• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Mbi dëmin që i ka bërë Perandoria Osmane shkollës shqipe: asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Europë nuk ka pasurnjë martirizim të tillë – pesë s

Marla

Never say never, never say forever!
Ismalil Kadare

“Shqipja është një nga gjuhët më të zhvilluara flektive (me nyja e parafjalë). Falë kësaj cilësie e pa dyshim, gjithë mekanizmave të tjerë të saj, ajo përballoi lehtë, shumë më lehtë se ushtritë e princave shqiptarë, sulmin osman. Sulmi i turqishtes, që ishte gjuhë aglutinative (që manovron me prapashtesa), ishte një lloj sulmi i një mamuthi të ngathët që lufton kryesisht me bisht kundër një luani që përdor më shumë dhëmbët dhe kthetrat. Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Europë nuk ka pasur një martirizim të tillë: pesë shekuj dënim.
Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese nxjerrë nga “Historia e shqiptarëve”, e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006, Paris.Tabloja e shkollimit është epabesueshme.
Më 1887, në Shqipëri kishte:
3000 shkolla, prej të cilave
1200 shkolla publike turke,
1200 shkolla private greke,
300 shkolla bullgare, serbe dhe vllahe,
1 të vetme shkollë shqipe, me drejtor Pandeli Sotirin!
Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në “perandorinë tolerante”, përveç njërës: gjuhës shqipe! Dhe historia s‘mbaron me kaq.
Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar. Por rimohuesit nuk e duan këtë të vërtetë. Në vend të saj, ata duan të vendosin një tjetër histori.
Siç u pa më lart, për ata, pushtimi, pra, sundimi osman, nuk ka qenë i keq. E keqe dhe kundërproduktive ka qenë qëndresa e Gjergj Kastriotit. Duke e sulmuar Kastriotin, më shumë se njeriun e shpatës, ata sulmojnë vizionarin e madh, princin, që, ndryshe nga të tjerët, e ktheu vështrimin drejt Evropës. Në këtë mënyrë, bashkë me doktrinën e lirisë, ai nismëtoi programin më evropianist shqiptar, më modernin program të këtij populli.
Është e qartë tani përse rimohuesit shqiptarë janë kundër testamentit të tij. Teza e tyre se sundimi osman s‘ka qenë i keq, e keqe ka qenë qëndresa, mund të përkthehet fare saktë:
E mirë për Shqipërinë nuk është Evropa, por Azia. Andej, pra, të kthehemi!”

FV
 
Me behet qejfi qe edhe Ismail Kadare e mendon njelloj si une🤣

Ky ka qene nje nga debatet e mi me te preferuar ne fv, jam i sigurt qe edhe pas ketij mendimi, madje sidomos pas ketij mendimi te Kadarese turkoshaket, anadollaket dhe mercenaret e tyre do sulmojne kete vertete te pamohueshme!
 
Barnaba

Antarë i Respektuar
Artikulli, i cili gjendet ne nje sere portalesh, eshte disi siperfaqesor madje ndoshta edhe provokues.

Se pari, autori harron te shtoj se pjese e luftes kunder gjuhes shqipe ka qene edhe Patriarku i Konstandinopojes qe vepronte ne sinkron me nacionalizmin grek. Shembulli me ekstrem i kesaj te fundit eshte masakrimi me sopata i Papa Kristo Negovanit nga andartet grek, si ndeshkim per dhenies e meshes ne gjuhen shqipe. Vrasja besohet te jete porositur nga nje prift grek. (Ceta e Cerciz Topullit mori hak per kete rast.) Armiqesine e kishes greke nuk e shtova per te larguar vemendjen nga antishqiptarizmi i administrates osmane, por per te zgjeruar panoramen e luftes kunder gjuhes shqipe.

