Më do mua të verbrën

Kresha

A pretty face can never trick me
Më do mua që jam e verbër?
i tha atij me habi
kur bota ka vajza të ëmbla,
terheqese me plot bukuri?

Ti je vetem një i çmendur
ndryshe nuk ka se si,
apo të vjen keq për mua
dhe për sytë e mi?!

Të dua, i tha, e ëmbla ime
nga bota asgjë nuk dëshiroj
pasuri më ka dhënë Zoti
grua të t’kem, të pamundurën ta shëroj

Do të t’pranoj o fati im
nëse dritën ma kthen mua
me ty jetën do ta ngrys
por tregomë diçka që dua

Sytë kush do t’mi dhurojë
kur nata e zezë ta pushtojë?

Një ditë djali me një frymë erdhi
gëzohu, i tha, dhuruesi u gjet
do të shohësh ç’bëri Zoti
dhe krijoi në këtë jetë

Do mbash besën që më dhe
Të jesh me mua më the dikur
erdhi dita e dashura ime
për të mos u ndarë kurrë

Ditën që vajza hapi sytë
djali në këmbë, pranë saj qëndronte
e pa dhe bërtiti: “I verbër je”?
djalit që dorën ia shtrëngonte

Qante vajza fatin e saj
shpërtheu në lot e vaj

E dashur, i thoshte djali,
mos u dëshpëro
gruaja ime kur të jesh
me sytë e tu do të shoh

I tha atij:
Të martohem the
me një si ty…
Sot që u zbardha
dhe u bëra me sy?

Qau djali, ndjesë kërkoi:
kush jam unë të më martosh?
Më fal – tha – ke të drejtë
por diçka të më premtosh

Para se të më lesh
të lutem shumë o bukuri
kudo që të jesh a të shkosh
kujdesu për sytë e mi


Nga: Nizar KABBANI , poet Arab




 
Titulli: Më do mua të verbrën

Dhe ne fund jetuan te lumtur per jete te jeteve,keshtu?:D
Aman sa 'te verber' i ben dashuria njerezit ee?:D
 
Titulli: Më do mua të verbrën

Eh Kot Sthon per dashurin behet cmendurina, por ndonjeher dashuria te ben te cmendur :( :(
Ka te till njerezish Sot.
Kur dikush ben perpjekje x ate qe don e ne fund ky person sja din vleren e dashuris :)
 
Titulli: Më do mua të verbrën

Morali....?

Morali sipas meje :

Mos dashuro kurre shume, sic ka thene Ibn Ata El Iskenderij:

"Nese per diqka gezohesh pak, atehere per te merzitesh pak."
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top