Luiza Gega fiton medaljen e artë në Europianin e Atletikës dhe vendos rekord kontinental

Luiza Gega ka fituar medaljen e artë në Europianin e Atletikës që po mbahet në Munich.



Atletja kuqezi triumfoi në garën e 3000 metrave me pengesa, duke kaluar e para vijën e finishit me kohën 9:11.31.

Me këtë kohë, Gega vendosi rekordi të ri në Kampionatin Europian, duke thyer me 6 sekonda atë të vendosur në vitin 2010 nga rusja Zaripova.

Gega, e cila ishte renditur e pesta në botë në këtë disiplinë një muaj më parë në botëror, konsiderohej favorite për medalje në finalen e sotme. Në botëror, ajo ishte atletja më e mirë nga Europa, ndaj shanset për një medalje të artë ishin të mëdha. (A.Gj) (standart)
Screenshot_20220821-084809_Instagram.jpg
 
Top