Lutjet e djallit në vesh të Zotit.

E**A**

Antarë i Respektuar
Mbase dikush tjetër ka botuar ndonjë libër, ndonjë artikull apo ndonjë video a emision me këtë titull, por nuk ka fare lidhje me këtë temën që po hap unë.

1. Kjo temë ka për qëllim që dikush të sygjerojë në vazhdimësi një titull libri apo artikulli, sa më intrigues, sa më abstrakt, sa më argëtues, sa më bestseller apo viral për klikime në Facebook apo video në Youtube, TikTok, etj... 😁, brenda korrnizave të normave të etikës dhe të tjerët të diskutojnë rreth atij titulli, sido që e mendojnë, në vazhdimësi dikush tjetër mund të japi një titull që ngjall diskutim dhe diskutimet vazhdojnë....

Dikush diskuton për titullin nga një x apo y anëtar, dikush tjetër, për titullin nga z apo w antëtar, dikush tjetër hap titullin e tij, për qejfin e vet personal (cit @Soulmind 😁🤗) dhe diskutimi vazhdon... bashkë me chit-chatet, jo si ke ndonjë forum çerrash 😁 me admin që mezi presin rastin të tregohen të dobishëm😁

2. Sqarime për temën, titullin, kategorinë ku e kam hapur, qëllimin, vazhdimsinë...

- "Zoti ka vdekur" - Kjo është fraza që ka bërë librin më të shitur të Niçe.

Kjo është kriza e një qytetërimi që Niçe përmbledh me formulën: ‘’Zoti ka vdekur’’, ku Zoti është symbol i të gjitha besimeve dhe i të gjitha metafizikave. Niçe e përshkroi me saktësi këtë nihilizëm (kriza e vlerave) të epokës aktuale: për shembull, ai vuri re se si mungesa e sigurive, braktisja e çdo prespektive jasthëmoderne apo fetare, shakktojnë te njeriu bashkëkohor një ndjenjë të fortë dështimi dhe përhumbjeje ekzistenciale (një ‘marramendje’). / Konica.al

- E kam hapur këtë temë ke "Letërsia Shqiptare" sepse informimi ka filluar me letërsinë, qëllimi im kryesor ka të bëjë me "Tituj librash" dhe ke letërsia shqiptare mqs po komunikojmë Shqip.

..................................................................

Tani, duket sikur njerëzit, nisur edhe nga natyra kurioze kanë prirje për tituj librash apo e edhe lajmesh... që i motivojnë t'i blejnë librat apo të klikojnë ke lajmet.

Titulli ka rëndësi, pastaj vjen qëllimi dhe nga reagimi (në forma të ndryshme) zbulohen pritshmëritë dhe hidhen ide të reja.

Diskutim të mbarë o njerëz (origjinalë, të zgjuar, të gjithëditur, etj, etj..) të mirë 😁
 
Epo pike e zeze!
Dhe ne 2-3 te nates nuk te le rehat lemza! 😁🤗
 
Atëherë, për vazhdim dhe motivim diskutimi për të ndrojturit 😁

1. Tema nuk ka për qëllim perceptimin si një diskutim fetar zgjodha thjesht këtë titull hapës sepse m'u duk sencacional 😁

Raste me kështu tituj librash best seller:
- Vargjet Satanike / Salman Rushdie (në mos gaboj ekziston akoma një shpërblim nga Irani për vrasjen e shkrimtarit, aq polemika nxiti ky libër)
- Kodi i Davinçit / Dan Brown (Jezu Krishti dhe Maria Magdalena kanë patur fëmijë, trashëgimtarët e tyre jetojnë, ky është thelbi i gralit të shenjtë)

nejse.... ka shembuj plot me tituj sencacionalë 😁 fetarë apo jo fetarë, në ditët e sotme duket se ecin tituj të tillë "7 sekretet e familjeve të mëdha", "Kush e sundon botën", "Mendo dhe bëhu i pasur" apo "Fantazitë e një gruaje" apo "Përse meshkujt dashurojnë kuçkat" etj...😁