Se dyti, referenca per Skenderbeun se "nismëtoi programin më evropianist shqiptar, më modernin program të këtij populli" eshte e pasakte. Skenderbeu ka shume merita, mbi te gjitha si strateg ushtarak i jashtezakonshem dhe si simbol i rezistences kundrejt nje pushtuesi me burime shume here me te medha. Ai kishte padyshim edhe nje patriotizem te zhvilluar per kohen e tij, treguar me se miri nepermjet krenarise qe ai ndjente si pasardhes te epiroteve te lashte dhe te bemave te Pirros. Por rezistenca e tij s'mund te quhet 'programi me modern shqiptar'! Eshte e papranueshme te pretendosh se rezistenca skenderbegase eshte levizja me moderne e kombit shqiptar! Rilindja Komberate mund te quhet me moderne se ajo e shek. 15-te sepse synonte edhe ringritjen e ndergjegjes kombetare, arsimit, reagimin ndaj propagandes se fqinjeve qe synonte asimilimin, bashkimit kombetar (mes tre sekteve fetare) me ane te ideve, etj. Kishte nje qasje me humaniste sepse i'a lejonin rrethanat.

Te quash rezistencen Skenderbegase si "programin me modern te ketij populli" eshte jo vetem e pasakte, por ne menyre indirekte vlereson taktikat e dhunshme qe Skenderbeu perdorte ne ndonje rast (sidomos rastet kontroverse kunder ushtareve osman me origjine shqiptare qe nuk pranonin kushtet e tij te dorezimit) si dicka qe duhet vleresuar si moderne. Ky eshte nje vleresim jo thjesht i nxituar por tinzar, provokues, percares. Skenderbeun nuk e lejonin rrethanat te ishte modern, dhe nuk kishte se si te ishte i atille!

Gjithsesi, Gjergji mbetet nje hero i jashtezakonshem. Nje mjeshter i luftes per liri.

Beni kujdes - mos mesoni historine nga portale anonime. Ka mjaft libra te Akademise se Shkencave nese deshironi te zgjeroni njohurine tuaj. Interneti eshte i mbushur me propagand antishqiptare shume te rrafinuar.
 
Marla

Never say never, never say forever!
Artikulli mban autor Ismail Kadare i cili njihet per shkrimtar jo per historian, por duke qene qe eshte nje intelektual shume i lexuar mendoj se ska pasur fare per qellim te denigroje figuren e skenderbeut.

Ne artikull nxjerr ne pah ndikimin e turqishtes ne gjuhen shqipe dhe si osmanlinjte nuk lejonin te mesohej gjuha shqipe ne ate kohe une te pakten kete kuptova. Ai i referohet botimit “Historia e shqiptarëve”, e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006.

Si dhe qellimi im nuk eshte fare por fare te mesoj historine nga portale por te lexoj artikuj nga persona te besueshem sic eshte Kadare, si dhe te sjell tema per diskutim ketu ne forum per auditorin e gjere virtual qe perfshijne dhe historiane apo "injorante" historie si puna ime. :)
 
Dyshoj qe artikulli - vecanerisht fragmenti ku i referohet rezistences skederbegase si levizja me moderne shqiptare - te jete shkruar nga Kadare. Nese po, atehere eshte teper e nxituar dhe hap rruge per keqkuptime sic e sqarova me siper.
 
N0

Lost.
Ne fakt ne fakt une gjithmone e kam pare si me dyshim menyren se si Kadareja e trajton çeshtjen kombetare ne librat e tij edhe pse perciptazi.
Ca zera nder vite kane thene se ca rrenje te prejardhjes se tij jane nga Greqia, uroj mos te jete e vertete.
 
Baboon

Smile 🙂
Po sigurisht që perandoria Osmane e ka fajin. Vrtetë Greku e ka sulmuar,
por mos të harrojmë që vetë grekët kanë qenë nën perandorinë Osmane, pak vite përpara nesh.
Kësisoj çdo gjë kundër gjuhës shqipe është bërë me lejen e Osmanëve.
 
Barnaba

Antarë i Respektuar
Po sigurisht që perandoria Osmane e ka fajin. Vrtetë Greku e ka sulmuar,
por mos të harrojmë që vetë grekët kanë qenë nën perandorinë Osmane, pak vite përpara nesh.
Kësisoj çdo gjë kundër gjuhës shqipe është bërë me lejen e Osmanëve.

