Marrëdhëniet Ndërkombëtare: Njohuri të Përgjithshme

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
international_business.jpg


E tërë bota moderne ka historinë e vet, pasi po të mos të ishte kjo shkalla e lartë e civilizimit që jetohet sot, nuk do të ishte e mundur. Të nisësh një marrëdhënie nuk është e vështirë, por të çosh atë brez pas brezi, dinasti pas dinastie, shtet pas shteti, individ pas individi është tej mase e vështirë. Sekreti i kësaj marrëdhënie është se nuk ka sekret. Komplikimet dhe mosmarrëveshjet në një marrëdhënie mes shtetesh janë rezultat i punëve të dobëta të kryera nga njerëzimi në shekuj.

ثshtë e folur dhe shkruar shumë lidhur me teoritë rreth marrëdhënieve ndërkombëtare, por për praktikat ndërkombëtare është shkruar fare pak. Forca e arsyes dhe koshiencës në marrëdhëniet ndërkombëtare është thelbësore për të forcuar dhe zgjeruar bashkëpunimin pa të cilin në kohët moderne nuk arrihet triumfi. Marrëdhëniet ndërkombëtare në kohën tonë kanë marrë një zhvillim të paparashikuar dhe të hovshëm. Kjo nuk lidhet aq shumë me dëshirën e njerëzimit për të ecur përpara, sesa për nevojën egoiste për të pasur çdo moment përmirësimin e kushteve të jetës dhe vetëkontrollin për të trajtuar qeniet njerëzore të varura nga nevoja për t`u përmirësuar. Mos të harrojmë se çdo shtet i madh apo i vogël, në çdo vend të botës, ku padyshim që hyjnë edhe Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe shtete tjera në tranzicion, me gjithë dëshirën e madhe për të bërë sa më shumë, madje më shumë nga sa i kanë mundësitë, duhet të bashkëpunojnë me shtetet tjera me demokraci të konsoliduar dhe me peshë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Sigurisht që është më tepër e lehtë për t’u thënë sesa për t`u bërë. Dhe kjo për një arsye shumë të thjeshtë. اdo komb, çdo popull
dhe çdo shtet ka mentalitetin e vet dhe qëllimet e veta. Shumë herë ndodhin raste kur dy njerëz nuk merren vesh njëri me tjetrin, imagjinoni se ç’mund të bëjnë dy shtete me miliona banorë. Kur dy veta mezi merren vesh pasi kanë interesa të kundërta, po shtetet si mund të merren vesh? A ka mekanizma lidhur me këtë çështje? Përgjigja e këtyre dy pyetjeve janë marrëdhëniet ndërkombëtare. Kaq të nevojshme janë? Në fillim shtetet lindën si shtete sovrane, madje janë gjakosur për këtë sovranitet. Por tani a mund të
thuhet e njëjta gjë? Sigurisht që një marrëdhënie kërkon aktorë që ta mbajnë gjallë lidhjen dhe aktorët e marrëdhënieve ndërkombëtare janë qeveritë e shteteve të botës. ثshtë organizmi i tyre që mban marrëdhënien gjallë. Po si mbahet marrëdhënia gjallë? Nëpërmjet interesave. Sistemi modern ndërkombëtar ka filluar prej më shumë se 500 vjetësh. Arsyeja dhe dija mbizotëroi mbi injorancën dhe paditurinë. Mjerë injoranca, por mbi të gjitha mjerë njerëzimi nga një arsye djallëzore mbizotëruese. Shtetin e bëjnë shtresat. Që politika e një shteti t’i nënshtrohet idesë së një shtrese, atëherë është e nevojshme që kjo shtresë të marrë pushtetin politik. Në marrëdhëniet ndërkombëtare është e nevojshme të kihet parasysh se pushteti, vjen si rrjedhojë e ndryshimeve të interesave që përfaqësojnë këto ndryshime. Ndryshimi asnjëherë nuk mendohet, por imponohet. Ai vjen si rrjedhojë e një pakënaqësie ndaj një gjendjeje të caktuar. Ekuilibri në marrëdhëniet ndërkombëtare është një tjetër hallkë që meriton vëmendje. Kjo nuk ka lidhje aq shumë me barazinë mes njerëzve, se sa ka të bëjë me barazinë ndërmjet rangjeve politike. Shtetet nuk janë kurrë të barabartë. Ka shtete të vegjël, të varfër, të mëdhenj e të pasur. Po rangjet dhe gradat janë njëlloj.

Prandaj kur pritet një delegacion zyrtar, forca e shtetit mikpritës tregohet tek gjenialiteti për të respektuar sipas rangut 32 anëtarët e tjerë që kanë ardhur. Përshtatja në evolucionin e rangut ka të bëjë jashtëzakonisht shumë në marrëdhëniet ndërkombëtare për një arsye shumë të thjeshtë. Jepi tjetrit të kuptojë se jeni të barabartë në mënyrë që të mos bëjë aleancë me dikë tjetër për të dezekuilibruar sistemin e supremacisë dhe dominimit që ekziston mes jush. Marrëdhëniet ndërkombëtare varen shumë nga forca e individëve. Nuk janë të pakta rastet kur në diplomaci forca dhe gjenialiteti i njerëzve të caktuar kanë imponuar
marrëdhëniet ndërkombëtare. Gjithnjë dobësia në këtë lloj “lufte” paguhet me çmim
tepër të rëndë që kërkon breza të tërë ndryshimesh.

