi apo edhe tek familjarët.
Nuk di të mbaj inat apo të urrej qoftë e atë që më ka bërë keq.
Di të them që kush ka përfituar nga dashuria ime e sinqertë,ja ka kthyer Zoti dyfish atë mospërfillje e arrogancë...
 
Top