Liverpool fc

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Dalglish: Xherrard po bën progres pas infeksionit në kavilje

Trajneri i “The Reds” shprehet optimist për gjendjen e kapitenit, i cili pritet të mos aktivizohet me Liverpulin, ndaj Svansesë, këtë fundjavë

Trajneri i Liverpulit, Keni Dalglish, është optimist për progresin e bërë nga kapiteni Stiven Xherrard pas infeksionit në kavilje, ndonëse ai nuk do të luajë kundër Svanseas nesër në Premier Ligë. Mbrojtësi Xhemi Karrager do të bëjë një test fitnesi para ndeshjes për të parë nëse mund të luajë.

“Mjekët kanë gjetur infeksionin dhe të duket si puna e gripit; e di që e ke marrë, por se nga ku jo”, ka thënë Dalglish për gazetarët në lidhje me gjendjen e Xherrard. “Ai është duke u trajtuar dhe po reagon mirë, kështu që jemi optimistë për të.

Do të kontrollojmë edhe situatën e Karragerit para ndeshjes, për të parë nëse mund të jetë në fushë. Jam i sigurt se ata nuk janë larg kthimit në fushë.” Ikona e tifozërisë së Liverpulit ka thënë fjalë të mira edhe për dyshen e sulmit Luis Suarez dhe Endi Keroll, të cilët luajtën mirë kundër Uest Bromit.

“Për ne është e rëndësishme partneriteti dhe miqësia e lojtarëve në skuadër. Endi dhe Luis janë një dyshe që bashkëpunojnë shumë mirë dhe sa më shumë që stërviten dhe luajnë se bashku, aq më shumë mirëkuptim do të kenë.” Liverpuli është në vend të gjashtë në Premier Ligë, 10 pikë pas Sitit.

FA-ja erdhi të hetonte Suarezin Dalglish ka shtuar se përfaqësues të FA-së kanë vizituar klubin e Liverpulit për çështjen e abuzimit racist të Suarez ndaj Patris Evra. “FA-ja ka folur me ne në lidhje me filozofinë e klubit dhe dëshirën tonë, e cila nuk ka ndryshuar. Duam ta zgjidhim sa më shpejt dhe që autori të ndëshkohet, nuk kam çfarë të shtoj më shumë”, ka thënë Dalglish.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top