Lumturia....

Arfenilla

Themelues i Forumit
Themelues



lumturia3.jpg

Të duash atë që ke, në vënd që të duash atë që dëshiron ta kesh, është pikërisht kjo lumturi të cilën dëshiron ta posedon çdonjëri, pa futur imagjinatën brenda saj. Lumturia është njohuri e brëndshme që na shoqëron gjatë gjithë jetës, shpesh herë është edhe imagjinatë, diçka që ëndërrojmë ta kemi.

A mund ta blejnë paratë lumturinë? Duket e natyrshme të supozohet se njerëzit e pasurë do të jenë më të lumtur se të tjerët, por paratë janë vetëm një pjesë e pasurisë psikologjike, kështu që piktura është e komplikuar.

Njerëzit e varfër e kanë më të vështirë ta posedojn lumturinë ne veten dhe rrethin ku jetojn, përshkak vështirësive ekonomike që hasin njëkohsisht, por kjo nuk do të thotë se të pasurit janë të lumtur.

Nëse ke roba për të veshur, ushqim për të ngrënë, kulm mbi kokë, atëher të kesh në dispozicion të ardhura të shtuara, ka vetëm një ndikim të vogël në përshtypjen tënde të mirëqenies, ka rrezik real që të arriturat e rritura mund të të bëjnë vërtet të mirë nëse dëshira jote për të shpenzuar rritet me to, çelësi është të gjesh balancin.

Një ditë pasi që ke blerë diçka, zakonisht ajo vlen më pak se sa ke paguar për të, përjetimet në anën tjetër çmohen, kujtimet për gjërat që ke bërë, pushimet në të cilat ke shkuar i ke më përzemër me kalimin e kohës, se ke prirje t'i kujtosh gjërat pozitive dhe t'i harrosh ato negative.

Lumturia është të harmonizosh në mes asaj që mendon, asaj që flet, dhe asaj që bën, ashtu thoshte Gandi. N
ëse flasim për harmonizimin e lumturisë tek politikanët, ata gjithmonë mendojn ndryshe, flasin ndryshe, dhe bëjn ndryshe.

Lumturia është një gjëndje por edhe moment emocional pozitiv që zgjat shumë, dhe që mban pesh aktivitetin e njeriut kur ai ka arritur të realizoj një ide apo një mendim, ka arritur të plotësoj një kërkes të tijën, për këtë ai fillon të ndjehet i lumtur dhe këtë e reflekton pastaj në sjelljet e tij, në qëndrimet e tij dhe pastaj kjo sjellje apo këto qëndrime arrin të influencojnë edhe të tjerët.

Ndërsa sa i përket miksimit të lumturisë individuale dhe kolektive, është një vështirësi që apsolutisht nuk arrihet leht të bëhet harmonizimj dhe bashkimi e të dyjave, duke pasur parasyshë mënyrën në kontestin e shprehjeve të tyre, mirëpo nëse arrihet bashkimi i tyre, atëher fillon të manifestohet dhe harmonizihet si gjëndje lumturie por jo si moment lumturie, kurse kënaqësia dhe gëzimi mbeten brënda kuadratit të hapur nga ato.

Lumturia e ka folen e saj në atë dimension shpirtëror të njeriut, përtej psiqikës dhe përtej emocionales, dhe të gjithë këto të bashkuara e bëjnë njeriun të lumtur. Lumturia përgjithësisht është një ëndërr që të gjithë njerëzit mundohen ta realizojnë në jetën e tyre, por në gjetjen e saj kanë rezultat vetëm një pakicë e vogël.

Njerëzit ndjekin rrugë të ndryshme në realizimin e lumturisë
, si për shëmbull, disa mendojnë se lumturia është në pasuri dhe në grumbuimin e saj, disa të tjerë në zgjerimin e familjes, disa të tjerë në përkujdesjen e turupit të tij/saj, disa të tjerë mendojnë se lumturia është qëndrimi në pozita të larta me përgjegjësi, kurse disa të tjerë mendojnë që lumturia e vërtet është arritja e famës, pra gjithë këto mendime për lumturinë, janë vetëm momente lumturie por jo gjëndje lumturie.