1. Greqia u shkeput nga perandoria osmane 80 vjet para se t'a bente Shqiperia (jo "pak vite", sic thua ti). Sulmet greke kundrejt nesh jane bere pothuajse teresisht gjate kesaj periudhe.

2. Sigurisht qe osmanet mund te kishin bere me shume per te n'a mbrojtur nga greket. S'po u dal aspak ne mbrojtje osmaneve. Por kurrsesi nuk duhet te lehtesohet barra e fajit qe rendon mbi shovinizmin grek duke kerkuar pergjegjesi te uzurpuesit osman. Madje perandoria osmane ne shekullin e 20-te ishte aq e korruptuar sa shovinizmi grek antishqiptar mund te ndikonte ne administraten turke duke paguar.

3. Patjeter qe shume veprime greke armiqesore kunder gjuhes shqipe jane bere me lejen e osmaneve. Por edhe shume te tjera, si per shembull vrasjet, jane te nje natyre aq jozyrtare sa s'kishin pse te merrnin leje nga osmanet.

4. Nese deshiron te kuptosh nivelin e antishqiptarizmit te shtetit grek, shiko sjelljen e tyre ndaj shqiptareve te Epirit, Thesalise, Maqedonise, dhe te Arvaniteve, pasi ato territore ishin shkeputur nga perandoria osmane. Asnje e drejte kombetare. Vetem asimilim, deportim, dhe propagand.
 
Marla

Never say never, never say forever!
Ne fakt ne fakt une gjithmone e kam pare si me dyshim menyren se si Kadareja e trajton çeshtjen kombetare ne librat e tij edhe pse perciptazi.
Ca zera nder vite kane thene se ca rrenje te prejardhjes se tij jane nga Greqia, uroj mos te jete e vertete.
Epo tani dropulli ne gjirokaster ndodhet ndonje cudi seshte,
 
Barnaba

Antarë i Respektuar
Shkrimin e postuar nga Marla nuk po e gjej dot ne asnje gazete ose faqe interneti te besueshme (vetem ne portale te dyshimta). Ismail Kadare ben jehone te mjaftueshme sa shkrimet e tij percillen menjehere ne gazeta/faqe te besueshme.

Instikti me thote se Kadare s'do e bente gabimin qe adresova.

Por edhe nese shkrimi rezulton te jete i tij, i falet gabimi sepse ka bere mjaftueshem per letersine shqiptare.

Ndersa akuza se ai ka tendenca progreke, qe bjen ndesh me interesat shqiptare, eshte aq qesharake sa s'ja vlen t'a komentoj me tej. S'me ka rezultuar askund qe Kadare te kete qasje antishqiptare. Akuzat e renda kerkojn fakte te forta.
 
Marla

Never say never, never say forever!
Shyqyr Zotit qe jam e pajisur me certifikate sigurie qe sjam agjente :p

Tani nese seshte e vertete le te dale Kadareja ta pergenjeshtroje se une ne FB e gjeta mos na intimidoni kshu se jemi te ndjeshem lol

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Po Ismajli perse mban akoma emrin arabo-turk?
 
DarkLord

Silence is Golden!
Ismail Kadare eshte nje personalitet, nje nga ato figura qe te bejne krenar te jesh shqiptar, nje nga ata nepermjet te cilit bota te njeh jo vetem per hajdutlleqe, shitje droge apo trafik femrash e kodoshlleqe prostitucioni por dhe per letersi e fuqi mendimi dhe si popull qe nxjerr figura te cilat meritojne rrespektin e botes se qyteteruar. Ne te njejten menyre siç e njohu bota me pare per Gjergj Kastriotin.

Pushtimi/Sundimi osman eshte mallkimi me i madh qe i ra ne koke tokes arbereshe e popullit arber (e me pas shqiptar). Asnje vend tjeter nuk ka pesuar e vuajtur me shume sesa kemi vuajtur e pesuar ne.