2. Qëndrojmë pak ke diskutimi në lidhje me titullin 😁

Në botëkuptimin Islam Iblisi nuk konsiderohet si engjëll i rebeluar apo i rënë si konsiderohet në botëkuptimin e Krishterë, në botëkuptimin Islam engjëjt apo melaqet nuk kanë të drejtë zgjedhje, qëllimi i krijimit të tyre është vetëm adhurimi i Allahut, Iblis është Jinn (qënie të krijuara nga zjarri) kohë më parë se Allahu të krijonte njeriun dhe Jinn janë krijesa që kanë të drejtë zgjedhje apo vullnet të lirë, midis tyre ka të mirë dhe të këqinj, kanë mundësi të krijojnë familje, të kenë vendbanime, të vdesin. Midis tyre ka patur konflikte, luftra, etj... etj... dhe Iblis në botëkuptimin Islam është një Jinn që në ato kohë ka qenë më i përkushtuari, më i devotshmi ndaj Allahut dhe për këtë arësye është afruar të jetojë në Parajsë bashkë me engjëjt, pranë Allahut, deri në momentin kur Allahu krijoi dhe prezantoi Ademin A.S dhe Iblis për punë krenarie nuk u përkul dhe kërkoi leje për jetë deri në ditën e gjykimit për të devijuar Ademin A.S dhe pasardhësit e tij nga rruga e drejtë. Allahu nuk u përgjigj, më pas Iblis e kuptoi dhe u shpreh: Përveç ndjekësve të tu të sinqertë (sepse atyre nuk kam çfarë u bëj). Allahu ja dha lejen. Iblis tha: Do i sulmoj nga 4 anët, para, prapa, majtas, djathtas. Historia vazhdon me Adamin dhe Havanë (Evën 😁) që hanë frut nga pema e ndaluar, nga kopshti i Edenit transferohen në tokë, fillojnë të kenë fëmijë binjakë, një nga vëllezërit vret vëllain me gur në kokë (e mëson Iblisi si t'a vrasi, se ato nuk dinin çfarë ishte vdekja), pasi e vret e tërheq me vete një kohë të gjatë sepse nuk dinte çfarë të bënte me trupin, Allahu nëpërmjet engjëjve dërgon pranë tij 2 korba që zihen, njëri e vret tjetrin dhe më pas e varros, kështu që vëllai vrasës mëson çfarë të bëj me trupin e vëllait të vrarë, etj... etj... 😁

Tani, lind pyetja: Pse Iblisi ju fut kësaj rruge dhe nga e dinte për ditën e gjykimit?

Dy nga përgjigjet më me kuptim që kam gjetur janë:
1. Në botën e Jinn ka patur profetë, si ke njerëzit
2. Kur Allahu krijoi dhe prezantoi Adamin ke engjëjt ata u përgjigjën
- Ke krijuar përsëri një qënie që do bëj luftra në tokë?! A nuk po të adhurojmë ne sa duhet?! (Engjëjt melaqetë janë qënie të pastra, të krijuara nga drita, pyetjet e tyre nuk duhet të interpretohen si revoltë por si shqetësim dhe lutje për dije)
- Unë di atë që ju nuk e dini (ishte përgjigja e Allahut)

Kjo frazë e shprehur në botëkuptimin Islam, i ka të gjitha përgjigjet brenda për dyshuesit, edhe për lutjet e djallit 😁
 
