Londër, Bezhani: Dështimi, fajin e kanë trajnerët

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pas Majlinda Kelmendit edhe peshëngritsja Romela Begaj nuk ia doli. Në stilin e shkëputjes Begaj ngriti 101 kg, ndërsa në stilin e shtytjes 115 kg duke u renditur kështu në vendin e 11-të.

Shefi i delegacionit, Viron Bezhani në një intervistë për Top Channel thotë se ana psikologjike, por edhe trajnerët kanë qenë arsyet e dështimeve të Begajt dhe Kelmendit në Londër.
610x.jpg

“Të dy sportistet janë për t’u pasur zili për dispilinën regjimin dhe seriozitetin që patën në këtë turne, kanë bërë cdo gjë për të arritur rezultatin maksimal të tyre. Tashmë po kuptojmë që për të arritur rezultatet apo ëndërrat që ato kanë, nuk mjafton vetëm stërvitja. Janë pesë

faktorë që janë të domosdoshëm për arritur rezultatet. Ajo (Kelmendi) mendonte se e kishte të lehtë, ajo ishte përgatitur nga ana psikologjike se po mundte një kundërshtar të lehtë. Dhe atëherë kur nuk e respekton kundërshtarin, kur nuk e vlerëson atëherë do ta pësosh më kollaj. Nëse nuk është trajneri në lartësinë e duhur nuk mund të pretendosh tek sportisti. Që në momentin që i takova pashë që i kishin rritur më tepër se c’duhet. I thashë: Ti nuk ke punë me kundërshtarët, ngri peshën tënde, arrij objektivin tënd dhe atëherë jemi në rregull bashkë. Pra në qoftë se ne do dimë ta përgatisim sportisten për një nivel të lartë, atëherë ne mund të marrim atë që kërkojmë prej saj, në qoftë se nuk dimë, atëherë nuk është faji i sportistes është faji ynë”, tha Viron Bezhani, shef i delegacionit olimpik shqiptar. /tch

Romela-Begaj-me-flamur.jpg
 
Titulli: Londër, Bezhani: Dështimi, fajin e kanë trajnerët

Londër 2012, edhe Begaj pa medalje

romela-begaj.jpg

Arkiv
Pas Majlinda Kelmendit ikën nga Londra pa medalje edhe pretendetja tjetër shqiptare Romela Begaj. Peshngritësja 25 vjecare u shfaq shumë larg formës së saj më të mirë duke zhgënjyer në olimpiadën britanike ku zuri vetëm vendin e 11-të në peshën 58 kilogram.

Në provën e parë në stilin e shkëputjes Begaj ngriti lehtësisht 101 kg, duke treguar se do të jetë një pretendente e fortë. Por këtu ndryshoi gjithcka, Romela dështoi në provën e dytë me 105 kg madje edhe në të tretën me po të njejtën peshë.

Në stilin e shtytjes Romela ngriti në provën e parë 115 kg, por njësoj se në stilin e parë 25 vjecarja shqiptare dështoi në dy provat e tjera të stilit të

shtytjes me 121 kg. Peshëngritësja shqiptare u ndal në 216 kg në total, shumë larg vendin të parë prej 246 kg.

Medalja e artë në këtë kategori shkoi për kinezen Li që ngriti 108 kg duke vendosur rekord olimpik, ndërsa në shkëputje ngriti 138 kg. Në total 246 kg. Pëshëngritësja kineze dështoi në tentativën e saj për të thyer edhe rekordin botëror që është 251 kg në dygarësh.

Medalja e argjendtë shkoi për tajlandezen Pimsiri, ndërsa ajo e bronxtë për ukrainasen Yuliya Kalina.

Të martën do të garojnë 3 sportistë të tjerë shqiptarë, dy peshngritësit Daniel Godelli dhe Briken Calja në peshën 69 kg dhe notari Sidni Hoxha në 100 metra. /TCH
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top