Ligji per Ndermjetesimin

ida angel

:)
V.I.P
Ligji per Ndermjetesimin LIGJ Nr.9090, date 26.6.2003 PER NDERMJETESIMIN NE ZGJIDHJEN E MOSMARRVESHJEVE. Ne mbeshtetje te neneve 78 pika 1 dhe 83 pika 1, me propozimin e Keshillit te Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKES SE SHQIPERISE VENDOSI

Neni 1

1. Ndermjetesimi eshte veprimtari jashtegjyqsore, ne te cilen palet kerkojne ndermjetesimin e nje personi te trete ose te nje grupi personash, per te arritur nje zgjidhje te pranueshme te mosmarrveshjes dhe qe nuk bie ne kundershtim me ligjin.

2. Ndermjetesuesi ose grupi i ndermjetesve nuk ka te drejte te urdheroje ose te detyroje palet te pranojne zgjidhjen e mosmarrveshjes.

Neni 2

1. Ndermjetesimi sipas ketij ligji, zbatohet per zgjidhjen e te gjitha mosmarrveshjeve ne fushen e se drejtes civile, tregtare, familjare dhe penale, qe shqyrtohen nga gjykata, me kerkesen e te demtuarit akuzues ose ankimit te te denuarit, sipas neneve 59 dhe 284 te Kodit te Procedures Penale.

2. Ndermjetesimi, sipas ketij ligji, zbatohet ne rastet kur kerkohet dhe pranohet nga palet, perpara ose pasi te kete lindur mosmarrveshja, kur eshte i detyrueshem sipas ligjit, si dhe kur kerkohet ose çmohet nga gjykata, arbitrazhi ose organi perkates shteteror sipas ligjit.

3. Mosmarrveshjet per te cilat eshte e detyrueshme zgjidhja ne rruge gjyqsore, nuk mund te zgjidhen me ndermjetesim.

4. Per çeshtjet qe lidhen me procedura, qe nuk rregullohen nga ky ligj, ne veprimtarine e ndermjetesimit, per aq sa eshte e mundur, zbatohen dispozitat ligjore qe rregullojne procedurat e tjera, duke marre parasysh natyren ligjore te çeshtjes.

Neni 3

Veprimtaria e ndermjetesimit, sipas ketij ligji, mund te ushtrohet nga çdo person qe permbush keto kushte : a. ka mbushur moshen 22 vjec; b. ka arsim te larte; c. nuk eshte denuar per vepra penale me dashje; d. ka figure morale dhe publike te pershtatshme per veprimtarine e ndermjetesimit.

Neni 4
1. Ndermjetesuesi e ushtron veprimtarine si person fizik ose juridik nepermjet zyres ose qendres se tij.

2. Ndermjetesuesit, qe e ushtrojne kete veprimtari si profesion, perpara fillimit te veprimtarise jane te detyruar te rregjistrohen ne gjykate si persona fizike a juridike, te depozitojne te dhenat e tyre ne rregjistrin e ndermjetesuesve prane Ministrise se Drejtesise, si dhe ne organet tatimore, ne perputhje me dispozitat ligjore ne fuqi.

3. Ndermjetesuesit, kur ushtrojne veprimtarine e ndermjetesimit si profesion, organizohen kolektivisht per vendosjen dhe respektimin e rregullave profesionale dhe etike, te detyrueshme per tu zbatuar gjate ushtrimit te kesaj veprimtarie.

4. Ndermjetesuesit, qe e ushtrojne kete veprimtari si profesion, kane te drejte te kerkojne dhe te shperblehen per punen, si dhe per shpenzimet e kryera ne proceduren e ndermjetesimit, sipas marrveshjes per ndermjetesim, te nenshkruar me palet.

Neni 5

1. Procedura per ndermjetesim, perveçse kur palet bien dakort ndryshe, fillon ne daten kur palet jane marre vesh per te ndjekur procedurat e ndermjetesimit, sipas ketij ligji.

2. Nese nje pale ne mosmarrveshje i kerkon nje pale tjeter ndjekjen e procedurave te ndermjetesimit, sipas ketij ligji, dhe kjo e fundit nuk i pergjigjet kesaj kerekese brenda 30 diteve nga data ne te cilen eshte derguar ftesa ose brenda afatit kohor te percaktuar ne ftese, pala kerkuese mund ta vleresoje kete si mospranim te fteses per te ndermjetesuar.