@E**A**

Komplimente per temen si fillim! Shume e bukur vertet. 🤗

1 pyetje kam: tani psh anetari qe vjen poshte diskuton rreth titullit qe ke sjell ti apo nje titull tjeter qe i lind aty per aty? Ta zeme nese komentoj une te shkruaj rreth "Zoti ka vdekur", apo ndoshta 1 titull tjeter qe me erdhi aty per aty si : Kur qau Niçja, apo vargjet satanike per te cilat autori thoshte ndoshta nga ligji qe nxorri Irani mori aq fame dhe libri. Lol. (ne kuptimin qe filluan ta kerkonin dhe njerez qe asnjehere skishin blere libra te tij.
Jam pak e paqarte :)

Atëherë, për vazhdim dhe motivim diskutimi për të ndrojturit 😁

Prit ore pak., t'a pertypim icik per ca behet fjale! 😁
 
@E**A**

Komplimente per temen si fillim! Shume e bukur vertet. 🤗

1 pyetje kam: tani psh anetari qe vjen poshte diskuton rreth titullit qe ke sjell ti apo nje titull tjeter qe i lind aty per aty? Ta zeme nese komentoj une te shkruaj rreth "Zoti ka vdekur", apo ndoshta 1 titull tjeter qe me erdhi aty per aty si : Kur qau Niçja, apo vargjet satanike per te cilat autori thoshte ndoshta nga ligji qe nxorri Irani mori aq fame dhe libri. Lol. (ne kuptimin qe filluan ta kerkonin dhe njerez qe asnjehere skishin blere libra te tij.
Jam pak e paqarte :)

Prit ore pak., t'a pertypim icik per ca behet fjale! 😁

Si t'a ndjejë 🤗 Free will 😁

Dikush që s'ka interes për temat fetare mund të sygjerojë për qejfin e vet një titull për diksutim dhe secili/a përgjigjet apo u jep vëmendje titujve dhe dhe diskutimeve që ka qejf t'u japi 😁🤗
 
Nje moment mu duk sikur ishte : lutja e Djalit ne vesh te Zotit Thash heu @E**A** paska nevoj per ndihme e erdha me nje fryme .😝😬🙈

Shume e bukur Por shume e thelle per mua si teme . Po lexoj me mire se sa te komentoj 🙈🙈
 
- "Zoti ka vdekur" - Kjo është fraza që ka bërë librin më të shitur të Niçe.

:))
Drejte!
Por le t`ia nisim me mesazh `qiellor` Nices,qe zoti do vedes pasi te zhduket qenia qe krijoj ate!
Njeriu!!
 
- "Zoti ka vdekur" - Kjo është fraza që ka bërë librin më të shitur të Niçe.

:))
Drejte!
Por le t`ia nisim me mesazh `qiellor` Nices,qe zoti do vedes pasi te zhduket qenia qe krijoj ate!
Njeriu!!
Nietzsche s'ka me nevoje per mesazhe se e ka njohur Zotin,(vertetuar/hedhur poshte teorite e tij) qe me 15 Gusht 1900. 😁
 
Nietzsche s'ka me nevoje per mesazhe se e ka njohur Zotin,(vertetuar/hedhur poshte teorite e tij) qe me 15 Gusht 1900. 😁
Po perdora Nicen,per te informuar keta ktej. ahahahahahahhaha
 
- "Zoti ka vdekur" - Kjo është fraza që ka bërë librin më të shitur të Niçe.

:))
Drejte!
Por le t`ia nisim me mesazh `qiellor` Nices,qe zoti do vedes pasi te zhduket qenia qe krijoj ate!
Njeriu!!

Kjo është e bukura me Niçen dhe shumë të tjerë si Niçja, se thonë të vërteta që kundërshtojnë njëra tjetrën 😁

1. Zoti ka vdekur (njeriu gjallë)
2. Zoti do vdesë (pasi të zhduket qënia që e “krijoi “atë, njeriu)
 
Shiko le te jemi realist,dekadat e fundit,ose shekullin qe lame pas,vertete qe zoti ka filluar te jape shpirt,ashtu pak nga pak.
Por perse?!
Sepse njohurit e botes me racionale, apo ne formen qe mendon c`do kush,tashme shihet me e lire dhe respektohet mendimi.
Sa do mbanim gjalle nje gjalles,si zoti duke e kultivuar ate si te vetmen te vertet qiellore,qe erdhi ne toke per te na ndricuar nga nje diell,qe ne thelb eshte nje yll i madhe. :)
Etj etj! se keto jane labirintha shume te medhenje.
 
