Mashtrimi me financat, pas Juves e Napolit dalin emrat e disa ekipeve të tjera

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M

Mashtrimi me financat, pas Juves e Napolit dalin emrat e disa ekipeve të tjera​



Një skandal i përmasave të Calciopoli-t në vitin 2006. Ky është skandali i mashtrimit me financat, me klubet që kanë rritur në mënyrë fiktive të ardhurat për të rregulluar bilancet.
Pas Juventusit, nën akuzë është edhe Napoli për çështjen e transferimit të Osimhen, por lista nuk përfundon me kaq. Përkundrazi, klubet e Serisë A që kanë tentuar të rregullojnë financat në mënyrë fiktive janë të shumta. Në hulumtimin e gazetës “La Repubblica” dalin edhe emra skuadrash të cilat janë përfshirë në skandal. Mes tyre janë Genoa, Atalanta, Sampdoria dhe Interi. Të gjitha të dyshuara se kanë kryer parregullsi.
Bëhet fjalë për shkëmbime të futbollistëve, vlera e të cilëve në merkato është përllogaritur më e lartë se ajo që vlejnë vërtetë. Genoa për operacionet me Juventusin figuron se ka qarkulluar 123 milionë euro në transferimet e lojtarëve, nga të cilat vetëm 25 milionë janë derdhur realisht në arkat e klubit. Pjesa tjetër janë shkëmbime që janë kompensuar si qarkullim parash.
Juventusi ka shpenzuar 74 milionë euro për të afruar nga kuqeblutë disa lojtarë, të cilët janë aktivizuar vetëm në 14 ndeshje të kampionatit.

Genoa ka realizuar bashkëpunime të tilla edhe me Interin, me shitblerjen e tre lojtarëve për një total prej 78 milionë eurosh, nga të cilat realisht janë shpenzuar vetëm 5 milionë. Emrat janë të njëjtët: Radu, Pinamonti dhe Vanheusden.
Pjesë e sistemit të mashtrimit janë edhe Atalanta me Romero dhe Sampdoria me Audero e disa të rinj. Një sistem gjithpërfshirës, në të cilin janë evidentuar 64 shkëmbime të dyshimta.

A2news.com
 

Attachments

  • agnelli-delaurentis-1280x720.jpg
    agnelli-delaurentis-1280x720.jpg
    63.8 KB · Shikime: 5

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top