Neni 6

Ne ndermjetesimin per zgjidhjen e mosmarrveshjes caktohet nje ndermjetesues, perveç rastit kur palet nuk vendosin me marrveshje per nje grup ndermjetesuesish.

Neni 7

1. Ne proceduren e ndermjetesimit me nje ndermjetesues, palet merren vesh per caktimin e ndermjetesuesit te vetem.

2. Ne proceduren e ndermjetesimit me dy ndermjetes, secila pale cakton nje ndermjetesues.

3. Ne proceduren e ndermjetesimit me tre ose me shume ndermjetesues, secila pale cakton nje ndermjetesues dhe se bashku merren vesh per caktimin e ndermjetesuesve te tjere.

4. Palet, per caktimin e ndermjetesuesit, mund te kerkojne keshillimin ose mbeshtetjen e nje personi fizik ose juridik, te njohur per veprimtari ne fushen e ndermjetesimeve dhe ne veçanti per keto çeshtje: a. per ti rekomanduar emrat e personave te pershtatshem si ndermjetesues; b. per ti caktuar nje ose me shume persona te pershtatshem si ndermjetesues.

5. Ne rekomandimin ose caktimin e ndermjetesve, institucioni ose personi i ngarkuar duhet ti permbahet detyrimit per te siguruar nje ndermjetesues te pavarur dhe te paanshem .

6. Kur nje personi i ofrohet mundesia per tu zgjedhur si ndermjetesues, ai duhet te deklaroje çdo rrethane qe mund te demtoje ose shkaktoje dyshime per paanshmerine dhe pavaresine e tij. Ndermjetesuesi duke filluar nga koha e caktimit ne kete detyre dhe gjate kohes se procedures se ndermjetesimit, duhet tu deklaroje pa vonese paleve çdo rrethane qe mund te perbeje cenim ose dyshim ne paanshmerine dhe pavaresine e tij.

Neni 8

1.Palet, ne perputhje me kete ligj, jane te lira te vendosin rregullat dhe menyren e zhvillimit te ndermjetesimit.

2. Ne mungese te nje marrveshjeje per menyren e zhvillimit te ndermjetesimit, ndermjetesuesi ose grupi i ndermjetesuesve mund te zhvillojne ndermjetesimin ne menyren me te pershtatshme per palet, mbeshtetur ne rrethanat e çeshtjes, ne çdo kerkese qe mund te paraqesin palet dhe ne çdo nevoje per nje zgjidhje te shpejte te mosmarrveshjes.

3. Ne çdo rast, ne zbatimin e procedurave te ndermjetesimit, ndermjetesuesi ose grupi i ndermjetesuesve duhet te kujdesen per te siguruar trajtimin e njejte te paleve, duke marre parasysh te gjitha rrethanat e çeshtjes.

4. Nese nuk vendoset ndryshe nga palet, ndermjetesuesi ka te drejte qe ne çdo faze te zbatimit te procedurave te ndermjetesimit, te propozoje nje zgjidhje te pranueshme te mosmarrveshjes.

Neni 9

Perveç rastit kur vendoset ndryshe nga palet, ndermjetesuesi, grupi i ndermjetesuesve ose nje anetar i ketij grupi mund te takoje ose te komunikoje me palet, se bashku ose veçmas me secilin prej tyre.

Neni 10

Ndermjetesuesi, grupi i ndermjetesuesve ose nje anetar i ketij grupi, pasi njihet me rrethanat dhe te dhenat e ofruara nga njera pale ne mosmarrveshje, mund ti parashtroje pales tjeter çeshtjet thelbesore qe rezultojne nga keto rrethana dhe te dhena.

Neni 11

1. Perveç rastit kur palet kane rene dakort ndryshe, teresia e te dhenave dhe e rrethanave per procedurat e ndermjetesimit duhet te mbeten konfidenciale.

2. Pika 1 e ketij neni nuk zbatohet nese njohja me te dhenat dhe rrethanat e ndermjetesimit kerkohen nga ligji ose per qellimet e zbatimit a te ekzekutimit te marrveshjes se arritur ne perfundim te procedures se ndermjetesimit.