Perceptimi për Zotin është i ndryshëm ke secili nga ne. Ka njerëz që nuk e njohin fare apo nuk e pranojnë si koncept. Kinë, Indi, Alaskë, etj… madje ke edhe që bëjnë sikur besojnë 😁

Ndaj thonë: Besimi është dhuratë 🤗
 
Une jam totalisht nje shpirt i trazuar ne kete fushe!
Por kjo sme ndalon ta falenderoj apo te them: zot me ndihmo?!
Paradokse por pragmatikotita.
 
Next ….

Kam një sygjerim titulli - Atëherë kur Kronos dhe Rhea ishin të “vegjël” ….
Jo si në aspektin e një tregimi të vjetër arktipik. por më shumë si një Felix Culpa. Për një shtjellim teme, Kronos dhe Rhea (koha kur Titanët humbën luftën ndaj Zotave) me humbjen e luftës, mbase filluan mbarimin e përleshjeve ndërfamiljare. Le të jetë kjo pra udhërrëfyese për diskutim të mëtejshëm 😁
 
E di ca me ben peshtypje? Eshte fakti se historikisht Zoti/egzistenca ka qene thelbi i kerkimit te cdokujt. T'a kerkon shpirti te shkretin besim! Nejse :D

Nicja kete "Zoti ka vdekur" e ka patur ne kontekstin qe po bie figura e tij dhe njerezit po i largohen religjionit, sepse ai vete nuk ka pas besuar as qe egziston as qe nuk egziston. Dhe po te marresh parasysh periudhen kur ka shkruar ai ka qene pas shek.17, ne mes te periudhes se iluminizmin (16-18) ku fokus ju dha me shume llogjikesh dhe fakteve shkencore. Gjthss, qe pas Dekartit me teorine se: "Une Egzistoj Sepse Mendoj", me vone me revolucionin francez, me ardhjen e industrializmit, shfaqja e modernizmit edhe si rryme kulturore dhe artistike, largimi nga cdo gje tradicionale e sidomos me prekje fetare, zuri vend akoma me shume.
Kshu sa per diskutim titulli dmth, se une per besimin tim ndihem e qete: Zoti eshte i gjalle e nuk vdes Kurre!
 
Njerëzit kanë frikë nga ajo që nuk kuptojnë 😁

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Ndaj thonë: Besimi është dhuratë 🤗
Me kujtove xhaxhain tim(Zoti e meshirofte se ka nderru jete) Ky besonte dhe kishte me shume se te gjithe njohuri, por nuk praktikonte asgje. Djali tij ishte teolog dhe tere diten u fliste njeerzve per zotin kur i thone. Ama i jati nuk e degjonte sigurisht, se nuk eshte me te thenme kjo pune.
Dhe kur binte fjala rreth fese me te ja bente: "Zoti ka 99 emra: fales, meshirues, meshirberes, etj etj. Si ka thene Zoti? 1 Perqind te meshires e kam zbrit poshte, 99% e kam siper. Nuk do me falka ai mua? Kot nuk i ka 99 emra ai. " lool
Keshtu vite te tera, dmth deri sa shkoi 60 vjec ne mos gaboj. Kur nje dite nis e falet. Merr n'tel te birin (se jetonte jashte ky) dhe i thote: Kam fillu te falem. Asnje nuk e besonte. lool
Shkurtimisht ai nderroi jete duke u fal edhe shtrire madje, sepse ka qene semure muajin e fundit. E cuditshme jeta! Ai vertet gjate jetes nuk kryente asnje obligim fetar por mendimin e mire per Zotin nuk e kishte humbur asnjehere. Ndoshta ai besimi se Zoti eshte fales i madh, mund te kete qene nje "sebeb" qe Zoti ta udhezonte.

