Maska që shërben për të gjitha llojet e fytyrës

Jetmira

V.I.P
fytyra-750x430_1530541054-3873329.jpg


Kastraveci është i përbërë nga uji në 95% të masës së tij prandaj hidraton edhe lëkurat më të yndryshme. Eshtë një përbërës shumë i mirë për të freskuar, pastruar, reduktimin e njollave nga dielli, aknet dhe sigurisht për t’a bërë fytyrën më të shndritshme.

Ndërsa domatja, një produkt që nuk duhet të mungojë në dietën tuaj të përditshme, por dhe në kujdesin e fytyrës.Ajo përmban vitaminë A,vitaminë C dhe kompleksin e vitaminës B.
Redukton shenjat e akneve, redukton radikalet e lira, ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe në mbajtjen e elasticitetit të lëkurës.

Përbërësit:
1/2 domate e qëruar
1/4 kastravec i qëruar

Përgatitja:
Miksojini në blender të dy produktet dhe më pas vendosini në fytyrë. Prisni që maska të marrë temperaturën e dhomës dhe aplikojeni në fytyrë.Gjithsej e mbani 15 minuta.
Më pas bëni shpëlarjen e fytyrës me ujë të ftohtë dhe maskën mund ta mbani deri në 3 ditë në frigorifer (Kujdes se më pas mund të mbajë erë të keqe).
 
Perdor maske aloe vera nuk e di kete sdo ishte keq ta beja prove
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top