Mastera të nivelit të dytë për tri universitetet e Tiranës

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Përfitojnë katër fakultete të UT-së, një te Politekniku dhe tre te Bujqësori

Universiteti i Tiranës në katër fakultetet e tij do të ofrojë tanimë edhe disa mastera të nivelit të dytë. Një vendim i tillë është marrë dje në mbledhjen e qeverisë. Ky cikël i tretë studimesh do të fillojë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në drejtimet: Gjuhësi, Studime letrare, Shkencë e bibliotekave. Por edhe në Gjeografi me drejtimet: Gjeografi fizike dhe mjedisore, Gjeografi humane dhe rregullim territori. Ndërsa në Fakultetin e Shkencave Sociale masterat e nivelit të dytë janë: Kërkime në edukim, Kërkim psikologjik, Kërkim shkencor në punë sociale. Për Fakultetin e Drejtësisë u miratuan masterat e nivelit të dytë për: Shkenca juridike civile, Shkencat penale, si dhe E drejta kushtetuese, e krahasuar dhe europiane.

Në vendimin e qeverisë thuhet se programet e studimeve master i nivelit të dytë realizohen me jo më pak se 60 kredite dhe kohëzgjatja normale është minimumi një vit. Këto programe studimi e fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.

Po dje, qeveria ka miratuar vendimin për hapjen në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike, të Universitetit Politeknik të Tiranës, të programit të studimeve, të ciklit të tretë, master i nivelit të dytë, në Automatikë dhe teknologjitë e kontrollit. Kohëzgjatja normale e tij është minimumi një vit dhe realizohet me jo më pak se 60 kredite. Ky program studimi e fillon veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.

Një tjetër vendim për hapjen e programeve të studimit për master të nivelit të dytë është marrë në favor të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Nga ky vendim përfitojnë tri fakultete të tij. Kështu, për Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit u miratua MND në Teknologji mjedisi, Menaxhimi i resurseve dhe përmirësimi gjenetik i bimëve, Kontrolli i integruar i parazitëve në bimë, në Hortikulturë e qëndrueshme, Shkencat e prodhimit shtazor. Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit në këtë universitet tashmë do të ofrojë MND në Ekonomi dhe agrobiznes, me profilet: Menaxhimi i ndërmarrjeve, Ekonomi dhe politika agrare, "Zhvillimi rural i integruar, Menaxhim financiar. Fakulteti i Mjekësisë Veterinare ofron master në mjekësi veterinare me profilet: Diagnozë laboratorike, si edhe Klinikë veterinare.

Edhe këtu programet e studimeve master i nivelit të dytë realizohen me jo më pak se 60 kredite dhe kohëzgjatja normale është minimumi një vit. Këto programe studimi e fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.

Po dje, është miratuar edhe hapja në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, të Universitetit Bujqësor të Tiranës, të programit të studimeve të ciklit të tretë të doktoratës në Mjekësi Veterinare. Në përfundim të këtyre studimeve lëshohet diploma për gradën shkencore "Doktor" (Dr.), në mjekësi veterinare. Kohëzgjatja e këtij programi studimesh të doktoratës është të paktën tre vite, ku përfshihen edhe 60 kredite për studime të organizuara. Kuota e pranimit në këtë program studimi për vitin 2009 është 30 vende. Tarifa e shkollimit është 400 000 lekë dhe likuidohet për çdo vit të kohëzgjatjes normale, në këste të caktuara nga fakulteti përkatës. Doktorantët, nga stafi akademik i brendshëm i institucioneve të arsimit të lartë paguajnë 50 për qind të tarifës së shkollimit.
*shqip*

universiteti-tirane.gif
 
Allow (that): Absolutely no way  Big up:To praise or congratulate  Bung: alowed Completely drunk  Devo: Devastated  Drunk: dial Phoning/texting while under the influence  Dry: Something tedious or dull  Fo'shizzle: Definitely  Gank: The act of stealing  Neek: Hybrid of nerd and geek  Owned: To be embarrassedlacoste polo t shirt  Safe: Cool  Skankaroo: Disgusting  Soz: Sorry  wipeout: When your cash cards stop working  Teek: Very old  Twoc: Take without owner's consent  Vamoosh: To go  Wagwan: What's going on?  Woop woop: Noise made to denote happiness。  Zoned out: Day dreaming

o shoku nga moldavia a nga e ke flamurin aty
ky eshte forum ALBANEZ jo anglez
flm per mirekuptimin
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top