Nga ana tjeter nuk duhet te harrojme dhe kete se: "Allahu thotë: "Unë jam ashtu siç më mendon robi Im dhe jam me të, nëse ai më kujton. Nëse ai më kujton Mua në vetvete, Unë do ta kujtoj atë në Veten Time. Nëse ai më kujton mes një grupi (njerëzish), Unë do ta kujtoj atë mes një grupi më të mirë se ata. Nëse ai më afrohet një pëllëmbë, Unë do t'i afrohem atij një krah; nëse ai më afrohet një krah, Unë do t'i afrohem atij dy pashë dhe, nëse ai vjen drejt Meje duke ecur, Unë do të shkoj drejt tij duke vrapuar!"

Fundja, njeriu perpiqet, pastaj e ka ne dore tjeter kush fundin! :)

U zgjata ca por nuk komentoj me rreth kesaj pike! 😁
 
Next ….

Kam një sygjerim titulli - Atëherë kur Kronos dhe Rhea ishin të “vegjël” ….
Jo si në aspektin e një tregimi të vjetër arktipik. por më shumë si një Felix Culpa. Për një shtjellim teme, Kronos dhe Rhea (koha kur Titanët humbën luftën ndaj Zotave) me humbjen e luftës, mbase filluan mbarimin e përleshjeve ndërfamiljare. Le të jetë kjo pra udhërrëfyese për diskutim të mëtejshëm 😁

Kur ishin të vegjël 🤣 stonon me personazhet 😁

Kur lexoj apo shikoj video për mitolëgjinë greke, zotat e egjiptit, mesopotamisë, alienët, etj…, etj… në mënyrë të përdëritur lind pyetja:

Po këtë kush e krijoi?! Po këtë kush e krijoi?!
 
Se ma prishe temën heuuuu 🙄😂
Fokuso pra te Felix-Culpa 🤪
 
- "Zoti ka vdekur" - Kjo është fraza që ka bërë librin më të shitur të Niçe.

:))
Drejte!
Por le t`ia nisim me mesazh `qiellor` Nices,qe zoti do vedes pasi te zhduket qenia qe krijoj ate!
Njeriu!!
Brava 👏🥰
 
Nje liber qe po me vjen momentalisht ne mendje (pas Kur qau Nicka dhe Vargjeve Satanike) dge doja t'a sillja ne teme eshte "Rrefimi" nga Tolstoi.

Nje rrefim qe te ngerthen, nga ato dilemat dhe krizat ekzistenciale te nje njeriu i cili niset ne kerkimin e se Vertetes, drejt kuptimit te jetes.
Nje njeri i cili mundohet te zbuloje besimin e vertete, kuptimin, Pse-te, Zotin. Paa dilemave te shumta dhr jo pergjigjeve qe nuk ja jepte dot shkenca, pranon se po, ka 1 force te mbinatyrshme, 1 Zot. Por, jo sic predikohej ne kisha. Per te predikimet ishin te mbushura me hipokrizi, Doli kundra kishes, predikimeve, padrejtesive te saj.
Nje i krishtere i cili besonte se shembulli qe duhej ndjekur ishte Jezusi dhe se nje shoqeri mund te quhej e arrire vetem nepermjet posedimit te moralit te mire.

Po sjell 1 faqe nga libri (meqe me doli diku ne internet) si ngacmim ndoshta per t'u lexuar per ke ka interes. Librin e kam ne zyre momentalisht e si bej dot foto vete. 😁 Por kjo foto shpjegon shumeçka pse ai kaloi neper kete udhetim jetesor reflektiv.
Screenshot_20221028-123144_Instagram.jpg
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top