Lumturia e vërtet aspolutisht është ndryshe nga lumturitë e lartëpërmendura, dhe ajo si e tillë përjetohet shpirtërisht, duke u pajisur me edukat dhe moral, duke u pajisur me dituri që zgjatja e saj përgjithmonë do të jeton. Për shoqërinë tonë, lumturia e vërtet është duke u pajisur me adhurim ndaj Zotit dhe përkushtim maksimal që do të zgjatë tërë jetën, pra lumturia e vërtetë është ajo shpirtërore dhe jo ajo materiale, sepse ajo shpirtërore do të jetonë aq sa jeton ti, kurse ajo materiale humbet duke mos pasur dijenin se pse.

Njeriu për të qenë i lumturë duhet ti japë kuptim jetës duke bërë gjëra pozitive të cilat janë në dobi të tij, por edhe që i japin lumturi atij, pastaj ka disa sendimente të cilat janë të domosdoshme për tu ndjerë mirë dhe për të qenë i lumturë, si për shëmbull, mirënjohja e cila është një ndjenjë njerëzore e cila na bashkon, pastaj altruizmi, jo për të qenë altruist vet, por që ta ndajë lumturinë bashkë me të tjerët, dhe jo ta kapitalizosh lumturinë, duke e përsëritur shpesh ajo fillon ta humbas rëndësinë që ka dhe pastaj fillon të merresh me gjëra të pavlera, dhe kapitalizimi ose paraja mund të të bëj të lumturë pafundësishtë, deri atëher kur të bëhesh rrob i saj..
Behar Osmani
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Lumturia e jetës tënde varet nga cilësia e mendimeve të tua.

Mark Aureli
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Ka dit qe me ben te lumtur dhe thjesht te shof jasht dritares

Ka dit pastaj qe e gjej vetem te vazo e Nutelles.
Te njohesh dhe te duash natyren. :))
Tema;
grimcezimi i gjerave te vogela.
Por nuk rri dot pa shpreh,qe lumturia ime e cdo minuti,momenti,dite dhe frymarrje eshte Im Bir. :))
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Lumturine 100% e humba me vdekjen e Babait tim .
tani jeta do vazhdoje po kurre me si me pare .

Gjerat patjeter se s'do t'jene kurre si me pare, sepse eshte ligj i kesaj bote, cdo thyerje qe behet, lendohet shpirti por, mos harro se pas cdo hidherimi vjen gezimi. Ne themi: Cdo rruge perpjete, e ka nje teposhteze (rruge teposhte, si tshprehem!?).

^_^
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Te njohesh dhe te duash natyren. :))
Tema;
grimcezimi i gjerave te vogla.
Por nuk rri dot pa shpreh,qe lumturia ime e cdo minuti,momenti,dite dhe frymarrje eshte Im Bir. :))
:))
 

Desa

Felix - Culpa
Mjafton ta mendosh se ka me miliona njerëz që ëndërrojnë atë që ke dhe je.
 

princesha

Warrior Princess
V.I.P
Lumturia, eshte nje term me kendveshtrime te ndryshme. Mjafton te kenaqesh me ate qe ke, nese gjen paqen shpirterore, materialja behet me pak e rendesishme, dhe nuk ndikon ne lumturin tende. Une jam e lumtur qe jam nene e 4 femijeve te shendetshem, grua e nje burri qe me respekton, trajton dhe dashuron me baticat dhe zbaticat e nje martese. Dhe qe cdo ceshtje qe me shqetson i mbeshtetem Zotit me bindje te plot se Ai eshte qe lehteson.
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Happiness is within us!
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Është thjesht flutur lumturia

Është thjesh një flutur lumturia, e po ta ndjekësh nuk e kap
Shkon përmbi lulen më të bukur herët nxituar, herë me vrap
Edhe ndriçon nën rreze dielli mbushur me ngjyra për çudi
Me pakëz mall e psherëtimë, me pakëz etj'e dashuri.

Është thjesht një flutur lumturia me krahë të brishtë nëpër erë
E nuk shikon për bukurinë, se bukuria është e mjerë
Sepse dhe lulet mbeten lule edhe kur mbijnë vetvetiu
Cazë me vesë, ca me shpresë, ca që flenë në gjurmë shiu.

Është thjesht një flutur lumturia e shpërndan paqe mbi tokë
Të ulet thjesht përmbi supe, të fle në gushë edhe mbi flokë
Edhe të gjen atje ku je aq mrekullueshëm të vjen vetë
E nëpër buzë e mbi lëkurë të ulet paqët edhe qetë.

Fatmir R Gjata
 
Top