Ne bashkepunim me fqinjet (serb e greke) ne menyre te vazhdueshme ka punuar kunder popullit shqiptar duke perdorur tokat dhe pasurite e tij sipas interesit.

Eshte i vetmi popull qe ju ndalua me vendim te posaçem gjuha e tij ndersa stimulohej pa fund mesimi dhe perdorimi i gjuheve te tjera, ajo turke/greke/serbe/bullgare.
 
Baboon

Smile 🙂
1. Greqia u shkeput nga perandoria osmane 80 vjet para se t'a bente Shqiperia (jo "pak vite", sic thua ti). Sulmet greke kundrejt nesh jane bere pothuajse teresisht gjate kesaj periudhe.

2. Sigurisht qe osmanet mund te kishin bere me shume per te n'a mbrojtur nga greket. S'po u dal aspak ne mbrojtje osmaneve. Por kurrsesi nuk duhet te lehtesohet barra e fajit qe rendon mbi shovinizmin grek duke kerkuar pergjegjesi te uzurpuesit osman. Madje perandoria osmane ne shekullin e 20-te ishte aq e korruptuar sa shovinizmi grek antishqiptar mund te ndikonte ne administraten turke duke paguar.

3. Patjeter qe shume veprime greke armiqesore kunder gjuhes shqipe jane bere me lejen e osmaneve. Por edhe shume te tjera, si per shembull vrasjet, jane te nje natyre aq jozyrtare sa s'kishin pse te merrnin leje nga osmanet.

4. Nese deshiron te kuptosh nivelin e antishqiptarizmit te shtetit grek, shiko sjelljen e tyre ndaj shqiptareve te Epirit, Thesalise, Maqedonise, dhe te Arvaniteve, pasi ato territore ishin shkeputur nga perandoria osmane. Asnje e drejte kombetare. Vetem asimilim, deportim, dhe propagand.
Është shumë e vërtetë që persekutimi më i madh (jo vetëm i gjuhës) ndaj shqiptarëve është bërë pikërisht gjatë kësaj periudhe (thashë disa vite në kontekstin e shekujve që perndoria Osmane na kish pushtuar)
Kanë qenë më të dukshme edhe hapur madje nga ana e grekëve.

Por sërish unë bëj me faj Turqit pasi ne ishim nën diktatin e tyre por edhe ato troje ku kishin autonomi sërish Turqia mund të kishte ndikimin e saj ende.

Ndaj atë fajsoj kryesisht pasi duke i mohuar dijen një kombi e nënshtron, asimilon madje edhe poshtëron me lehtë.
 
Barnaba

Antarë i Respektuar

Marla, po perseris te njejten gje qe shkrova dje: portalet ku percillet ky shkrim nuk duken te besueshme. Virtualiteti shqiptar eshte mbytur nga portale te paverifikueshme me qasje propagandistike.

Per mua artikulli mbetet shume i dyshimte per aq kohe sa nuk e gjej shkrimin e plote nga burime me te besueshme (T.Ch., Gazeta Shqip, News24, Klan, etj.). Dhe kete dyshim e bazoj te pjesa qe i referohet rezistences skenderbegase si programi me modern i kombit shqiptar, sepse ai konstatim i pasakte rrezikon te nxisi percarje te shqiptaret e feve te ndryshme.

Tani nese seshte e vertete le te dale Kadareja ta pergenjeshtroje se une ne FB e gjeta mos na intimidoni kshu se jemi te ndjeshem lol

Domethene meqenese Kadare nuk merr mundimin te pergenjeshtroj marrezite qe shkruajn portalet e dyshimta qe kane qelbur virtualitetin shqiptar, atehere artikulli eshte i sakte?! Nuk shkon kjo logjik.
 
Monique

Staf në FV.AL
1. Qeka Ismalil dhe jo Ismail
2. Nese shkrimin do e shohim me syrin e Kadarese , shoh nje ironi dhe sarkazem ne gjithe te.
Kthehuni pra atje....reverse psikologji
Te kunderten e asaj qe mendon
 
Top