Maturanti shqiptar thyen rekord në Greqi, kalon i pari në universitet

Hera

Έτερος εγώ
Maturanti shqiptar thyen rekord në Greqi, kalon i pari në universitet

lg.php

Rahman Lumi, maturanti shqiptar me banim në Nea Mudania, Chalkidiki të Greqisë, triumfon në provimet panhelenike dhe kalon i pari me 18. 640 pikë në Politeknikumin e Universitetit Aristotelio të Selanikut, në Fakultetin Inxhinieri Ndërtimi.

loymi-mathitis-baseis-28-7-19.jpg

lg.php


Suksesi i jashtëzakonshëm i të riut shqiptar ka bërë bujë në median greke, pasi ka arritur thuajse të paarritshmen në sistemin grek arsimor, e veçanërisht në provimet panhelenike, të detyrueshme për të siguruar një vend në auditoret e larta shtetërore, që është shumë i komplikuar dhe kompetitiv: në dy nga 5 provimet është vlerësuar me notën maksimale e tepër të rrallë 20, ndërsa në të tjerat mbi 18.5.

Megjithatë, Rahman është shprehur me modesti në median greke se mezi pret të jetojë ëndrrën e çdo nxënësi, që nuk është tjetër veçse “jeta studentore”. Gjithashtu, ka deklaruar se ishte një vit i vështirë, me shumë sakrifica, por ja vlente mundimi. Rahman Loli kishte dhe një mesazh surprizë për të cilin është përgëzuar shumë dhe nga media greke.

mathitis-panellinies-28-7-19-269x350.png

Ai ka theksuar se ndoshta do të largohet nga Greqia për një master, por ndryshe nga të rinjtë vendas që braktisën atdheun gjatë krizës, do të donte të jetonte e punonte në Greqi, vendin ku emigruan prindërit e tij, ku u rrit dhe tashmë ka shansin të realizojë gjithë ëndrrat./Burimi: BW




lg.php


lg.php
 

Attachments

  • loymi-mathitis-baseis-28-7-19.jpg
    loymi-mathitis-baseis-28-7-19.jpg
    36.6 KB · Shikime: 0
  • mathitis-panellinies-28-7-19-269x350.png
    mathitis-panellinies-28-7-19-269x350.png
    139.5 KB · Shikime: 0
  • loymi-mathitis-baseis-28-7-19.jpg
    loymi-mathitis-baseis-28-7-19.jpg
    36.6 KB · Shikime: 0
  • mathitis-panellinies-28-7-19-269x350.png
    mathitis-panellinies-28-7-19-269x350.png
    139.5 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top