Man. UTD, Runi-Ronaldo, shkëmbim dhe 30 mln euro

cent

...Lontano
Ferguson mendon të largojë Uejnin, për të rikthyer beniamin e tij Kristiano

iome4l.jpg

Kristiano Ronaldo është kthyer në njeriun më mediatik të momentit. E ardhmja e një prej futbollistëve më të mirë të botës vazhdon të jetë tema e momentit në të gjitha të përditshmet e Europës, ndërsa një tjetër opsion mund të tronditë merkaton e futbollit botëror. Mediat spanjolle dhe Reali nuk janë të bindur se nuk bëhet fjalë për para, siç thotë Ronaldo. Kjo argumentohet edhe me lëvizjet e fundit të skuadrave që janë gati të përfitojnë për të marrë shërbimin e yllit portugez. Pas Mançester Sitit, që është gati të ofrojë 120 milionë euro, janë rivalët e Mançester Junajtid ata që kanë hedhur një hap përpara për të kthyer sulmuesin në “Old Traford”. Raportet mes Ronaldos dhe Aleks Fergusonit janë të shkëlqyera, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për raportet e trajnerit me Uejn Runin, i cili mund të futet në tratativa mes Junajtid dhe Realit të Madridit. Mediat britanike flasin për një shkëmbim mes dy sulmuesve, ku Fergusoni duhet të paguajë dhe rreth 30 milionë euro të tjera. Për shumë njerëz, nga ky transferim do të përfitonte Mançester Junajtid, që vetëm tre vjet më parë e shiti Kristiano Ronaldon te Reali i Madridit për shumën rekord 94 milionë euro, ndërsa me blerjen e Robin Van Persies në merkaton e fundit, Aleks Fergusoni mund të bëjë edhe pa Uejn Runin. Për sa i përket periudhës së trazuar që Ronaldo ka te Reali, dje, në mbështetje të tij, ka dalë edhe trajneri Zhoze Murinjo, i cili i ka bërë një telefonatë: “Këtu je një lojtar i rëndësishëm dhe për këtë nuk duhet të kesh dyshime. Do të flasim kur të kthehesh”.



Murinjo

Zhoze Murinjo i telefonon Ronaldos për t’i dhënë mbështetje: “Këtu je një lojtar i rëndësishëm dhe për këtë nuk duhet të kesh dyshime. Do të flasim kur të kthehesh”
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top