Neni 12

1. Perveç rastit kur palet kane rene dakort ndryshe, nje pale qe merr pjese ne proceduren e ndermjetesimit ose nje person i trete, duke perfshire edhe ndermjetesuesin, nuk mund te kerkojne ose te perdorin ne nje process gjyqsor, arbitrazhi ose ne ndonje procedure tjeter te ngjashme, prova ose deshmi, pavaresisht nga forma e tyre, ne rastet e meposhtme: a. ftesen e nje pale per te marre pjese ne nje procedure ndermjetesimi ose veprimin me te cilin njera nga palet ka shprehur vullnetin per te marre pjese ne proceduren e ndermjetesimit; b. mendimet e shprehura ose sugjerimet e bera nga njera pale gjate ndermjetesimit ose nga ndermjetesuesi per zgjidhjen e mundshme te mosmarrveshjes; c. deklaratat ose pohimet e bera nga njera pale gjate zhvillimit te procedures se ndermjetesimit ç. propozimet e bera nga ndermjetesuesi; d. faktin qe njera nga palet ne proceduren e ndermjetesimit ka shprehur vullnetin per te pranuar propozimin e bere nga ndermjetesuesi per zgjidhjen e mosmarrveshjes; dh. nje dokument te pregatitur vetem per qellim te procedures se ndermjetesimit.

2. Perveç rastit kur parashikohet nga ligji, ne masen dhe menyren e caktuar prej tij, si dhe per qellime te zbatimit ose ekzekutimit te nje marrveshje per ndermjetesim ose te arritur ne perfundim te kesaj procedure, gjykata, arbitrazhi ose autoritet e tjera pergjegjese nuk kane te drejte te urdherojne ose te pranojne si prove te dhenat dhe rrethanat e paraqitura ne piken 1 te ketij neni. Keto te dhena, nese jane parashtruar ose pranuar prej tyre, jane te pavlefshme.

3. Rregullat e parashikuara ne pikat 1 e 2 te ketij neni zbatohen nga gjykata, arbitrazhi dhe ne procedura te tjera te ngjashme, pavaresisht nese keto organe e shqyrtojne nje mosmarrveshje qe ka qene ose eshte ne proceduren e ndermjetesimit.

4. Me perjashtim te rasteve te parashikuara ne piken 1 te ketij neni, provat qe jane te pranueshme ne nje procedure gjyqsore ose arbitrazhi jane te vlefshme edhe pse jane perdorur ne nje procedure ndermjetesimi.

Neni 13

Procedura e ndermjetesimit perfundon diten e nenshkrimit: a. te marrveshjes per zgjidhjen e mosmarrveshjes; b. te deklarates me shkrim te ndermjetesuesit ose te grupit te ndermjetesuesve, pas keshillimit me palet qe ndermjetesohen, sepse perpjekjet per ndermjetesim te metejshem nuk jane te justifikuara; c. te deklarates me shkrim te paleve ndermjetesuese, me ane te seciles i drejtohen ndermjetesuesit ose grupit te ndermjetesuesve, ku i njoftojne se procedura e ndermjetesimit ka perfunduar; d. te deklarates me shkrim te njeres pale, drejtuar pales tjeter, ndermjetesuesit ose grupit te ndermjetesuesve, ku njoftohen se procedura e ndermjetesimit ka perfunduar.

Neni 14

Nese palet bien dakort per zgjidhjen e pranueshme te mosmarrveshjes ndermjet tyre dhe se bashku me ndermjetesuesit ose grupin e ndermjetesuesve, nenshkruajne marrveshjen perkatese, ne kuptim dhe zbatim te kushteve, rasteve dhe procedurave te parashikuara ne kete ligj, kjo marrveshje eshte e detyrueshme dhe e ekzekutueshme ne te njejten shkalle me vendimet e arbitrazhit.

Neni 15

Perveç rastit kur palet kane rene dakort ndryshe, ndermjetesuesi nuk duhet te veproje si arbiter per zgjidhjen e nje mosmarrveshje qe ka qene ose eshte subjekt i procedurave te ndermjetesimit ose per zgjidhjen e nje mosmarrveshjeje tjeter, qe rrjedh nga e njejta marredhenie, e cila i eshte nenshtruar procedures se ndermjetesimit.

Neni 16
1. Gjykata ose arbitrazhi nuk fillon ose pezullon vazhdimin e procedurave perkatese, ne rast se palet ne nje mosmarrveshje, subjekt gjykimi, kane rene dakort paraprakisht qe te perdorin ndermjetesimin per zgjidhjen e nje mosmarrveshjeje dhe shprehimisht kane marre persiper qe brenda nje afati te caktuar ose deri ne vertetimin e nje rrethane te caktuar, te mos kerkojne zgjidhjen e mosmarrveshjes nga gjykata ose arbitrazhi.

