Macron nderon Kadarenë/ I jep titullin “Oficer i madh i Legjionit të Nderit” në Francë

Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit
Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, është vlerësuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron me titullin më të lartë shtetëror, “Oficer i madh i Legjionit të Nderit”. Në shpalljen e urdhrit të legjionit të nderit, të botuar më 1 janar në fletoren zyrtare, emri i shkrimtarit shqiptar, shfaqet përkrah 483 njerëzve të tjerë të shquar.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.






Vlerësimet për ta ndahen në kalorës, oficerë, komandantë, oficerë të lartë dhe kryqe të mëdha. Bashkë me Ismail Kadarenë, si oficer të lartë, janë vlerësuar edhe sociologia Claudine Herlizch, egjiptologu Kristian Ziegler dhe shkrimtarja franko-bullgare, Julia Kristeva.

Ismail Kadare mbante titullin prestigjioz “Komandant i Legjionit te Nderit” që nga viti 2016, ndërsa tani shpallet “Oficer i madh i legjionit të nderit.

Me tituj dhe vlerësime të larta janë nderuar edhe të tjera personalitete të njohura.

I themeluar nga Napoleon Bonaparte në 1802, Legjioni i Nderit është më i larti nga nderimet kombëtare franceze. Sot, legjioni ka 92,000 anëtarë, të shpërblyer për meritat e tyre të shquara në shërbim të kombit.

Ismail-Kadare.jpg
 
Last edited by a moderator:
Kadare tdu. Faleminderit qe ekziston, je shqiptari ma i madh qe shkrun, qe ka ekzistu naj here.

Ismail-Kadare.jpg
 
Last edited by a moderator:
Epo nje agjent i sherbimit sekret francez si mos te marre "Legion d'onore"
 
Ish oficeri i larte i Sigurimit dhe sherbetori me i denje i diktatures sllavo-llaciface Shqiptare, nderohet me nder per mospasje nderi.
Urimet me te perzemerta, shkout desident.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top