Aq e fuqishme është forca e imponimit të individëve të veçantë në marrëdhëniet ndërkombëtare, saqë është thuajse e pamundur ta ndalosh për një kohë të caktuar. Sigurisht që individë të cilët drejtojnë shtete nuk mund të mos bëjnë gabime në sistemet
ndërkombëtare të cilat ata i krijojnë vetë. Të krijosh një sistem ndërkombëtar me ndikim të madh e të jashtëzakonshëm, nuk është vepër e të gjithë njerëzimit, por vepër e njerëzve të veçantë të ushqyer nga të metat dhe aftësitë e njerëzimit. Njerëzimi është një njësi e manipulueshme për një farë kohe. Ky manipulim mund të ndalet vetëm nëse dikush që është kundërshtar i idesë së “manipulatorit” aktual, “shpif” një formë tjetër më të besueshme të manipulimit publik vendas apo ndërkombëtar. Diplomacia është mekanizmi më i përkryer i manipulimit në marrëdhëniet ndërkombëtare. Sigurisht, diplomatët janë njerëz të një kulture tepër të lartë. Shumë mendojnë se kultura në diplomaci dhe në politikë është mekanizmi për të fshehur imazhin e vërtetë të asaj çfarë duket për të arritur një synim të caktuar. Që në kohën kur sistemet ndërkombëtare filluan të marrin formë, rëndësia që i kushtohej interlokutorëve dhe negociuesve ishte e madhe. Klasa të caktuar politike që morën pushtetin në vende të ndryshme të Evropës, pasi ky kontinent është baza e modernizmit të marrëdhënieve ndërkombëtare, vendosën diktatin e tyre në botë. Një shtresë e caktuar është gjithnjë në përplasje me një shtresë tjetër për supremaci dhe dominim, fillimisht brenda vendit të origjinës. Krijimi i shteteve kombe i dha jetë edhe supremacisë së një vendi ndaj vendeve të tjera. Por është më tepër sesa e gabuar të mendosh se supremacia në marrëdhëniet ndërkombëtare është e përjetshme. Të shumtë kanë qenë burrat e shtetit që i janë përkulur përjetësisë dhe shkatërrimit të asaj çka
ndërtuan. Fjalët e famshme të Cezarit : “Më mirë do të preferoja të isha i parë në një fshat barbarësh, sesa i dyti në Romë” janë tepër domethënëse për mendimin tim. Mendoj kështu, se etja për pushtet dhe supremaci të pamatë janë fillimisht çelësi i suksesit dhe më pas rrënimi i tij. Cezari ishte tepër ambicioz dhe rënia e tij mund të merret si shembulli më tipik i asaj që nuk gëzoi; EMRIN. Ai mbeti viktimë e ambicies së emrit të tij. Emri iu trashëgua nga të gjithë ata që “kopjuan” mënyrën e tij të të bërit politikë, pa bërë gabimet e tij dhe u quajtën Cezar nga e gjithë bota. Kemi liderë të tjerë të tipit të njëjtë të Cezarit, Kanibalin, vijnë në mënyrë suksesive udhëheqës të tjerë si : Lenini, Hajzeri, Hitleri, Musolini, Stalini, Enver Hoxha, Mao ce Duni e deri në ditët e sotshme. Të gjithë mund të mësojmë se si përfitohet nga gabimet e një njeriu të madh. Tragjikja i mbetet atij, që “shkon”. Pasuesi është i vëmendshëm ndaj jetës së atij që ka qenë i parë. Por të gjithë, edhe pasuesi vet bën gabime për të ja lënë vendin një tjetri që do jetë më i aftë ose jo, për t’i çuar më përpara marrëdhëniet njerëzore apo për t’i rrënuar dhe prishur ato. Niveli i lartë i sotshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në diplomaci është vepër e njerëzve të aftë të dalë nga shekujt e historisë. Sistemet ndërkombëtare me të mirat dhe të metat e tyre kanë qenë dhe do të mbeten edhe sot e kësaj dite objekt studimi dhe reflektimi.

Vetëm Zoti është i përsosur, të gjitha gjërat e krijuar nga njerëzit nuk janë dhe nuk do të jenë asnjëherë. Për këtë arsye dalin në skenë ide të njëpasnjëshme dhe ato që i rezistojnë kohërave më shumë se paraardhëset mund t’i afrohen asaj që quhet ideale apo siç ka tendenca të perceptohet dhe synohet të arrihet si e tillë. Sistemet ndërkombëtare të krijuar nga njerëz me vizione të qarta kanë mbetur si fanarë të një mësimi të madh në diplomaci dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare: “Vendet, iniciativat, të mirat, krimet, mashtrimet mund të ndryshojnë përmasat e tyre por idetë në kohëra të caktuara jo. Sepse ato krijohen nga njerëzit në kohë të caktuara dhe kthehen në institucione në kohë të caktuara”. Sepse siç thoshte ish – presidenti amerikan, Xhon Kenedi, “Njerëzit lindin dhe vdesin, kombet ngrihen dhe bien, por idetë janë të pavdekshme. Ato nuk vdesin kurrë.“

Kjo është edhe misioni i njerëzve që dëshirojnë të mbesin çdoherë në histori dhe të përsëriten vazhdimisht emrat e tyre për të mirë.

/Diplomaci.al/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top