2. Pavaresisht nga parashikimet e pikes 1 te ketij neni, njera nga palet mund te kerkoje fillimin ose vazhdimin e gjykimit te çeshtjes ne gjykate ose ne arbitrazh, kur çmon se ne kete menyre mbron te drejtat e veta. Fillimi i zbatimit te ketyre procedurave nuk shfuqizon marrveshjen per ndermjetesim ose mundesine e zgjidhjes me ndermjetesim te mosmarrveshjes perkatese.

Neni 17
1. Ndermjetesuesi, brenda 45 diteve nga data qe i eshte derguar çeshtja nga gjykata ose prokuroria, i njofton ato per zgjidhjen ose jo te mosmarrveshjes, duke derguar edhe aktet perkatese.

2. Ne rastin kur eshte zgjidhur çeshtja me ane te ndermjetesimit, organet gjyqsore e te prokurorise vendosin pushimin e çeshtjes penale a civile ose refuzimin e fillimit te procedimit penal, si dhe bejne shenimet ne regjistrat perkates, perveç rasteve kur arrihet ne perfundimin se verehet pavlefshmeri.

3. Zgjidhja e mosmarrveshjeve me ndermjetesim, ku parashikohen detyrime ne te holla, dorezim sendesh ose kryerja e sherbimeve te vleresueshme e te dokumentuara me shkrim, mund te kundershtohet brenda 10 diteve nga palet, pjesmarresit e tjere ne proces, personat e interesuar ose organi perkates. Ne te kundert aktmarrveshja perben titull ekzekutiv ne mbeshtetje te nenit 510 te Kodit te Procedures Civile dhe ngarkohet Zyra e Permbarimit per ekzekutimin e tij.

4. Kur behet kundershtim, gjykata ose prokuroria marrin parasysh menyren e zgjidhjes me ndermjetesim, por, gjithashtu, nuk ka pengese ligjore per zgjidhje tjeter, ne perputhje me ligjin.

Neni 18

Gjykata ose prokuroria mund ta vleresoje marrveshjen e arritur me ndermjetesim te pavlefshme, kur arrin ne perfundimin se nuk pasqyrohet vullneti i paleve ne konflikt, kur jane cenuar rende te drejtat dhe interesat e tyre ose kur zhdemtimi eshte haptazi ne disproporcion me demin e shkaktuar.

Neni 19

1. Zgjidhja e mosmarrveshjes me ndermjetesim, ne kuptim te ketij ligji, eshte e pavlefshme ne rastet kur: a. realizohet nga persona, qe nuk jane ndermjetesues ose nuk duhet te jene te tille sipas ketij ligji; b. mosmarreveshja, sipas ligjit, duhet zgjidhur vetem ne rruge gjyqsore; c. permban detyrime te vleresueshme ne te holla dhe nuk formulohet me shkrim; d. permban detyrime per subjekte, qe nuk kane marre pjese ne ndermjetesim e. ka simulim dhe, per konfliktin real, ka shkaqe pavlefshmerie.

2. Pavlefshmeria e marrveshjes se ndermjetesimit, sipas ketij ligji, nuk i pengon palet ne konflikt te realizojne marrveshjen e arritur, duke ushtruar te drejtat, qe gezojne me ligje te tjera.

Neni 20

Ligji nr. 8465, date 11.03.1999 "Per Ndermjetesimin per Zgjidhjen me Pajtim te Mosmarrveshjeve", shfuqizohet.

Neni 21

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekret nr. 3896, date 17.07.2003 te Presidentit te Republikes se Shqiperise, Alfred Moisiu.


klinikaligjore.com
 
ا’eshte ndermjetesimi familjar?


Ndermjetesimi familjar është një mënyrë për të zgjidhur konfliktet familjare, perfshi ndarjen ose divorcin pa shkuar ne gjykate. Në ndërmjetësim ciftet ndihmohen të shoihin alternativat e zgjidhjes për mosmarëveshjet mes tyre. ndërmjetësimi familjar tashmë po përdoret për të zgjdhur dhe tiopet e tjera të problemeve familjare si: mosmarëveshjet mes fëmijës dhe oprindit, mosmarrëveshjet poër kujkdesin për të moshuarit apo të afërmit e sëmurë, kontaktet mes gjyshërve dhe nipërve dhe mungesa e strehimit e shkaktuar nga konfliktet familjare.
Dy palët shpjegojnë shqetësimet dhe nevojat njëri jtetrit në prani të një mediatori familjar të kualifikuar. Ndërmjetësi është i paanshëm dhe nuk mban anën e askujt. Ata ndihmojnë dy palët, ndryshe nga një avokat që punon vetëm për njërën palë në cdo rast,. Ndonjëherë ndërmjetësi sugjeron një mënyrë për të zgjidhjen e nje konflikti, për ti ndihmuar palet të arrijnë një marrëveshje të pranueshme për të dy, por kurrë nuk i thotë palëve se cfarë duihet të bëjnë nga fillimi deri në fund.


