Majkëll Felps, mrekullia e 8-të e botës

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
8 të artat e Felps në "Pekin 2008"Data Gara Medalja Arritja Koha10 gusht 400 miks Ari Rek.bote 4'03"8411 gusht 4x100 stil lirë Ari Rek.bote 3'08"2412 gusht 200 stil lirë Ari Rek.bote 1'42"9613 gusht 200 flutur Ari Rek.bote 1'52"0313 gusht 4x200 stil lirë Ari Rek.bote 6'58"5615 gusht 200 miks Ari Rek.bote 1'54"2316 gusht 100 flutur Ari 50"5817 gusht 4x100 miks Ari Rek.bote 3'29"34Majkëll Felps tanimë është një legjendë në sport. Notari amerikan ia doli mbanë të thyejë rekordin e patriotit të tij Mark Spitz, duke fituar 8 medalje të arta në një Olimpiadë. Plot 36 vjet ka zgjatur rekordi i Spitz,i cili në vitin 1972, në Olimpiadën e Berlinit, fitoi 7 të arta. Dje, Felps fitoi të artën në stafetën 4x100 metra miks, ku Amerika zuri vendin e parë, duke vendosur rekordin e ri botëror me kohën 3 minuta, 29 sekonda dhe 34 të qindtat. Medalja e argjendit u fitua nga Australia dhe ajo e bronzit nga Japonia.Notari amerikan ka festuar gjatë dje për fitoren e medaljes së tetë, së bashku me shokët e tij të aventurës, ndonëse deri dje është përpjekur që të jetë i qetë. Por pas arritjes së objektivit shpërthimi i Felps ishte legjitim. Para se të ngjitej për të tetën herë në shkallën më të lartë të podit, Majkëll shpërtheu në lot. I emocionuar, 23-vjeçari amerikan bëri edhe "betejën" e fundit, duke luftuar me emocionet e tij dhe në fund fitoi sërish duke qeshur.Më pas nisi xhiroja e nderit, ku nuk harroi të përqafonte 2 motrat dhe nënën e tij, duke mbajtur në krah flamurin amerikan. "Nuk di se çfarë të them, jam shumë i emocionuar. Këta djem, - tha Felps, duke treguar shokët e tij, - treguan se janë të shkëlqyer. Ishim një skuadër e fortë, që punoi si një e vetme, e bashkuar dhe në fund arritëm të triumfojmë. Jam krenar që bëj pjesë në këtë katërshe. Gjithnjë kam ëndërruar qëtë bëja diçka që askush më parë nuk e kishtë bërë. Dhe ia dola mbanë. Por pa ndihmën e shokëve të mi nuk do t'ia arrija kurrë qëllimit. Asgjë nuk është e pamundur, nëse gjërat përballohen me fantazi", - u shpreh amerikani, që e mbylli deklaratën e tij me disa fjalë të thjeshta, prej një fëmije. - Dua të përqafoj mamanë time."ShekulliMichael Phelps

 
Last edited by a moderator:
I papame....shume veshtire gjenerata tona qe do presin ndoj olimpist te beje kete mrekulli...aq me teper ne not
 
:) Keta persona jane te rralle. Ngaqe ishte personi i "cuditshem" ne shkolle te mesme (sidomos per shkak te fizikut te tij- shume i gjate dhe i dobet) nuk kishte patur shume shoqeri dhe i vetmi shok i vertete qe kishte patur kishte qene noti, duke iu dedikuar 150% vetem atij.
 
Interesante kjo vetmia thua ti kete ndikuar qe i ka kushtuar kaq vemendje?
 
Interesante kjo vetmia thua ti kete ndikuar qe i ka kushtuar kaq vemendje?

Absolutisht. Te ishte marre me femra dhe karagjozlleqe qe ne adoleshence, do te kishte rene fare lehte ne gremine, sepse sportisti do nje disipline te hekurt...dhe e di fare mire se si mund tu ngrihet mendja nga vemendja qe u japin te tjeret (sidomos femrat) duke menduar qe jane te talentuar, dhe harrojne qe ne stadin profesional talenti eshte mbeturine pa dedikim dhe pasion. Phelps ishte ndryshe; Phelps me duket si versioni i atletit i John Maynard Keynes.
 
mua me mbahet mend majkell felps,,qe ne boterorin e notit ne 2003 kur cuditi boten...
atere ishte vetem 17 vjec dhe e quanin fenomenali majkell felps brovo felps bravo
 
Absolutisht. Te ishte marre me femra dhe karagjozlleqe qe ne adoleshence, do te kishte rene fare lehte ne gremine, sepse sportisti do nje disipline te hekurt...dhe e di fare mire se si mund tu ngrihet mendja nga vemendja qe u japin te tjeret (sidomos femrat) duke menduar qe jane te talentuar, dhe harrojne qe ne stadin profesional talenti eshte mbeturine pa dedikim dhe pasion. Phelps ishte ndryshe; Phelps me duket si versioni i atletit i John Maynard Keynes.

Kjo gremina na merr ne qaf te gjithve ne e nuk na le te dali faqebardhe ne ate qe duma e kemi per piksynim. por me te verte qe shume interesant ky djali me te verte eshte per tu vlersuar.
 
Hallall i qoft, me te vertet nuk e thon kot, njeriu peshk....
 
deshira e Phelps mbas qe mbaroj konkurimin ne olimpiade ishte te hante junk-food:)
 
I love little Mike-i lol...

Booohhh si eshte ky, fantastik. I meriton medaljet.

Michael eshte nje djal vertete i shpejt, ka disa karakterisita te vecanta nga ana fizike, e vetmja gje qe ka pak mangesi eshte e shprehura... Ne nje interviste tek fliste me dike ne Michigan (me duket ishte swim coach o dicka e tille) dhe e shikoje tek fliste. O nga emoncionet, ose ngaqe zoti ti jep disa te mira, jo te gjitha.

Megjithate... Great Job Michael :D

Hallall i qoft, me te vertet nuk e thon kot, njeriu peshk....


Lol Aquaman... Keshtu e kishin vene ne faqen e pare te gazetes ketu :kercim:
 
Last edited by a moderator:
Ky eshte vertete legjende e gjalle. Nje tjeter fakt interesant per te eshte se ai merr 12000 kalori/dite qe perllogaritet te jete 6 fishi krahasuar me nje njeri normal.

Eshte vertete i jashtezakonshem.
 
e lexova dhe une ate me dieten e Phelps...por mendoj qe gjithsesi gjithe ato kalori qe i ha perdite i djeg duke notuar....dhe me efortin qe bene ka nevoj per nje ushqim te mire...
 
sishin 13.000?
nejse se ska aq sh rendesi...besoj qe rezultatet flasin vete
 
Megjithe se isha fanatik me Ian Thorpe ky tipi ketu me beri ta adhuroj eshte silirus i vertete bravo
 
ka filluar me hyn ne zemer ky djal kaq i thjeshte qe ne cdo 3 fjal permendte me krenari nenen e tij qe e kishte rritur me shume mundime mqs ka pasur prinderit e ndare!
 
Megjithe se isha fanatik me Ian Thorpe ky tipi ketu me beri ta adhuroj eshte silirus i vertete bravo


lale torp eshte njeri tjeter,,si ai nuk ka tjeret notar..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top