اfarë lloj cështjesh mund të ndërmjetësohen


Shumica e cështjeve jo kriminale mund të ndërmjetësohen. Shumë konflikte jo kriminale mund të ndërmjetësohen përfshi ato të kontratave, pronësisë së bizneseve të vogla, papunësisë dhe diviorci. Psh një cift që divorcohe mund të kërkojë ndërmjetësim për një marëveshje reciproke për kujdestarinë e fëmijës, apo partnered në një biznes mund të zgjedhin ndërmjetësimin për të gjetur një marrëvehsje për të ndarë biznesin e tyre. cështjet jo kriminale të dhunshme si deklarimet verbale apo ngacmimet seksuale, mund që të ndërmjetësohen gjithashtu me sukses. Pavarësisht se ekzistojnë qindra mijëra ligje në libra, shumë konflikte të zakonshme të jetës së përditshme nuk vlejnë që të shkojnë deri në gjykatë. Mosmarrëveshjet mes anëtarëve të familjes, mes të punësuarve, apo fqinjëve, ndërmjetësohen. Ndonjëherë ndërmjetësimi është i zgjidhja e vetme, pasi gjykata nuk mundet. Psh, një pronar shtëpie mund të gjykojë se sistemi ligjor nuk ofron asnjë mënyrë reale për të zgjidhur një problem me fqinjin, ku një dritë e fortë jashtë shtëpisë së tij bie mbi dritaren e dhomës së tij të gjumit. Fqinjët mund të ndërmjetësojnë një mosmarrëveshje.
 
Perse te ndermjetesosh?

Ekzistojnë një sërë arsyesh bindese si:

Rezultati i ndërmjetësimit është gjithnjë në kontrollin e palëve-me ndihmën e një ndërmjetësi ata vendosin për veten në një marrëveshje që ata e pëleqejne.

Palët në ndërmjtësëim shmangin pasigurinë dhe pakënaqësinë që shpesh përjetojnë në gjyq nga vendimi arbitrar, kur ata kanë patur pak zgjedhje në dorë, por që detyrohën të pranojnë vendimin e saj, gjë që shpesh i bën të pakënaqur

Ndërmjetësimi zgjidh shpejt cështjet, zakonisht edhe brenda një dite

Ndërmjetësimi është pak i kushtueshëm – shmangen muaj të tërë gjykimësh në gjyukatë, si dhe pagesat e mëdha për avokatë edhe ekspertë.

Ndërmjetësimi është tërësisht konfidencial për palët ndryshe nga publiciteti që jep procedura në gjyq

Procesi i ndërmjetësimit është pa asnjë paragjykim, kështu që në rast se nuk arrihet një zgjidhje me këtë shërbim, atëherë palët mund të shkojnë në gjykatë pa e vrarë mendjen se kanë nxjerrë gjëra që mund të përdoren në gjykatë.

Ndërmjetësimi është vullnetar, cdo palë mund të tërhiqet në cdo kohë

Asgjë nuk është detyruese mbi njërën palë deri sa të arrihet një marëveshje. Sapo të arrihet një marrëveshje dhe është nënshkruar, ajo bëhet një kontratë detyruese mes palëve

Ndërmjetësimi është i rregulluar në një mënyrë të përshtashme për palët, secila palë mund të takohet me vete me ndërmjetësin, por ka edhe një hapësirë për takime të përbashkëta. Ndërmjetësi dëgjon pikapëmjet e secuiles palë, flet privatisht me to por edhe duke i bashkuar ato duke i drejtuar drejt zgjidhjes.

Ndërmjetësimi mund të ndodhë në cdo kohë, nuk është i limituar në dite të zakonshme apo në orët e zakonshme të punës. Nëse palët preferojnë të negociojnë në fundjkavë apo ditë pushimi, atëherë kështu do të ndodhë

klinikaligjore.com
 
Jam totalisht dakort, duhet ti dalim problemeve vet zot, skemi nevoj per ndermjetesim.se te rrjepin nga leket
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top